{"id":6909,"date":"2025-08-06T18:07:20","date_gmt":"2025-08-06T16:07:20","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909"},"modified":"2025-08-06T18:29:36","modified_gmt":"2025-08-06T16:29:36","slug":"nga-i-denuar-ne-serbi-ne-gjyqtar-ne-kosove-e-rrezik-per-sigurine-si-u-kthye-radomir-llaban-ne-qender-te-vemendjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909","title":{"rendered":"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 06 Gusht 2025<\/p>\n<p>V\u00ebmendja e opinionit publik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga radh\u00ebt e komunitetit serb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb, v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb kthyer te Llaban n\u00eb kulmin e nj\u00eb krize institucionale q\u00eb po zgjat prej disa muajsh, si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta konstituuar Kuvendin e Kosov\u00ebs pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb Llabanit &#8211; <a class=\"wsw__a\" href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/osmani-konferenc-media-prishtine\/33495159.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>t\u00eb mart\u00ebn e t\u00ebrhoqi edhe k\u00ebrkes\u00ebn<\/strong><\/a> q\u00eb n\u00eb korrik ia kishte drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sqarim lidhur me hapat e m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb rast se Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb konstituohej deri m\u00eb 26 korrik \u2013 afat i caktuar m\u00eb her\u00ebt nga kjo gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Si arsye p\u00ebr t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj, Osmani p\u00ebrmendi em\u00ebrimin e gjyqtarit Llaban si gjyqtar raportues n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke e cil\u00ebsuar nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb si \u201cshqet\u00ebsues dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrcakton se gjyqtari raportues n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje caktohet nga kryetari i gjykat\u00ebs dhe se ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hartimin e raportit q\u00eb i paraqitet kolegjit p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n<p>Radomir Llaban \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr publikun n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga viti 2018, kur presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm, Hashim Tha\u00e7i, refuzoi fillimisht t\u2019ia dor\u00ebzonte dekretin p\u00ebr em\u00ebrim derisa t\u00eb verifikohej nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, megjithat\u00eb, Tha\u00e7i e dekretoi at\u00eb.<br \/>\nIsh-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, e em\u00ebroi Radomir Llabanin (i dyti nga e majta) si gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Llaban \u00ebsht\u00eb person i k\u00ebrkuar n\u00eb Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e nj\u00eb d\u00ebnimi prej gjasht\u00eb vjet\u00ebsh burgim, t\u00eb shqiptuar si pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cmafia doganore\u201d \u2013 nj\u00eb grup i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr marrje dhe dh\u00ebnie t\u00eb ryshfetit, keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.<\/p>\n<p>Emri i tij ndodhet n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb k\u00ebrkuarve n\u00eb Serbi q\u00eb nga viti 2012 dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Interpolit q\u00eb nga viti 2014.<\/p>\n<p>Por, presidentja Osmani tani thot\u00eb se ka informacione q\u00eb gjyqtari Llaban \u201cparaqet rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb veprimtari kund\u00ebr rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media m\u00eb 5 gusht, Osmani deklaroi se Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr \u201cveprimtarin\u00eb e rrezikshme\u201d t\u00eb Llabanit n\u00eb vitet 2018, 2021 dhe 2024.<\/p>\n<p>Ajo nuk pranoi t\u00eb jap\u00eb detaje se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb Llaban paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, duke theksuar se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim i besuar institucioneve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Gjykata Kushtetuese?<\/strong><\/h2>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb njohuri p\u00ebr pretendimet e presidentes Vjosa Osmani, sipas t\u00eb cilave gjyqtari Radomir Llaban paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, apo n\u00ebse \u00ebsht\u00eb person i k\u00ebrkuar n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00ebse, pavar\u00ebsisht t\u00ebrheqjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga presidentja Osmani, do t\u00eb shqyrtojn\u00eb apo jo at\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ky institucion reagoi m\u00eb 6 gusht p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate, duke theksuar se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u201ctrajton t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e dor\u00ebzuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore nga pal\u00ebt e autorizuara\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb e \u201cdrejt\u00eb e pal\u00ebve para Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara\u201d.<\/p>\n<p>Tutje thuhet se rastet u ndahen gjyqtar\u00ebve raportues dhe trupave gjykuese n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb qarta, dhe se vendimet merren n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke reaguar ndaj akuzave p\u00ebr gjyqtarin Llaban, Gjykata theksoi se ai q\u00eb nga viti 2011 ka sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar ligjor, nd\u00ebrsa q\u00eb nga viti 2018 ushtron funksionin e gjyqtarit t\u00eb Kushtetueses.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, kur Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs kishte refuzuar ta em\u00ebroj\u00eb Llabanin noter, pasi kishte marr\u00eb informacion p\u00ebr integritetin e tij nga Agjencia Kosovare e Inteligjenc\u00ebs (AKI), Gjykata Kushtetuese kishte deklaruar me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se vler\u00ebsimi i kandidat\u00ebve dhe p\u00ebrzgjedhja e gjyqtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj gjykate \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kompetenc\u00eb e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i Kosov\u00ebs e ka zgjedhur Radomir Llabanin si gjyqtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 18 maj 2018, pasi ka vler\u00ebsuar kandidatur\u00ebn e tij n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi\u201d, thuhej nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Llaban ishte propozuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post nga Lista Serbe, partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb g\u00ebzon p\u00ebrkrahjen e Beogradit, dhe q\u00eb e kishte vler\u00ebsuar at\u00eb si kandidat \u201cme cil\u00ebsi t\u00eb larta morale dhe integritet\u201d.<\/p>\n<p>Mandati i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka d\u00ebrguar pyetje edhe vet\u00eb gjyqtarit Llaban p\u00ebr t\u00eb komentuar akuzat e presidentes Osmani, por deri m\u00eb tani nuk ka pranuar ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>A e ka injoruar Gjykata Kushtetuese k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e Llabanit?<\/strong><\/h2>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu, deklaroi m\u00eb 6 gusht se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kishte dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2018 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare drejtuar ish-kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, p\u00ebr t\u00eb nisur procedur\u00ebn e shkarkimit t\u00eb gjyqtarit Radomir Llaban, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij kriminale.<\/p>\n<p>Sipas Haxhiut, p\u00ebrgjigjja kishte qen\u00eb se nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nd\u00ebrhyrje n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, po ashtu m\u00eb 6 gusht duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve, e quajti \u201cabsurde\u201d q\u00eb nj\u00eb person, i cili sipas informacioneve t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb paraqet rrezik p\u00ebr rendin kushtetues, \u201ct\u00eb gjykoj\u00eb tani p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs kishte sqaruar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, sipas nenit 118 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb gjyqtar i k\u00ebsaj gjykate mund t\u00eb shkarkohet vet\u00ebm n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb vepre penale t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ose t\u00eb nj\u00eb shkeljeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit, dhe vet\u00ebm me propozimin e dy t\u00eb tretave t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kushtetueses.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nd\u00ebrmerr vazhdimisht t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pavar\u00ebsin\u00eb, autoritetin dhe integritetin e saj, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kushtetut\u00eb, Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Rregulloren e saj t\u00eb pun\u00ebs, duke marr\u00eb parasysh edhe detyrimin kushtetues p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrmbajtur parimeve q\u00eb rrjedhin nga praktika gjyq\u00ebsore e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut\u201d, thuhej n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, Gjyljeta Mushkolaj, ka deklaruar p\u00ebr KTV-n\u00eb se Llaban \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jurist i mir\u00eb, por se em\u00ebrimi i tij n\u00eb vitin 2018 si gjyqtar i Kushtetueses ishte i paligjsh\u00ebm dhe antikushtetues, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij kriminale.<\/p>\n<p>Ajo ka shtuar se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Gjykata Kushtetuese ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb dijeni p\u00ebr raportin e Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Inteligjenc\u00ebs (AKI), duke kujtuar se Llaban ishte p\u00ebrzgjedhur nga nj\u00eb komision parlamentar dhe se nuk kishte pasur nevoj\u00eb t\u00eb votohej n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>Mushkolaj ka theksuar se, edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk ka p\u00ebrjashtuar asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb gjyqtar, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr largimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb gjyqtar\u00ebve nga procesi vendimmarr\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb kodit etik. Sipas saj, rasti i Llabanit \u00ebsht\u00eb m\u00eb serioz p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Serbi.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>Llaban si &#8220;njeri i lir\u00eb&#8221; n\u00eb Serbi m\u00eb 2032<\/strong><\/h2>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Kralev\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb korrikut 2024, se parashkrimi absolut i ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit ndaj Radomir Llabanit, sipas aktgjykimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb 4 qershor 2032.<\/p>\n<p>\u201cPas arritjes s\u00eb parashkrimit, d\u00ebnimi i shqiptuar nuk mund t\u00eb zbatohet, dhe n\u00ebse ka nisur zbatimi i tij, ai ndalet me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb parashkrimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Kodit Penal mbi parashkrimin e ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebnimin me burgim t\u00eb Llabanit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim, nga 28 n\u00ebntori 2006 deri m\u00eb 3 prill 2009.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Kralev\u00eb kishte p\u00ebrcjell\u00eb m\u00eb 2017 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr arrestimin e Llabanit n\u00eb misionin e Bashkimit Evropian p\u00ebr sundimin e ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, EULEX, por ky mision kishte deklaruar se nuk ka mandat p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb arrestim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata po ashtu b\u00ebri t\u00eb ditur p\u00ebr REL se m\u00eb 2018, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat p\u00ebr ndihm\u00eb juridike, i ishte drejtuar edhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb kjo e fundit t\u2019i drejtohej p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb lidhje me rastin Llaban.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nga sektori p\u00ebr ndihm\u00eb juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se ofrimi i ndihm\u00ebs juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare vlen vet\u00ebm p\u00ebr format e saj, por jo edhe p\u00ebr ekstradimin e personave t\u00eb akuzuar apo t\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb theksuar se fletarresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj Llabanit mbetet n\u00eb fuqi\u201d, thuhet n\u00eb sqarimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Kraljev\u00eb, ku Llaban ka t\u00eb regjistruar vendbanimin n\u00eb sistemin juridik t\u00eb Serbis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga Gjakova, Kosov\u00eb.<\/p>\n<h2 class=\"wsw__h2\"><strong>Lidhjet mes Llabanit dhe List\u00ebs Serbe?<\/strong><\/h2>\n<p>Politikani serb nga Gra\u00e7anica, Branimir Stojanoviq, kishte deklaruar n\u00eb vitin 2021 se Radomir Llaban \u201cnga prapavija\u201d drejton List\u00ebn Serbe dhe ndikon n\u00eb em\u00ebrimet brenda k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Stojanoviq kishte th\u00ebn\u00eb se Llaban, sipas detyr\u00ebs q\u00eb ka, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb merrej me politik\u00eb, \u201cpor q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme po e keqp\u00ebrdor pozit\u00ebn dhe lidhjet e tij\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Stojanoviq \u2013 nj\u00ebri nga themeluesit e List\u00ebs Serbe \u2013 kishte vendosur t\u00eb garoj\u00eb si kandidat i pavarur n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Lista Serbe kishte mohuar t\u00eb gjitha akuzat e ngritura nga Stojanoviq, nd\u00ebrsa vet\u00eb Llaban nuk kishte komentuar.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij, Stojanoviq kishte p\u00ebrmendur faktin se motra e Radomir Llabanit, Gordana Llaban, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Komisionit Qendror Zgjedhor t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb konfirmohet edhe m\u00eb 6 gusht 2025 n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs me pyetje n\u00ebse posedon ndonj\u00eb informacion mbi akuzat q\u00eb presidentja Osmani i ka b\u00ebr\u00eb ndaj gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Radomir Llaban, p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<div data-owner-ct=\"Article\" data-inline=\"False\">\n<div class=\"media-block also-read\"><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 06 Gusht 2025 V\u00ebmendja e opinionit publik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga radh\u00ebt e komunitetit serb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6922,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-6909","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 06 Gusht 2025 V\u00ebmendja e opinionit publik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga radh\u00ebt e komunitetit serb.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-08-06T16:07:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-08-06T16:29:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"925\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"521\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909\",\"name\":\"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg\",\"datePublished\":\"2025-08-06T16:07:20+00:00\",\"dateModified\":\"2025-08-06T16:29:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg\",\"width\":925,\"height\":521},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\"],\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes -","og_description":"Prishtin\u00eb, 06 Gusht 2025 V\u00ebmendja e opinionit publik n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga radh\u00ebt e komunitetit serb.","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909","article_published_time":"2025-08-06T16:07:20+00:00","article_modified_time":"2025-08-06T16:29:36+00:00","og_image":[{"width":925,"height":521,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909","name":"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg","datePublished":"2025-08-06T16:07:20+00:00","dateModified":"2025-08-06T16:29:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg","width":925,"height":521},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=6909#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga i d\u00ebnuar n\u00eb Serbi, n\u00eb gjyqtar n\u00eb Kosov\u00eb e rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb: Si u kthye Radomir Llaban n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"sameAs":["https:\/\/veritasinfo.org"],"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",925,521,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869-150x150.jpeg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869-300x169.jpeg",300,169,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869-768x433.jpeg",640,361,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",640,360,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",925,521,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",925,521,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",925,521,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",925,521,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",720,406,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/eb485447-4e34-4a94-ace0-c57f89973869.jpeg",350,197,false]},"author_info":{"info":["admin"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=58\" rel=\"category\">Politik\u00eb<\/a>","tag_info":"Politik\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=6909"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6918,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/6909\/revisions\/6918"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6922"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=6909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=6909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=6909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}