Zubin Potok, 12 tetor 2025
Votues ilegalë janë vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Ujmanit, në orët e pasdites, bëjnë të ditur burimet e Veritasinfo nga vendi i ngjarjes.
Një video e siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet një barkë që lundron në liqenin e Ujmanit, duke transportuar persona për të kaluar në anën tjetër të bregut.
Sipas informatave të siguruara nga terreni, policia e Kosovës ka shoqëruar në Stacionin Policor dy persona, ndaj të cilëve po zhvillohet procedurë ligjore.
Veritasinfo ka kontaktuar lidhur me rastin zëvendëskomandantin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se deri në këto momente nuk ka ndonjë informatë të tillë.
“Deri në këto momente nuk e kemi një informatë të tillë, ndonëse nuk e përjashtojmë këtë mundësi. Policia kufitare patrullon me varkat e saj, mirëpo deri më tani nuk mund të konfirmojmë diçka të tillë”, ka thënë Elshani.

Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte