Prishtinë, 16 shtator 2025
Ylli i ri i Juventusit, Edon Zhegrova, mund të debutojë për Bianconerët sonte (e martë), pasi u përfshi në skuadër për ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.
Zonja e Vjetër është nikoqire e gjermanëve në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së Ligës së Kampionëve 2025/26, me takimin që pritet të zhvillohet në “Allianz Stadium” nga ora 21:00.
Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe ylli kosovar, Zhegrova, i cili ka qenë jashtë fushave që nga janari dhe fillimisht u njoftua se do të humbiste ndeshjen e mesjavës në garat evropiane.
Kjo pasi Zhegrova është thirrur nga trajneri Igor Tudor për këtë ndeshje, ashtu sikurse është ftuar edhe Francisco Conceicao, i cili gjithashtu mungoi në derbin kundër Interit për shkak të një dëmtimi.
Jonathan David, Dusan Vlahovic, Kenan Yildiz, Lois Openda dhe Vasilije Adzic janë sulmuesit e tjerë të shquar në skuadrën italiane të cilët janë në linjë t’u përballur me gjigantët gjermanë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit