Romë, 31 Gusht 2025
Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është vetëm çështje orësh.
“Zonja e Vjetër” do të paguaj rreth 20/25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lillet.
Zhegrova ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Juven.
Juventusi deri më tani është përballur me një pengesë. “Zonjës së Vjetër” i duhej ta shiste Nico Gonzalezin dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.
Gonzalez do t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi për një vit.
Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.
26-vjeçari me Lillen ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte