Prishtinë, 17 shtator 2026 06:53
Një 21-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 20:25 pasi u godit nga një automjet në fshatin Vlashnje të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku ka bërë të ditur se rreth orës 21:00 Policia është njoftuar nga spitali se ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Sot, më datën 16.09.2026, rreth orës 20:25, është raportuar një aksident trafiku në fshatin Vlashnje, në rrugën në drejtim të fshatit Kobaj, në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësore rreth 21 vjeçare është goditur nga një automjet. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka deklaruar Shaqir Bytyqi.

Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri