Prishtinë, 31 Gusht 2025
Nipi i legjendës Luan Krasniqit, Ardiani, ka shënuar arritjen më të madhe në karrierë e tij të deritashme, duke u renditur i teti në botë në boksin botëror.
Falë fitoreve të vazhdueshme, Krasniqi po i afrohet gjithnjë e më afër ëndrrës, garës për titullin e kampionit të botës.
Mediumi gjerman “Nrwz.de” raporton se Krasniqi synon që së shpejti të luftojë me Dmitry Bivol, që e mban titullin e kampionit të botës, e njëkohësisht konsiderohet si një nga boksierët më të fortë dhe teknik të kësaj epoke.
Klaus Muller, shefi për promovim ka besim se Krasniqi mund ta arrijë titullin kampion.
“Jemi jashtëzakonisht krenar se Ardiani është një ndër boksierët më të mirë në botë. Me pozitën e tetë në botë, ëndrra e kampionit është e kapshme për të, dhe për ne si skuadër. Por, kjo ëndërr duhet shumë punë për t’u realizuar”.
“Beteja e ardhshme më 13 dhjetor është më e rëndësishmja për të në karrierë. Po bëjmë gjithçka se Ardiani të ketë kushtet më të mira për ta ndjekur këtë rrugë të suksesshme”.
Ndërkohë, Krasniqi deklaroi: “Të jem i teti në botë më bën jashtëzakonisht i lumtur, por nënkupton shumë përgjegjësi. Kam boksuar për 16 vite dhe e tërë puna e madhe po paguhet. Ky është vetëm fillimi”, nënvizoi ai.
Në fund, ai shtoi: “Një duel kundër Dmitry Bivol do të ishte arritja e karrierës”.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte