Prishtinë, 13 shtator
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur sot fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit me një tubim qendror në Prishtinë.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se nisja e garës zgjedhore shënon një kapitull të ri për LDK-në.
Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi se kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së gjatë mandatit të kaluar janë përballur me pengesa të shumta nga pushteti qendror, por pavarësisht kësaj, sipas tij, nuk janë ndalur në punën e tyre.
Duke folur për përballjen e LDK-së me sfida, ai shtoi: “Ata i kanë penguar, por këta nuk janë ndalur. Ata i kanë bllokuar, por këta ia kanë dalë”.
Kryetari i LDK-së nënvizoi gjithashtu se kjo parti nuk lidhet pas interesave të ngushta politike.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim