Prishtinë, 14 shtator 2025
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj fushatës zgjedhore të Listës Serbe. Sipas Cakollit, në fillim të fushatës është shfaqur një baner me emrin “Milan”, që sipas tij ka për qëllim të krijojë konfuzion mes kandidatit të Listës Serbe dhe Milan Radoiçiqit.
“Kjo qasje provokuese u pa qartë në hapjen e fushatës së tyre, ku u shfaq një baner me emrin e kryeterroristit Milan (Radoiçiq), i kamufluar në atë mënyrë që më pas të thuhet se ishte fjala për kandidatin e LS-së për kryetar komune – i cili mban të njëjtin emër”, ka shkruar Cakolli në rrjetet sociale.
Cakolli kërkon që kjo çështje të adresohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga institucionet dhe të detyrohet Lista Serbe që të distacohet publikisht nga emri i Radoiçiqit.
“Kjo çështje mund dhe duhet të adresohet në PZAP. Atje, Lista Serbe ose do të detyrohet të distancohet publikisht nga emri i Radoiçiqit, duke e lidhur qartë përdorimin e emrit ‘Milan’ me kandidatin e tyre, ose do të gjobitet rëndë. Ose edhe të dyja bashkë. Për ta fituar këtë rast – ligjërisht dhe politikisht – përfaqësuesit e partisë në pushtet, në vend që të akuzojnë shoqërinë civile për ‘mosreagim’, duhet të ndjekin procedurat ligjore të ankesës. Për këtë u kanë mbetur edhe rreth 24 orë të afatit ligjor”, ka shtuar Cakolli.
Për fushatën zgjedhore të Listës Serbe, ka reaguar edhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Sipas Zeqirit, Lista Serbe po manipulon me fëmijët, duke i bërë ata të shpërndajnë disa ora të prishura para objektit të komunës, të cilat sipas tij janë përdorur për të dërguar mesazhe politike kundër shqiptarëve në atë pjesë të vendit.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore
Mesi i muajit maj mund të sjell vendimin final për ish-krerët e UÇK-së