Prishtinë, 21 dhjetor 2025 14:00
Nga këndëvështrimi i parë, barrikadat në fshatin Rudar në veri të Kosovës në dhjetorin e vitit 2022, dhe e ashtuquajtura “Çaciland“ në Beograd – një zonë kampi i përkrahësve të Vuçiqit, duken si ngjarje krejtësisht të ndryshme. Njëra lidhet me një krizë sigurie, tjetra me situatën e brendshme politike në Serbi.
Megjithatë, thelbi i të dyja rasteve është thuajse i njëjtë: manipulim i organizuar politik, i maskuar si kryengritje spontane e popullit. Barrikadat në Rudar nuk lindën nga vullneti i qytetarëve vendas, por u përdorën si një mjet presioni politik, sipas urdhrave dhe interesave të atyre që nuk qëndruan orë të tëra në të ftohtë. Qytetarët u mobilizuan, u udhëzuan dhe u lanë pa asnjë përgjegjësi nga ata që i vunë në vijën e parë.
I njëjti model shihet edhe në Beograd, ku kampi “Çaciland“ nuk përfaqëson një lëvizje autentike studentore apo qytetare, por një imazh të orkestruar të rezistencës, të kontrolluar me kujdes dhe me interes politik. Në të dy rastet, qëllimi nuk është zgjidhja e problemeve reale, por krijimi i një përshtypjeje force, rreziku dhe mbështetje të pretenduar të popullit.
Pika e përbashkët është se pasojat nuk i mbajnë kurrë organizatorët. Pasi largohen kamerat, barrikadat hiqen dhe performancat përfundojnë, qytetarët mbeten me frikë, presion, rrezik penal dhe një jetë më të vështirë.
Ndërkohë, urdhëruesit politikë vazhdojnë me kriza të reja dhe grumbullime të tjera “spontane”. Si në Rudar, ashtu edhe në Beograd, qëllimi duket i njëjtë: të fshehin problemet reale të qytetarëve, të zhvendosin energjinë drejt një kaosi të kontrolluar dhe të largojnë përgjegjësinë nga ata, duke e vendosur tek populli. Dallimi është vetëm në skenografi; metoda dhe urdhëruesit janë të njëjtë.
Pyetja që mbetet është se cilat do të jenë pasojat e këtyre performancave mbi qytetarët e zakonshëm që nuk pajtohen me veprimet e orkestruara.
Për të kuptuar më mirë ngjashmëritë dhe dallimet mes dy situatave, portalit Veritasinfo i janë drejtuar qytetarë që morën pjesë në ngjarjet në Rudar dhe që njihnin situatën në Beograd. Bojan Kostiq nga Zveçani tha për portalin Veritasinfo se nuk sheh ndonjë ndryshim të situatës. ”Unë nuk shoh asnjë ndryshim. Për mua është absolutisht e njëjtë”, shprehet Kostiq, ndërsa i pyetur nëse beson se “Çaciland“ do të hiqet, ai shton: ”Besoj se po”.
Nga ana tjetër, Milosh Jovanoviq nga Mitrovica e Veriut theksoi dallime të caktuar. I pyetur a sheh ndonjë ngjashmëri mes barrikadës në Rudar dhe Çacilendit në Beograd, ai thotë se ngjashmëria është e madhe, por, megjithatë ekziston edhe një dallim.
“Ngjashmëria është e madhe, por ekziston edhe një dallim.
Ngjashmëria qëndron në faktin se njerëzit që janë në Çacilend dhe ata që ishin në Rudare janë, në thelb, pak a shumë të njëjtët njerëz që deri dje ishin në Kosovë, dhe më pas, pas të gjitha këtyre zhvillimeve, kanë shkuar në Beograd. I njëjti parim ka qenë në Rudare dhe është i njëjti edhe tani në Beograd. Në Çacilend dhe në Beograd, njerëzit paguhen, paguhen me ditë pune, ndërsa ata që ishin në Çacilendin e Rudareve, në ato tenda, kur bojkotonin kundër masave dhe situatave të ndryshme, nuk paguheshin. Ata ose silleshin me dhunë për të qenë aty, duke qëndruar gjithë natën, jo vetëm burrat, por edhe gratë. Ekzistonte edhe një dozë patriotizmi te ai popull, dhe kjo ishte një nga nxitësit kryesorë. Parimi ishte i njëjtë: të gjithë ata njerëz, në një mënyrë ose tjetër, ishin të detyruar të jenë në ato tenda, për të përmbushur normën që u është caktuar nga njerëz mbi ta”.
Ndërkaq lidhur me nëse ka pasur individë për arsye personale, Jovanoviq, shprehet:
“Po, kishte individë që ishin aty vetëm për fotografi ose intervista. Më pas shkonin në shtëpitë e tyre, ose shkonin nëpër Rashkë, ose në Beograd, ku duhej të fotografoheshin duke u shtirur si patriotë dhe luftëtarë të mëdhenj për popullin.
Të gjithë e dini për ato barrikada që janë vendosur dhe për ndikimin që ato kanë pasur te komuniteti lokal”.
Pas të gjitha këtyre ngjarjeve në veri, kanë mbetur vetëm pak prej tyre që e detyronin popullin, por ata nuk luftojnë për popullin, por për politikën dhe interesat e tyre”, shprehet Jovanoviq për portalin Veritasinfo.
Analiza e këtyre ngjarjeve tregon se barrikadat në Rudar dhe performanca e “Çaciland“ janë më shumë se protesta: ato janë instrumente politike, ku qytetarët përdoren si mjete për të arritur qëllime të fshehta, ndërsa ata që orkestrojnë ngjarjet qëndrojnë jashtë rrezikut dhe përgjegjësisë.
Audio – intervista me Milosh Jovanoviq nga Mitrovica e Veriut

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit