Prishtinë, 07 dhjetor 2025 22:01
Brenda një dite, dy procese gjyqësore për krime lufte do të nisin në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Por në të dyja rastet, të akuzuarit nuk do përballet drejtpërdrejtë me akuzat që rëndojnë mbi ta, sepse gjykimi do të zhvillohet në mungesë.
Paraditen e 22 dhjetorit planifikohet të mbahet seanca fillestare ndaj ish-drejtori i Burgut, Ljubomir Çimburoviç dhe dy ish gardianëve Milivoje Iviç dhe Predrag Bradiç, për krime lufte brenda burgut të Prishtinës.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sqarohen maltretimet që Predrag Bradiç dhe Milivoje Iviç gardian të burgut iu kishin bërë të burgosurve shqiptarë gjatë 1998 e 1999.
“…në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç’njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa të ujit, shqelma e grushte, deri në alivanosje duke i’u shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vet viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psikike, ashtu që i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frike..”.
Për të gjitha këto veprime ishte në dijeni edhe shefi i tyre, atëherë drejtor i burgut të Prishtinës, Ljubomir Çimburoviç, por që nuk kishte ndërmarr asnjë veprim.
Në po të njëjtën gjykatë, pasditen e 22 dhjetorit, do të nisë edhe procesi gjyqësor ndaj Dusan Gavraniç, Zarko Çvetanoviç dhe Zoran Saraç, për krime lufte kundër popullatës civile në disa fshatra të komunës së Gjilanit.
“…nga dëshmitë e mbledhura pjesa më e madhe e dëshmitarëve kanë deklaruar se i pandehuri, në bashkëveprim me tashme të akuzuarit Dragan Çvetkoviç, Dragan Niçiç, Milos Sosiç, Nenad Stojanoviç, Slobodan Jevtiç dhe me pjesëtarë të tjerë deri më tani të pa identifikuar, kanë marr pjesë në vrasjen e tetë civilëve, kanë plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psikikisht, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, me datë 05.04.1999, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovçë, Pogragjë dhe Uglarë, i pandehuri Zoran Saraç në cilësinë e Mjekut të Spitalit Regjional në Gjilan, të plagosurit Nazim Rashiti nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe si pasojë e mos dhënies së ndihmës mjekësore i plagosuri kishte vdekur.”
Në nëntor të vitit 2023, nisi gjykimi i parë në mungesë për krime lufte në Kosovë, pas ndryshimeve të bëra në Kodin e Procedurës Penale.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it