{"id":67175,"date":"2026-10-20T11:38:04","date_gmt":"2026-10-20T09:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175"},"modified":"2026-10-20T11:38:04","modified_gmt":"2026-10-20T09:38:04","slug":"dash-kosova-shenon-perparim-ne-luften-kunder-trafikimit-me-njerez-por-sfidat-vazhdojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175","title":{"rendered":"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 tetor 2026 11:38<\/p>\n<p>Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por ende p\u00ebrballet me mang\u00ebsi n\u00eb ndjekjen penale t\u00eb trafikant\u00ebve, identifikimin e viktimave dhe ofrimin e mb\u00ebshtetjes afatgjat\u00eb p\u00ebr to. Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) e mban Kosov\u00ebn n\u00eb Nivelin 2, duke vler\u00ebsuar se institucionet kan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet, por nuk i p\u00ebrmbushin plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr eliminimin e k\u00ebtij fenomeni.<\/p>\n<p>Sipas raportit, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb shqyrtuar, institucionet kan\u00eb rritur financimin p\u00ebr ndihm\u00ebn ndaj viktimave, kan\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebr trafikim dhe kan\u00eb ndar\u00eb m\u00eb shum\u00eb mjete p\u00ebr aktivitetet parandaluese. Megjithat\u00eb, mbeten shqet\u00ebsime lidhur me d\u00ebnimet n\u00ebn minimumin ligjor, trajtimin e rasteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar t\u00eb lypin dhe munges\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr riintegrimin e viktimave.<\/p>\n<p>\u201cQeveria tregoi nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb p\u00ebrpjekjeve n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb raportimit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>M\u00eb pak raste t\u00eb hetuara dhe aktakuza<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, Policia e Kosov\u00ebs hetoi kat\u00ebr raste t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, krahasuar me pes\u00eb raste n\u00eb vitin 2024. Nd\u00ebrkoh\u00eb, autoritetet ngrit\u00ebn aktakuza ndaj 34 personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale, nga 49 sa ishin nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjykatat d\u00ebnuan tre persona p\u00ebr trafikim me q\u00ebllim t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024 ishte d\u00ebnuar vet\u00ebm nj\u00eb person.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga tre t\u00eb d\u00ebnuarit gjat\u00eb vitit 2025, vet\u00ebm dy mor\u00ebn d\u00ebnime me burgim efektiv. Nj\u00ebri u d\u00ebnua me pes\u00eb vjet e gjasht\u00eb muaj burgim dhe gjob\u00eb prej 3.000 eurosh, nd\u00ebrsa tjetri me tre vjet burgim. Personi i tret\u00eb u d\u00ebnua me nj\u00eb vit burgim me kusht.<\/p>\n<p>DASH vler\u00ebson se d\u00ebnimet n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj e dob\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb trafikant\u00ebve dhe mund t\u00eb paraqesin rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e viktimave.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu munges\u00ebn e trajnimit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb mjaftueshme te nj\u00eb pjes\u00eb e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve p\u00ebr trajtimin e rasteve q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kontroll emocional dhe shtr\u00ebngim psikologjik t\u00eb viktimave. Sipas v\u00ebzhguesve t\u00eb cituar n\u00eb raport, kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb buta ose n\u00eb rikualifikimin e veprave penale n\u00eb kategori q\u00eb parashohin nd\u00ebshkime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim trajtimi i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar t\u00eb lypin<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet kryesore t\u00eb evidentuara nga DASH \u00ebsht\u00eb identifikimi dhe trajtimi i rasteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb detyrohen nga prind\u00ebrit ose persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lypin.<\/p>\n<p>Sipas raportit, Policia e Kosov\u00ebs ka vazhduar q\u00eb disa prej k\u00ebtyre rasteve t&#8217;i trajtoj\u00eb si neglizhenc\u00eb ose abuzim prind\u00ebror, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i hetoj\u00eb si trafikim me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Autoritetet nuk i kan\u00eb hetuar t\u00eb gjitha rastet e lypjes s\u00eb detyruar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve si trafikim, nd\u00ebrsa mungesa e procedurave t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr identifikimin e viktimave mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb ato t\u00eb nd\u00ebshkohen p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb kryera si pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e shfryt\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se institucionet duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb identifikimin e viktimave t\u00eb mundshme dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mos nd\u00ebshkohen p\u00ebr veprime t\u00eb kryera n\u00ebn ndikimin ose detyrimin e trafikant\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025 u identifikuan 13 viktima<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, institucionet e Kosov\u00ebs identifikuan 13 viktima t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, krahasuar me 14 n\u00eb vitin paraprak. Sipas raportit, t\u00eb gjitha viktimat e identifikuara ishin shfryt\u00ebzuar p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb trafikimit seksual. Dy prej tyre ishin gra dhe 11 vajza, nd\u00ebrsa asnj\u00ebra nuk ishte shtetase e huaj.<\/p>\n<p>Raporti b\u00ebn t\u00eb ditur se institucionet ofruan strehim, kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, k\u00ebshillim, sh\u00ebrbime juridike dhe ndihm\u00eb p\u00ebr riatdhesim, n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>N\u00eb total, 18 viktima mor\u00ebn ndihm\u00eb p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet institucioneve qeveritare dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, nd\u00ebrsa institucionet e specializuara t\u00eb strehimit asistuan 10 viktima.<\/p>\n<p>DASH vler\u00ebson se mekanizmat e referimit t\u00eb viktimave funksionojn\u00eb mir\u00eb, por identifikimi i personave t\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebrmes lypjes s\u00eb detyruar mbetet i pamjaftuesh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Munges\u00eb e mb\u00ebshtetjes afatgjat\u00eb p\u00ebr riintegrim<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me identifikimin e viktimave, raporti evidenton mang\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb synojn\u00eb t&#8217;u mund\u00ebsojn\u00eb atyre t\u00eb rind\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn dhe t\u00eb arrijn\u00eb pavar\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>\u201cProgramet e riintegrimit pat\u00ebn sukses t\u00eb kufizuar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve dhe mund\u00ebsive t\u00eb pun\u00ebsimit p\u00ebr viktimat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb b\u00ebheshin financiarisht t\u00eb pavarura\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Qendrat p\u00ebr Pun\u00eb Sociale ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt viktima dhe veprojn\u00eb si kujdestare t\u00eb tyre ligjore. Megjithat\u00eb, ato p\u00ebrballen me munges\u00eb t\u00eb stafit dhe kapaciteteve p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi jan\u00eb evidentuar edhe n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr viktimat q\u00eb jan\u00eb trafikuar s\u00ebrish, p\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr terapi t\u00eb p\u00ebrshkruar nga psikiatrit dhe p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje afatgjat\u00eb psikosociale.<\/p>\n<p>Sipas raportit, k\u00ebto mang\u00ebsi tregojn\u00eb se mbrojtja e viktimave nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me identifikimin ose vendosjen e tyre n\u00eb strehimore. Ajo k\u00ebrkon sh\u00ebrbime t\u00eb vazhdueshme, mb\u00ebshtetje profesionale dhe mund\u00ebsi konkrete p\u00ebr riintegrim n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Rritet financimi p\u00ebr parandalimin e trafikimit<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e parandalimit, DASH evidenton rritje t\u00eb financimit nga institucionet e Kosov\u00ebs. P\u00ebr aktivitetet parandaluese, qeveria ndau 15.000 euro gjat\u00eb vitit 2025, krahasuar me 3.550 euro n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Institucionet organizuan aktivitete nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese p\u00ebr grupet e cenueshme, vazhduan funksionimin e linj\u00ebs telefonike kund\u00ebr trafikimit dhe nd\u00ebrmor\u00ebn masa p\u00ebr t\u00eb ulur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbime seksuale komerciale q\u00eb lidhen me shfryt\u00ebzimin e viktimave.<\/p>\n<p>Po ashtu, qeveria vazhdoi rregullimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb rekrutuesve t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe realizimin e inspektimeve t\u00eb rregullta n\u00eb vendet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti thekson se nuk \u00ebsht\u00eb raportuar trajnim i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr inspektor\u00ebt e pun\u00ebs lidhur me identifikimin e trafikimit me qenie njer\u00ebzore. Gjithashtu, nuk jan\u00eb raportuar raste t\u00eb referuara nga inspektorati te organet e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr trafikim t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2024\u20132025, raporti thekson se vler\u00ebsimi i qeveris\u00eb ka evidentuar objektiva t\u00eb p\u00ebrmbushur, t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb proces dhe disa q\u00eb nuk jan\u00eb zbatuar.<\/p>\n<p>Grat\u00eb, vajzat dhe f\u00ebmij\u00ebt mbeten grupet m\u00eb t\u00eb cenueshme<\/p>\n<p>N\u00eb profilin e trafikimit, raporti thekson se grat\u00eb dhe vajzat rekrutohen p\u00ebrmes premtimeve mashtruese p\u00ebr martes\u00eb ose pun\u00ebsim si valltare dhe k\u00ebng\u00ebtare, p\u00ebr t&#8217;u shfryt\u00ebzuar seksualisht n\u00eb sht\u00ebpi private, apartamente, klube nate dhe sallone masazhi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, f\u00ebmij\u00ebt nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera fqinje shfryt\u00ebzohen p\u00ebr lypje t\u00eb detyruar.<\/p>\n<p>Sipas DASH-it, viktima t\u00eb trafikimit seksual n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb edhe gra dhe vajza nga Shqip\u00ebria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu raste t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb viktimave t\u00eb huaja nga Shqip\u00ebria, Kolumbia, Meksika, Tajlanda dhe Venezuela n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shtetasit e Kosov\u00ebs p\u00ebrballen me trafikim seksual dhe pun\u00eb t\u00eb detyruar edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti i DASH-it vler\u00ebson se, ndon\u00ebse Kosova ka shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr luftimin e trafikimit me qenie njer\u00ebzore, nevojiten masa t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb forcuar ndjekjen penale, p\u00ebrmir\u00ebsuar identifikimin e viktimave dhe siguruar mbrojtje e riintegrim afatgjat\u00eb p\u00ebr personat e shfryt\u00ebzuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 tetor 2026 11:38 Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por ende p\u00ebrballet me mang\u00ebsi n\u00eb ndjekjen penale t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":67176,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-67175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 20 tetor 2026 11:38 Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por ende p\u00ebrballet me mang\u00ebsi n\u00eb ndjekjen penale t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-10-20T09:38:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175\",\"name\":\"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg\",\"datePublished\":\"2026-10-20T09:38:04+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg\",\"width\":1200,\"height\":550},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb -","og_description":"Prishtin\u00eb, 20 tetor 2026 11:38 Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por ende p\u00ebrballet me mang\u00ebsi n\u00eb ndjekjen penale t\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175","article_published_time":"2026-10-20T09:38:04+00:00","og_image":[{"width":1200,"height":550,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175","name":"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg","datePublished":"2026-10-20T09:38:04+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg","width":1200,"height":550},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=67175#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DASH: Kosova sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me njer\u00ebz, por sfidat vazhdojn\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg",1200,550,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-300x138.jpg",300,138,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-768x352.jpg",640,293,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-1024x469.jpg",640,293,true],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg",1200,550,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg",1200,550,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash.jpg",1200,550,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-1024x469.jpg",1024,469,true],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-720x530.jpg",720,530,true],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/dash-350x350.jpg",350,350,true]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=58\" rel=\"category\">Politik\u00eb<\/a>","tag_info":"Politik\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/67175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=67175"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/67175\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67177,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/67175\/revisions\/67177"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/67176"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=67175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=67175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=67175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}