{"id":9104,"date":"2025-08-23T12:31:31","date_gmt":"2025-08-23T10:31:31","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104"},"modified":"2025-08-23T12:31:31","modified_gmt":"2025-08-23T10:31:31","slug":"kuvendi-i-republikes-serpska-miraton-vendimin-jokushtetues-per-mbajtjen-e-nje-referendumi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104","title":{"rendered":"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi"},"content":{"rendered":"<p>Banja Luka, 23 Gusht 2025<\/p>\n<p><strong>Kuvendi Popullor i Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS) miratoi t\u00eb premten mbr\u00ebma nj\u00eb vendim antikushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi, n\u00eb t\u00eb cilin qytetar\u00ebt e k\u00ebtij entiteti do t\u00eb duhet t\u00eb shprehen mbi aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs kund\u00ebr Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ) t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs me t\u00eb cilin atij iu hoq mandati i presidentit t\u00eb RS-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Referendumi do t\u00eb mbahet, sipas vendimit t\u00eb miratuar, m\u00eb 25 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr referendumin nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, e cila nuk parashikon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb entitetet t\u00eb shpallin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pyetja e referendumit, e cila u lexua n\u00eb seanc\u00eb nga shefi i Grupit Parlamentar t\u00eb SNSD-s\u00eb, S\u00ebrxhan Mazalica, \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cA i pranoni vendimet e t\u00eb huajit t\u00eb pa zgjedhur Christian Schmidt [p\u00ebrfaq\u00ebsues i lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Bosnje] dhe aktgjykimet e Gjykat\u00ebs antikushtetuese t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs t\u00eb shqiptuara kund\u00ebr presidentit t\u00eb RS-s\u00eb, si dhe vendimin e KQZ-s\u00eb p\u00ebr heqjen e mandatit presidentit t\u00eb RS-s\u00eb, Millorad Dodik?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr vendimin votuan 50 nga 65 deputet\u00ebt e pranish\u00ebm, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr prej 15 deputet\u00ebsh, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim, nuk votuan as p\u00ebr, as kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Autoritetet e RS-s\u00eb nuk e njohin p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb n\u00eb Bosnje, Christian Schmidt, dhe ia kontestojn\u00eb legjitimitetin, duke pretenduar se em\u00ebrimi i tij nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Koalicioni qeveris\u00ebs n\u00eb RS m\u00eb her\u00ebt kishte propozuar q\u00eb referendumi t\u00eb mbahej m\u00eb 18 ose 25 tetor, por data u p\u00ebrcaktua vet\u00ebm gjat\u00eb vet\u00eb seanc\u00ebs, kur u precizua edhe pyetja e referendumit.<\/p>\n<p>Vendimin p\u00ebr referendumin e shoq\u00ebroi edhe miratimi i ndryshimeve, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, n\u00eb Ligjin p\u00ebr referendumin dhe nism\u00ebn qytetare, t\u00eb cilat do t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb Kuvendit t\u00eb RS-s\u00eb t\u00eb formoj\u00eb komisione t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr referendumet.<\/p>\n<p>Gjykata e Bosnje e Hercegovin\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb gushtit shpalli nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb me t\u00eb cilin Millorad Dodik u d\u00ebnua me nj\u00eb vit burg, si dhe ndaj tij u shqiptua nj\u00eb ndalim prej gjasht\u00ebvjet\u00ebsh i ushtrimit t\u00eb funksioneve publike. D\u00ebnimi me burg u shlye me nj\u00eb pages\u00eb monetare, nd\u00ebrsa KQZ e Bosnj\u00ebs, duke vepruar sipas aktgjykimit, ia hoqi Dodikut mandatin e presidentit t\u00eb RS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 18 gushti, Dodik zyrtarisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb president i RS-s\u00eb, nd\u00ebrsa KQZ e Bosnje \u00ebsht\u00eb e detyruar q\u00eb brenda 90 dit\u00ebsh t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme p\u00ebr presidentin e entitetit serb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miratohen edhe konkluzione me t\u00eb cilat \u201chidhet posht\u00eb\u201d aktgjykimi ndaj Dodikut<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vendimit p\u00ebr referendumin, deputet\u00ebt e koalicionit qeveris\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga SNSD miratuan edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konkluzionesh me t\u00eb cilat Kuvendi i RS-s\u00eb \u201chedh posht\u00eb\u201d aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe vendimin e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, me t\u00eb cilat i p\u00ebrfundoi mandati i Dodikut n\u00eb funksionin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzione thuhet se Kuvendi Popullor kund\u00ebrshton mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, se \u201cDodik ftohet t\u00eb vazhdoj\u00eb ushtrimin e funksionit t\u00eb presidentit t\u00eb RS-s\u00eb\u201d, si dhe u k\u00ebrkohet t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb entitetit t\u00eb mos nd\u00ebrmarrin aktivitete lidhur me shpalljen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga p\u00ebrfundimet paralajm\u00ebron se \u201cbashk\u00ebpunimi eventual me KQZ-n\u00eb e Bosnje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte kryerje t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb mosrespektimit t\u00eb vendimeve t\u00eb institucioneve ose organeve t\u00eb RS-s\u00eb, t\u00eb parashikuar n\u00eb Kodin Penal t\u00eb RS\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u miratua edhe nj\u00eb p\u00ebrfundim sipas t\u00eb cilit Kolegji i Kuvendit t\u00eb RS duhet t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb draft-rezolut\u00eb mbi vet\u00ebvendosjen e popullit serb dhe t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, ndon\u00ebse Kushtetuta e Bosnje e Hercegovin\u00ebs nuk parashikon t\u00eb drejt\u00ebn e entiteteve p\u00ebr vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p><strong>Opozita paralajm\u00ebron p\u00ebr veprim \u2018antikushtetues\u2019 dhe p\u00ebr rrezikun e radikalizimit<\/strong><\/p>\n<p>Deputet\u00ebt opozitar\u00eb gjat\u00eb debatit theksuan se Kuvendi i entitetit nuk ka kompetenca t\u00eb shprehet p\u00ebr vendimet e gjykatave.<\/p>\n<p>Zagorka Grahovac, deputete e partis\u00eb P\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe Rend, deklaroi se Kuvendi \u201cmund t\u00eb shpreh\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim politik, por jo t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr aktgjykimet gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i entitetit nuk mund t\u00eb ndaloj\u00eb ekzekutimin e vendimeve gjyq\u00ebsore. Kjo i takon pushtetit gjyq\u00ebsor, i cili \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga ai legjislativ dhe ekzekutiv\u201d, theksoi Grahovac.<\/p>\n<p>Ajo paralajm\u00ebroi se miratimi i konkluzioneve p\u00ebr mosmbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme do t\u00eb n\u00ebnkuptonte \u201chyrje n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb re penale \u2013 pengimin e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>Nedelko Glamo\u00e7ak nga Partia Demokratike Serbe (SDS) vler\u00ebsoi se n\u00ebn petkun e mbrojtjes s\u00eb RS-s\u00eb po zhvillohet nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb rrezikon si institucionet, ashtu edhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKoha do t\u00eb tregoj\u00eb se e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb hyrje n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb parazgjedhore. Por, kjo strategji \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme p\u00ebr Republik\u00ebn S\u00ebrpska. Ne nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs\u201d, tha Glamo\u00e7ak.<\/p>\n<p>Ai tha se SDS-ja \u201cnuk do t\u00eb ndjek\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs n\u00eb aventura\u201d dhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr unitet rreth RS-s\u00eb, e jo rreth individ\u00ebve dhe aktgjykimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ramiz Sallki\u00e7, deputet i pavarur n\u00eb Kuvendin e RS-s\u00eb, theksoi se debati mbi aktgjykimin ndaj Dodikut n\u00ebnkupton hyrje n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb shkeljes s\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cImagjinoni sikur \u00e7do parlament lokal t\u00eb vendoste n\u00ebse do ta njoh\u00eb apo jo nj\u00eb aktgjykim. Kjo t\u00eb \u00e7on n\u00eb nj\u00eb spiral\u00eb veprash penale. Aktgjykimi \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe duhet t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb Kuvendi t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim me t\u00eb cilin do t\u2019i k\u00ebrkohej KQZ-s\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb caktoj\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr presidentin e RS.<\/p>\n<p><strong>Dor\u00ebheqja e Vishkoviqit dhe mandati teknik i Qeveris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb, deputet\u00ebt pranuan dor\u00ebheqjen e Radovan Vishkoviqit nga funksioni i kryeministrit t\u00eb RS-s\u00eb, me \u00e7\u2019rast Qeveria e entitetit kaloi n\u00eb mandat teknik.<\/p>\n<p>Sipas procedurave t\u00eb parashikuara, presidenti i RS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb brenda rreth dhjet\u00eb dit\u00ebsh duhet t\u00eb propozoj\u00eb mandatarin p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb entitetit.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Dodikut i \u00ebsht\u00eb hequr mandati, nd\u00ebrsa Kushtetuta e Bosnj\u00ebs dhe ajo e RS-s\u00eb nuk e p\u00ebrcaktojn\u00eb se kush ushtron funksionin e presidentit t\u00eb RS-s\u00eb n\u00eb rast t\u00eb shkarkimit t\u00eb tij, aktualisht nuk ka kush t\u00eb propozoj\u00eb kryeministrin e ri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Dodik vazhdon t\u00eb paraqitet si president i RS-s\u00eb, dhe ashtu u prezantua gjat\u00eb seanc\u00ebs edhe nga Nenad Stevandiq, kryetari i Parlamentit t\u00eb entitetit.<\/p>\n<p>Dodikut, t\u00eb cilit i jan\u00eb hequr kompetencat, iu mund\u00ebsua edhe t\u2019u drejtohej deputet\u00ebve n\u00eb funksionin e presidentit t\u00eb entitetit, megjith\u00ebse, formalisht, nuk e ka m\u00eb at\u00eb post.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banja Luka, 23 Gusht 2025 Kuvendi Popullor i Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS) miratoi t\u00eb premten mbr\u00ebma nj\u00eb vendim antikushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi, n\u00eb t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9105,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[72],"tags":[],"class_list":["post-9104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Banja Luka, 23 Gusht 2025 Kuvendi Popullor i Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS) miratoi t\u00eb premten mbr\u00ebma nj\u00eb vendim antikushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi, n\u00eb t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-08-23T10:31:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104\",\"name\":\"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png\",\"datePublished\":\"2025-08-23T10:31:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png\",\"width\":400,\"height\":200},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\"],\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi -","og_description":"Banja Luka, 23 Gusht 2025 Kuvendi Popullor i Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS) miratoi t\u00eb premten mbr\u00ebma nj\u00eb vendim antikushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi, n\u00eb t\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104","article_published_time":"2025-08-23T10:31:31+00:00","og_image":[{"width":400,"height":200,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104","name":"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png","datePublished":"2025-08-23T10:31:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png","width":400,"height":200},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=9104#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kuvendi i Republik\u00ebs S\u00ebrpska miraton vendimin jokushtetues p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb referendumi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"sameAs":["https:\/\/veritasinfo.org"],"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707-150x150.png",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707-300x150.png",300,150,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",400,200,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2707.png",350,175,false]},"author_info":{"info":["admin"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=72\" rel=\"category\">Bota<\/a>","tag_info":"Bota","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9104"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9104\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9106,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9104\/revisions\/9106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}