Prishtinë, 16 shtator
“Pirati” Vedat Muriqi shkëlqeu në ndeshjen e Espanyolit, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme paraqitja e tij që Mallorca të marrë pikë në udhëtim.
Sulmuesi dardan arriti që të shënojë dy gola në ndeshjen e sontme, mirëpo ai me bashkëlojtarët e tij u mposhtën 3-2 nga Espanyoli.
Golin e parë të tij në ndeshje, Muriqi e shënoi në minutën e 45-të, nga pika e penalltisës, për ta bërë rezultatin 2-1.
Paraprakisht kishin shënuar Milla e Fernandez për Espanyolin.
Në minutën e 65-të të pjesës së dytë, Muriqi shënoi edhe një herë, kësaj here me kokë, për ta barazuar rezultatin në 2-2.
Mirëpo, gëzimin Muriqit e Mallorcas ia ndali Garcia, që shënoi nga penalltia në minutën e 83-të.
Kështu Mallorca mbetet pa asnjë pikë nga ky takim, teksa ka vetëm një pikë nga katër ndeshjet e para.
Ndërkohë, Espanyoli është i treti në tabelë momentalisht, duke grumbulluar 10 pikë nga katër xhirot e para, me vetëm Realin që ka pikë më shumë se klubi katalunas.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit