{"id":7943,"date":"2025-08-14T08:27:48","date_gmt":"2025-08-14T06:27:48","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943"},"modified":"2025-08-14T08:29:21","modified_gmt":"2025-08-14T06:29:21","slug":"ndalohen-punimet-pa-leje-ne-lokalitetin-arkeologjik-ne-rrugen-prishtine-podujeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943","title":{"rendered":"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb"},"content":{"rendered":"<h3 style=\"font-weight: 500;\"><span style=\"font-size: 16px;\">Prishtin\u00eb, 14 Gusht 2025.<br \/>\n<strong>Zona e mbrojtur e lokalitetit arkeologjik \u201cKalaja n\u00eb Kulin\u00eb\u201d, n\u00eb Teneshdoll t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer me mjete t\u00eb r\u00ebnda\u00a0 pa kurrfar\u00eb lejeje nga Instituti Arkeologjik i Prishtin\u00ebs. Krejt kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore. Inspektorati i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ka ndaluar pun\u00ebt e paautorizuara. \u201cN\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kodr\u00ebs ishin duke u zhvilluar punime nd\u00ebrtimore n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e lokalitetit. Ky projekt \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar nga Drejtoria e rrug\u00ebve \u2013 MMPHI. K\u00ebto punime kan\u00eb filluar rreth dy vjet m\u00eb par\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb g\u00ebrryerje e konsiderueshme e sip\u00ebrfaqes\u201d, shkruhet n\u00eb procesverbalin e Inspektoratit.<\/strong><\/span><\/h3>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Ministria e\u00a0Mjedisit,\u00a0Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe\u00a0Infrastruktur\u00ebs gjat\u00eb punimeve t\u00eb rrug\u00ebs nacionale Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kontraktor\u00ebve ka zhvilluar punime t\u00eb paautorizuara n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Zona e mbrojtur e lokalitetit arkeologjik \u201cKalaja n\u00eb Kulin\u00eb\u201d, n\u00eb Teneshdoll t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer me mjete t\u00eb r\u00ebnda\u00a0\u00a0pa kurrfar\u00eb lejeje nga Instituti Arkeologjik i Prishtin\u00ebs. Krejt kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore. Inspektorati i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ka ndaluar pun\u00ebt e paautorizuara.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Pas njoftimit q\u00eb ka marr\u00eb nga Instituti Arkeologjik i Prishtin\u00ebs, Inspektorati ka dal\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb konstatimin e gjendjes.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cN\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kodr\u00ebs ishin duke u zhvilluar punime nd\u00ebrtimore n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e lokalitetit. Ky projekt \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar nga Drejtoria e rrug\u00ebve \u2013 MMPHI. K\u00ebto punime kan\u00eb filluar rreth dy vjet m\u00eb par\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb g\u00ebrryerje e konsiderueshme e sip\u00ebrfaqes\u201d, shkruhet n\u00eb procesverbalin e Inspektoratit. Sipas k\u00ebtij dokumenti, pala ka deklaruar se do t\u00eb ndalohen punimet dhe do t\u00eb informohen epror\u00ebt p\u00ebr t\u2019i ndjekur procedurat.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cPo ashtu deklaroi se kjo ndalje e punimeve mund t\u00eb paraqes\u00eb rrezik p\u00ebr shembjen e gur\u00ebve\u201d, shkruhet n\u00eb procesverbal. N\u00eb or\u00ebn 12:15 inspektor\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptimin e mas\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cNdalohen punimet. Vendosen shenjat zyrtare. Obligohet pala q\u00eb n\u00eb afat sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb aprovim nga IAK, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi nga shembja e gur\u00ebve\u201d, shkruhet n\u00eb procesverbal. Ky aset i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore i parahistoris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb List\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Sipas Ligjit p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore t\u00eb miratuar m\u00eb 2008, as veprimtarit\u00eb bujq\u00ebsore q\u00eb prekin tok\u00ebn n\u00eb sip\u00ebrfaqe nuk mund t\u00eb zhvillohen pa leje me shkrim. N\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb alamet g\u00ebrryerje me buldozer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cCilado nd\u00ebrhyrje q\u0451 ndikon n\u0451 t\u00ebr\u00ebsin\u00eb ose vlerat e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore k\u00ebrkon leje t\u00eb shkruar nga institucioni kompetent\u201d, shkruhet n\u00eb nenin e 4-t t\u00eb Ligjit. Kurse n\u00eb nenin paraprak sakt\u00ebsohet se dh\u00ebnia e lejes ose lejimi p\u00ebr nd\u00ebrtim ose veprimtari t\u00eb tjera, q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vlerat ose ndryshojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb, ose struktur\u00ebn e objektit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrkohshme, b\u00ebhet vet\u00ebm me miratimin me shkrim t\u00eb institucionit kompetent. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, institucioni kompetent \u00ebsht\u00eb Instituti Arkeologjik i Kosov\u00ebs. KOHA t\u00eb mart\u00ebn ka k\u00ebrkuar informacion mbi k\u00ebt\u00eb rast nga Instituti Arkeologjik i Kosov\u00ebs, por gjat\u00eb dit\u00ebs nuk jan\u00eb ofruar p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Lokaliteti gjendet n\u00eb fshatin e fundit t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb kufirin administrativ me Komun\u00ebn e Podujev\u00ebs. Lokaliteti arkeologjik i Kalas\u00eb s\u00eb Teneshdollit, i njohur edhe si \u201cKalaja e Kulin\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendbanim i fortifikuar kodrinor shum\u00ebshtresor, i cili p\u00ebrmban material arkeologjik q\u00eb nga periudha parahistorike deri n\u00eb mesjet\u00eb. Kalaja ndodhet n\u00eb juglindje t\u00eb Teneshdollit, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb lumit Llap. Lokacioni ngrihet mbi kodr\u00ebn n\u00eb form\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshi dhe njihet edhe me emrin \u201cKulina e Vog\u00ebl\u201d dhe ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 1.2 hektar\u00ebsh. Fshati Teneshdoll shtrihet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb gjeografike t\u00eb mir\u00eb dhe lidhet n\u00eb magjistralen Prishtin\u00eb \u2013 Podujev\u00eb n\u00eb kilometrin e 15-t\u00eb nga Prishtina. Vendbanimi kufizohet n\u00eb per\u00ebndim me fshatin Lup\u00e7 i Posht\u00ebm, n\u00eb veri me fshatin Lluzhan, n\u00eb lindje me fshatin Seroc, dhe n\u00eb jug me at\u00eb Vranidoll.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Inspektorati i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore tashm\u00eb ka disa masa n\u00eb fuqi n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Ndalimi i punimeve vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi edhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, si bulevardin \u201cGeorge Bush\u201d, rrug\u00ebn \u201cQamil Hoxha\u201d dhe p\u00ebr ishullin urban \u201cArb\u00ebri \u2013 Pallati i Rinis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Historia e punimeve n\u00eb \u201cXhorxh Bush\u201d do t\u00eb niste n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, kur Komuna pa p\u00ebrfillur Ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore synonte punime midis pes\u00eb monumenteve dhe zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb Qendr\u00ebs Historike t\u00eb Prishtin\u00ebs. Komuna s\u2019kishte marr\u00eb leje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve, si i vetmi institucion me mandat p\u00ebr miratimin ose refuzimin e projekteve q\u00eb prekin trash\u00ebgimin\u00eb arkitekturore.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Komuna pa leje kishte nisur punimet n\u00eb mars p\u00ebr t\u00eb implementuar projektin q\u00eb, sipas kontrat\u00ebs, ka kosto 18.4 milion\u00eb euro. Punimet i ishin ndalur m\u00eb 12 mars. M\u00eb pas m\u00eb 16 prill. Dhe p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb m\u00eb 29 prill.\u00a0Inspektorati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kishte ushtruar kall\u00ebzim penal n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pas ndaljes s\u00eb punimeve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb mars, Komuna kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve p\u00ebr pajisje me leje.\u00a0\u00a0N\u00eb dit\u00ebn e 16-t\u00eb t\u00eb prillit, Komuna ishte njoftuar se projekti nuk i \u00ebsht\u00eb miratuar.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve ka dh\u00ebn\u00eb rekomandime, duke k\u00ebrkuar sqarime shtes\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb analiza e kontekstit urbanistik e historik. Shkresa e IKMM-s\u00eb e konfirmon edhe nj\u00eb synim t\u00eb projektit: nd\u00ebrtesat e reja q\u00eb ngrihen midis monumenteve. Kjo zb\u00ebrthehet te shkresa, ku Komun\u00ebs i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb interpretohen nd\u00ebrtesat e reja t\u00eb parapara me projekt. Konstatimi se projekti cenon integritetin e monumenteve \u00ebsht\u00eb po ashtu brenda shkres\u00ebs q\u00eb IKMM-ja ia ka p\u00ebrcjell\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs. IKMM-ja ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij projekti trajtohen shtat\u00eb sheshe, si ai i Katedrales, i shkoll\u00ebs \u201cFaik Konica\u201d, sheshi komercial i rrug\u00ebs \u201cGaribaldi\u201d, ai \u201cXhorxh Bush\u201d, sheshi i koncerteve, i rekreacionit dhe ai i student\u00ebve. Pes\u00eb prej k\u00ebtyre shesheve, sipas komisionit t\u00eb IKMM-s\u00eb, gjenden brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb kufijve t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb Qendr\u00ebs Historike t\u00eb Prishtin\u00ebs, si dhe brenda perimetrit t\u00eb zonave mbrojt\u00ebse t\u00eb monumenteve si Biblioteka Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs, Rektorati i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Radio Kosova, hoteli \u201cGrand\u201d dhe Banka Qendrore e Kosov\u00ebs. Projekti, sipas shkres\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb plot\u00ebsim me gjasht\u00eb rekomandime.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb shkres\u00eb b\u00ebhet e ditur se projekti parasheh nd\u00ebrhyrje n\u00eb aspekt urban dhe arkitektonik, n\u00eb perimet\u00ebr dhe zon\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb monumenteve, si Rektorati i UP-s\u00eb dhe Radio Kosova, \u201cduke cenuar integritetin hap\u00ebsinor t\u00eb k\u00ebtyre monumenteve, respektivisht duke penguar kuadrin e duksh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb tyre nga sheshi aktual dhe si t\u00eb tilla nuk jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me politikat p\u00ebr konservim dhe zhvillim t\u00eb perimetrit dhe zon\u00ebs mbrojt\u00ebse t\u00eb monumenteve\u201d.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cNd\u00ebrhyrjet n\u00eb aspektin arkitektonik (nd\u00ebrtesat e reja) t\u00eb projektuara n\u00eb sheshin e Katedrales, i cili p\u00ebrfshin rrug\u00ebn \u2018Justiniani\u2019, dhe sheshin e shkoll\u00ebs fillore \u2018Faik Konica\u2019 t\u00eb propozohen me interpretime t\u00eb dizajnit kontekstual\u201d, shkruhet te rekomandimet. N\u00ebnvizohet se volumet p\u00ebr zgjerimin dhe zhvillimin e p\u00ebrdheseve n\u00eb nd\u00ebrtesat p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs \u201cGaribaldi\u201d, nd\u00ebrtesa t\u00eb identifikuara si nd\u00ebrtesa kontribuuese t\u00eb zon\u00ebs, cenojn\u00eb tipologjin\u00eb e nd\u00ebrtesave ekzistuese, peizazhin urban t\u00eb zon\u00ebs dhe hap\u00ebsir\u00ebn publike, trotuaret.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Pavar\u00ebsisht se zyrtar\u00ebt komunal\u00eb pohojn\u00eb se po presin miratim t\u00eb projektit, ata nuk kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb IKMM plot\u00ebsimet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">\u201cNe pas rekomandimeve nuk kemi pranuar m\u00eb kurrfar\u00eb plot\u00ebsimi apo l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt\u201d, kan\u00eb treguar n\u00eb IKMM.<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">Zyrtar\u00ebt komunal\u00eb n\u00eb krye me kryetarin P\u00ebrparim Rama e kontestojn\u00eb kufirin e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb Qendr\u00ebs Historike t\u00eb Prishtin\u00ebs, e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb List\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrkohshme prej vitit 2020. Komuna i referohet Studimit t\u00eb fizibilitetit dhe planit t\u00eb menaxhimit p\u00ebr Qendr\u00ebn Historike t\u00eb Prishtin\u00ebs q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb duke u hartuar dhe thot\u00eb se institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore po thirren n\u00eb nj\u00eb draft-dokument. Por sipas institucioneve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, kufijt\u00eb e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb QHP-s\u00eb jan\u00eb miratuar bashk\u00eb me propozimin e vitit 2020 kur QHP-ja ka fituar statusin e monumentit n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrkohshme. L\u00ebnda tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Gjykata Themelore nuk i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komun\u00ebs, p\u00ebrderisa ajo e Apelit e ka kthyer l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb rigjykim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 14 Gusht 2025. Zona e mbrojtur e lokalitetit arkeologjik \u201cKalaja n\u00eb Kulin\u00eb\u201d, n\u00eb Teneshdoll t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer me mjete t\u00eb r\u00ebnda\u00a0 pa kurrfar\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7960,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[54],"tags":[],"class_list":["post-7943","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 14 Gusht 2025. Zona e mbrojtur e lokalitetit arkeologjik \u201cKalaja n\u00eb Kulin\u00eb\u201d, n\u00eb Teneshdoll t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer me mjete t\u00eb r\u00ebnda\u00a0 pa kurrfar\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-08-14T06:27:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-08-14T06:29:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"870\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943\",\"name\":\"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp\",\"datePublished\":\"2025-08-14T06:27:48+00:00\",\"dateModified\":\"2025-08-14T06:29:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp\",\"width\":1360,\"height\":870},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\"],\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb -","og_description":"Prishtin\u00eb, 14 Gusht 2025. Zona e mbrojtur e lokalitetit arkeologjik \u201cKalaja n\u00eb Kulin\u00eb\u201d, n\u00eb Teneshdoll t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb g\u00ebrryer me mjete t\u00eb r\u00ebnda\u00a0 pa kurrfar\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943","article_published_time":"2025-08-14T06:27:48+00:00","article_modified_time":"2025-08-14T06:29:21+00:00","og_image":[{"width":1360,"height":870,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp","type":"image\/webp"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943","name":"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp","datePublished":"2025-08-14T06:27:48+00:00","dateModified":"2025-08-14T06:29:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp","width":1360,"height":870},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=7943#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ndalohen punimet pa leje n\u00eb lokalitetin arkeologjik n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"sameAs":["https:\/\/veritasinfo.org"],"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",1360,870,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493-150x150.webp",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493-300x192.webp",300,192,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493-768x491.webp",640,409,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493-1024x655.webp",640,409,true],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",1360,870,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",1360,870,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",1126,720,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",1024,655,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",720,461,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/IMG_2493.webp",350,224,false]},"author_info":{"info":["admin"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=54\" rel=\"category\">Kultur\u00eb<\/a>","tag_info":"Kultur\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7943"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7962,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7943\/revisions\/7962"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}