{"id":65071,"date":"2026-09-16T14:37:56","date_gmt":"2026-09-16T12:37:56","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071"},"modified":"2026-09-16T14:37:56","modified_gmt":"2026-09-16T12:37:56","slug":"kurti-aktgjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-eshte-padrejtesi-e-papranueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071","title":{"rendered":"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 16 shtator 2026 14:37<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti e ka vler\u00ebsuar padrejt\u00ebsi t\u00eb papranueshme aktgjykimin e sot\u00ebm t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ku u shqiptuan d\u00ebnime prej 25 vjet\u00ebsh burgim ndaj Hashim Tha\u00e7it e Jakup Krasniqi, 18 vjet\u00ebsh p\u00ebr Kadri Veselin dhe 13 vjet\u00ebsh p\u00ebr Rexhel Selimin.<\/p>\n<p>\u201cShpallja fajtor\u00eb dhe d\u00ebnimi kaq i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr ish krer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme, nd\u00ebshkim i madh dhe i d\u00ebmsh\u00ebm. Aktgjykimi mund t\u00eb jet\u00eb shqiptuar formalisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, por kjo formul\u00eb e zbraz\u00ebt nuk duhet ngat\u00ebrruar me vullnetin e popullit\u201d, ka theksuar Kurti p\u00ebrmes nj\u00eb videomesazhi.<\/p>\n<p>A ka th\u00ebn\u00eb se ky aktgjykim patjet\u00ebr duhet ndryshuar dhe korrigjuar n\u00eb shkall\u00ebn e apelit dhe at\u00eb sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb v\u00ebshtira, jemi pran\u00eb familjeve t\u00eb ish krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve \u00e7lirimtar\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje Kurti.<\/p>\n<p>Shpallja fajtor\u00eb dhe d\u00ebnimi kaq i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr ish krer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme, nd\u00ebshkim i madh dhe i d\u00ebmsh\u00ebm. Aktgjykimi mund t\u00eb jet\u00eb shqiptuar formalisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, por kjo formul\u00eb e zbraz\u00ebt nuk duhet ngat\u00ebrruar me vullnetin e popullit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky aktgjykim patjet\u00ebr duhet ndryshuar dhe korrigjuar n\u00eb shkall\u00ebn e apelit dhe at\u00eb sa m\u00eb par\u00eb. N\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb v\u00ebshtira, jemi pran\u00eb familjeve t\u00eb ish krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve \u00e7lirimtar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb, me akuzat n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs nga deputeti rus Konstantin Kosa\u00e7ev dhe ai serb Millosh Alligrudiq filloi gjith\u00e7ka m\u00eb 15 prill 2008, por ne duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb asgj\u00eb nuk p\u00ebrfundoi sot m\u00eb 16 shtator 2026. Asgj\u00eb prej pretendimeve e akuzave t\u00eb ekzagjeruara e absurde mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb arsyetuar ngritja e Dhomave t\u00eb Specializuara, duke nisur prej Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Verdh\u00eb e trafikimit t\u00eb organeve, nuk ka mundur t\u00eb ngritej nga vet\u00eb Prokuroria, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, aktgjykimi i sot\u00ebm i Dhomave t\u00eb Specializuara rr\u00ebzoi pretendimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka mbetur n\u00eb aktakuz\u00eb: se U\u00c7K-ja kishte kryer nj\u00eb sulm t\u00eb gjer\u00eb dhe sistematik kund\u00ebr nj\u00eb popullsie civile. Po ashtu, u pa qart\u00eb se ky proces nuk ishte gjykim p\u00ebr legjitimitetin apo past\u00ebrtin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Gjithashtu nuk u konstatua as kushti m\u00eb themelor p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. P\u00ebrfundimet d\u00ebnuese lidhen me akuza t\u00eb caktuara p\u00ebr krime lufte, p\u00ebrfshir\u00eb tortur\u00ebn e personave t\u00eb konsideruar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb regjimit serb. K\u00ebto jan\u00eb konstatime t\u00eb padrejta, por nuk jan\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe do t\u2019i n\u00ebnshtrohen shqyrtimit n\u00eb apel.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Padrejt\u00ebsia e akuzave t\u00eb Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje jo vet\u00ebm brenda Kosov\u00ebs, por edhe jasht\u00eb saj. P\u00ebr karakterin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare dhe t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb d\u00ebshmuan para vet\u00eb Gjykat\u00ebs edhe personalitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb e kishin njohur konfliktin nga af\u00ebr. Ata p\u00ebrshkruan U\u00c7K-n\u00eb si p\u00ebrgjigje ndaj dekadave t\u00eb shtypjes s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe kund\u00ebrshtuan pretendimin se ajo ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr spastrim etnik; gjithashtu ata d\u00ebshmuan kund\u00ebr tez\u00ebs s\u00eb nj\u00eb komande t\u00eb centralizuar q\u00eb kontrollonte \u00e7do veprim n\u00eb terren. K\u00ebto d\u00ebshmi erdh\u00ebn nga njer\u00ebz q\u00eb pan\u00eb luft\u00ebn nga pozita t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe q\u00eb d\u00ebshmuan p\u00ebr karakterin e saj \u00e7lirimtar. Kritikat e tyre, t\u00eb argumentuara n\u00eb detaje, e n\u00ebnvizojn\u00eb se vendimi i sot\u00ebm mb\u00ebshtetet mbi themele thelb\u00ebsisht t\u00eb pasakta, si nga pik\u00ebpamja historike, ashtu edhe ajo ligjore. Si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb prej fillimit t\u00eb k\u00ebtij procesi, Qeveria do t\u00eb vazhdoj\u00eb, me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb i ka n\u00eb dispozicion, t&#8217;i mb\u00ebshtes\u00eb t\u00eb akuzuarit n\u00eb procesin e apelit, ku presim korrigjimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky aktgjykim nuk mund t\u00eb lexohet jasht\u00eb historis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lindi U\u00c7K-ja. U\u00c7K-ja nuk ishte zgjedhja e nj\u00eb populli q\u00eb k\u00ebrkonte luft\u00eb, por p\u00ebrgjigjja e nj\u00eb populli q\u00eb, i shtypur dhe i k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij, k\u00ebrkonte liri. Populli shqiptar i Kosov\u00ebs p\u00ebrjetoi heqjen e autonomis\u00eb, p\u00ebrjashtimin nga institucionet, d\u00ebbimin nga vendet e pun\u00ebs, shkollat dhe universiteti, burgosjet, torturat dhe vrasjet. M\u00eb pas erdh\u00ebn masakrat, djegia e vendbanimeve, d\u00ebbimi masiv i qindra mij\u00ebra njer\u00ebzve nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe gjenocidi. Kjo vuajtje nuk ishte sfondi i rast\u00ebsish\u00ebm i luft\u00ebs, por realiteti q\u00eb e b\u00ebri q\u00ebndres\u00ebn \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vuajtje njer\u00ebzore nuk duhet mohuar apo zvog\u00ebluar. Por, po aq e padrejt\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb konstatimet p\u00ebr veprime t\u00eb caktuara t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb aktakuz\u00eb kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb dhe n\u00eb gjykim t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs lindi si p\u00ebrgjigje ndaj shtypjes s\u00eb nj\u00eb regjimi gjenocidal dhe luftoi p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb karakteri politik dhe historik i saj, dhe as arkitektura selektive e nj\u00eb mekanizmi gjyq\u00ebsor, as nj\u00eb aktgjykim i tij, nuk mund ta zhb\u00ebjn\u00eb at\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb, nga mesi i shekullit XIX e deri te vitet e fundit t\u00eb shekullit XX, nga instancat e ndryshme por gjithnj\u00eb t\u00eb larta, shtet\u00ebrore e politike, akademike e pseudo shkencore t\u00eb Serbis\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrpiluar 24 programe p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara u krijuan me nj\u00eb mandat t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, por mandati dhe veprimtaria e tyre e p\u00ebrqendruan drejt\u00ebsin\u00eb vet\u00ebm mbi nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. Kur n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve gjenden vet\u00ebm pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb etnie, nd\u00ebrsa aparati shtet\u00ebror q\u00eb kreu masakra, d\u00ebbime dhe krime gjenocidale mbetet jasht\u00eb juridiksionit, krijohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme pamja e nj\u00eb drejt\u00ebsie nj\u00ebetnike. K\u00ebt\u00eb ndjesi e ka thelluar edhe transparenca e munguar e nj\u00eb procesi, pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb zhvilluar larg syrit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb mekaniz\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm te pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb populli apo bashk\u00ebsie etnike, nd\u00ebrsa krimet gjenocidale t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr mbeten jasht\u00eb ndjekjes efektive, krijon shqet\u00ebsime serioze lidhur me barazin\u00eb para ligjit, paanshm\u00ebrin\u00eb objektive dhe legjitimitetin e vet\u00eb institucionit. Drejt\u00ebsia selektive mbi baza etnike bie ndesh me parimin themelor se drejt\u00ebsia jo vet\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb e paanshme, por edhe duhet t\u00eb perceptohet si e till\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin n\u00eb procedur\u00ebn e apelit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb plot\u00eb, dinjitoze dhe institucionale. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe besim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar nj\u00eb aktgjykim q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sot u gjykuan akuza dhe veprime t\u00eb caktuara; nuk u gjykua dhe nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet arsyeja pse lindi U\u00c7K-ja e as t\u00eb njolloset ajo. Sepse kur atdheu nuk duroi m\u00eb gjakatar\u00eb, ai thirri \u00e7lirimtar\u00eb, dhe emri i tyre ishte Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 16 shtator 2026 14:37 Kryeministri Albin Kurti e ka vler\u00ebsuar padrejt\u00ebsi t\u00eb papranueshme aktgjykimin e sot\u00ebm t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj kat\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":65072,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-65071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 16 shtator 2026 14:37 Kryeministri Albin Kurti e ka vler\u00ebsuar padrejt\u00ebsi t\u00eb papranueshme aktgjykimin e sot\u00ebm t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj kat\u00ebr\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-09-16T12:37:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071\",\"name\":\"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg\",\"datePublished\":\"2026-09-16T12:37:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg\",\"width\":780,\"height\":500},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme -","og_description":"Prishtin\u00eb, 16 shtator 2026 14:37 Kryeministri Albin Kurti e ka vler\u00ebsuar padrejt\u00ebsi t\u00eb papranueshme aktgjykimin e sot\u00ebm t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj kat\u00ebr","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071","article_published_time":"2026-09-16T12:37:56+00:00","og_image":[{"width":780,"height":500,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071","name":"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg","datePublished":"2026-09-16T12:37:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg","width":780,"height":500},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=65071#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg",780,500,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4-300x192.jpg",300,192,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4-768x492.jpg",640,410,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg",640,410,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg",780,500,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg",780,500,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg",780,500,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4.jpg",780,500,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4-720x500.jpg",720,500,true],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/733838-zUaOkrQlc4-350x350.jpg",350,350,true]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/65071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=65071"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/65071\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65073,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/65071\/revisions\/65073"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/65072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=65071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=65071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=65071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}