Prishtinë, 17 shtator 2025
Sot janë programuar gjashtë ndeshje të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.
Emocionet e Ligës së Kampionëve u kthyen të martën mbrëma, ku tifozët e futbollit ishin dëshmitar të disa takimeve të zjarrta sikurse ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit që u mbyll 4-4 dhe Real Madrid-Marseille që përfundoi me një fitore të vështirë nga vendasit 2-1.
Njësoj pritet të jetë edhe mbrëmjen e sotme pasi për dallim nga mbrëmë, sonte pritet të ketë ndeshje edhe më të forta së paku në letër.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Bayern Munich dhe Chelseat, e cila pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë ndeshje e vetme interesante, pasi interesim të madh ka edhe për takimin Liverpool-Atletico Madrid, Paris Saint-Germain-Atalanta dhe Ajax-Inter, të cilat gjithashtu luhen në të njëjtin orar.
Nga ora 18:45 është paraparë të zhvillohet dy ndeshje, Olympiacos-Pafos dhe Slavia Praga-Bodo Glimt.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit