Prishtinë, 8 maj 2026 07:29
Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë vazhdon të mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës, derisa mbi 26 vjet pas përfundimit të luftës ende nuk dihet fati i 1 mijë e 565 qytetarëve. Në këtë kontekst, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur kërkesën ndaj Serbisë për hapjen e arkivave shtetërore, duke e cilësuar këtë si hap të domosdoshëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Institucionet e Kosovës vazhdojnë të akuzojnë Serbinë për mungesë bashkëpunimi dhe fshehje të dokumenteve që mund të ndihmojnë në identifikimin e varrezave masive.
Kjo qasje e Serbisë po shihet nga familjarët e viktimave dhe institucionet kosovare si vazhdim i politikës së mohimit dhe pengimit të drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Për më shumë se dy dekada, Serbia është akuzuar se ka refuzuar të ofrojë qasje të plotë në dokumentacionin ushtarak e policor, ndonëse dyshohet se pikërisht aty gjenden informacionet kyçe për vendndodhjen e shumë trupave të zhdukur.
Edhe pse çështja e personave të zhdukur është përfshirë në dialogun Kosovë–Serbi dhe është dakorduar Deklarata për Personat e Zhdukur në Bruksel, zbatimi i saj vazhdon të mbetet i mangët.
Në mungesë të transparencës dhe bashkëpunimit konkret nga Serbia, mijëra familje në Kosovë vazhdojnë të jetojnë mes dhimbjes dhe pritjes për të mësuar fatin e më të dashurve të tyre.

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim