{"id":62151,"date":"2026-08-20T15:15:20","date_gmt":"2026-08-20T13:15:20","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151"},"modified":"2026-08-20T15:15:20","modified_gmt":"2026-08-20T13:15:20","slug":"apeli-verteton-denimin-me-nga-15-vjet-burgim-per-ivica-rajkoviq-dhe-dragan-deniq-per-dhunim-seksual-e-krime-tjera-gjate-luftes-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151","title":{"rendered":"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 gusht 2026\u00a015:13<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb me t\u00eb cilin t\u00eb akuzuarit Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq u d\u00ebnuan me nga 15 vjet burgim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrimet e luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile\u201d, duke refuzuar ankesat e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktgjykimi d\u00ebnues nga Themelorja ishte shpallur m\u00eb 28 korrik 2025, nd\u00ebrkaq ky gjykim \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb munges\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij aktgjykimi, kishte parashtruar ankes\u00eb mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit Ivica Rajkoviq, avokati Ljubinko Todoroviq, duke kund\u00ebrshtuar gjendjen faktike t\u00eb v\u00ebrtetuar nga shkalla e par\u00eb, me propozim se i akuzuari t\u00eb lirohet nga faj\u00ebsia.<\/p>\n<p>Po ashtu, ankes\u00eb ka paraqitur edhe mbrojt\u00ebsja e t\u00eb pandehurit Dragan Deniq, avokatja Milka Millosavljeviq, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, shkeljes s\u00eb Ligjit Penal dhe lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb d\u00ebnimit, me propozim q\u00eb i pandehuri t\u00eb lirohet apo l\u00ebnda t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim dhe rivendosje.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, avokatja Makifete Saliuka, parashtroi ankes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb zbatimit t\u00eb gabuar t\u00eb Ligjit Penal lidhur me sanksionin penal, me propozim se Apeli ta ndryshoj\u00eb aktgjykimin e ankimuar dhe t\u00eb pandehurve Rajkoviq dhe Deniq t\u2019i shqiptoj\u00eb d\u00ebnim me burgim nga 20 vjet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Prokuroria e Apelit me an\u00eb t\u00eb parashtres\u00ebs kishte propozuar se ankesat e avokat\u00ebve Todoroviq dhe Millosavljeviq t\u00eb refuzohen si t\u00eb pabazuara, kurse t\u00eb aprovohet si e bazuar ankesa e avokates Saliuka p\u00ebr vendimin mbi d\u00ebnimin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, edhe n\u00eb seanc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Apelit t\u00eb mbajtur m\u00eb 4 qershor 2026, pal\u00ebt mbrojt\u00ebse kan\u00eb deklaruar se mbeten n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pran\u00eb ankesave t\u00eb paraqitura me shkrim.<\/p>\n<p>Gjetjet e Apelit lidhur me pretendimet e mbrojt\u00ebsve:<\/p>\n<p>Fillimisht, Apeli konstatoi se shkalla e par\u00eb ka vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozit\u00ebn ligjore p\u00ebr gjykimin n\u00eb munges\u00eb, pasi u v\u00ebrtetua se t\u00eb pandehurit nuk jan\u00eb t\u00eb arritsh\u00ebm p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkalla e dyt\u00eb pas analizimit t\u00eb pretendimeve ankimore t\u00eb mbrojtjes gjen se n\u00eb dispozitiv t\u00eb aktgjykimit jan\u00eb p\u00ebrshkruar qart\u00eb t\u00eb gjitha elementet e vepr\u00ebs penale, andaj sipas Apelit, dispozitivi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, i kuptuesh\u00ebm dhe i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, sa i p\u00ebrket pretendimit p\u00ebr v\u00ebrtetim t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, Apeli konstaton se Themelorja ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjithanshme t\u00eb secil\u00ebs prov\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7, si dhe n\u00eb nd\u00ebrlidhje me provat tjera.<\/p>\n<p>\u201cDuke arritur n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi provash se t\u00eb pandehurit bashk\u00eb me persona tjer\u00eb t\u00eb uniformuar dhe armatosur, duke p\u00ebrdoruar forc\u00ebn e kan\u00eb dhunuar seksualisht viktim\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb dispozititv t\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar\u201d, thuhet n\u00eb vendim t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Po, ashtu, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ka konstatuar se nuk q\u00ebndrojn\u00eb pretendimet e mbrojt\u00ebsit t\u00eb pandehurit Rajkoviq, avokatit Todoroviq, se d\u00ebshmitar\u00ebt e propozuar nga Prokuroria nuk e kan\u00eb identifikuar t\u00eb mbrojturin e tij p\u00ebr arsye se viktima e drejp\u00ebrdrejt\u00eb e vepr\u00ebs penale ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb pandryshuesh\u00ebm duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshkrime t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb personave q\u00eb e kan\u00eb sulmuar, n\u00eb t\u00eb gjitha deklaratat e saj dhe e ka identifikuar at\u00eb edhe me fotografi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Apeli konstatoi se nuk q\u00ebndrojn\u00eb as pretendimet nga mbrojt\u00ebsja e t\u00eb pandehurit Deniq, avokatja Millosavljeviq se nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar i pandehuri, pasi q\u00eb n\u00eb deklaratat e viktim\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpjeguar qart\u00eb se ka qen\u00eb pik\u00ebrisht Deniq, ai i cili e kishte t\u00ebrhequr zvarr\u00eb n\u00eb dhom\u00eb dhe kishte kryer aktin e dhunimit seksual duke e identifikuar t\u00eb nj\u00ebjtin edhe n\u00eb fotografi.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vendim thuhet se edhe d\u00ebshmitari okular i ngjarjes kishte deklaruar se vazhdimisht i ka njohur t\u00eb pandehurit Rajkoviq dhe Deniq edhe para luft\u00ebs pasi kishin punuar si polic\u00eb, dhe duke treguar madje edhe vendin e sakt\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurit Rajkoviq.<\/p>\n<p>Tutje, sipas Apelit, nuk q\u00ebndron as pretendimi ankimor se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me sakt\u00ebsi koha e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale sepse n\u00eb arsyetim t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Themelores kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb trajtuar ve\u00e7an\u00ebrisht dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb v\u00ebrtetohet data e sakt\u00eb kur ka ndodhur ngjarja, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet se ka ndodhur n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit maj t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Andaj, Apeli gjen se mungesa e p\u00ebrcaktimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb sakt\u00eb nuk e b\u00ebn t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebrshkrimin faktik t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe as nuk e cenon t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Apeli, t\u00eb pabazuara i ka konsideruar edhe pretendimet e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb pandehurit Deniq se mungojn\u00eb provat materiale, si ADN-ja apo raportet mjek\u00ebsore-forenzike, t\u00eb cilat v\u00ebrtetojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb tij, me arsyetimin se p\u00ebrmes deklarat\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb rastit dhe d\u00ebshmitar\u00ebve okular\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar fakti i dhunimit t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebt\u00eb fakt sipas Apelit, e v\u00ebrteton edhe njohja e statusit t\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale, t\u00eb viktim\u00ebs se rastit nga Komisioni Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Personave t\u00eb Dhunuar gjat\u00eb Luft\u00ebs \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjykata ka vler\u00ebsuar se mungesa e provave materiale, si\u00e7 jan\u00eb provat mjek\u00ebsore apo forenzike, nuk e cenon besueshm\u00ebrin\u00eb e deklarimit t\u00eb viktim\u00ebs, pasi rrethanat e konfliktit t\u00eb armatosur, zhvendosjet e popullsis\u00eb civile dhe gjendja e pasiguris\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kan\u00eb ndikuar q\u00eb sigurimi i provave t\u00eb tilla t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb ose i pamundur\u201d, thuhet n\u00eb vendim t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit gjen se pretendimet ankimore t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr shkelje t\u00eb Ligjit Penal jan\u00eb t\u00eb pabazuara dhe shton se n\u00eb rastin konkret, veprimet e kryera ndaj viktim\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb integritetit fizik dhe psikologjik t\u00eb saj dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trajtim \u00e7njer\u00ebzor ndaj nj\u00eb personi civil gjat\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Vendimi i Apelit, thot\u00eb se deklaratat e viktim\u00ebs dhe d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, v\u00ebrtetojn\u00eb se t\u00eb pandehurit Rajkoviq dhe Deniq kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e forcave policore serbe dhe nga p\u00ebrshkrimi i vepr\u00ebs penale n\u00eb aktakuz\u00eb rezulton dyshimi i bazuar se ata s\u00eb bashku me persona tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kryerjen e dhun\u00ebs fizike dhe seksuale ndaj viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj, Gjykata e Apelit vler\u00ebson se jan\u00eb p\u00ebrmbushur elementet e bashk\u00ebkryerjes, pasi veprimet penale jan\u00eb kryer nga disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb armatosur t\u00eb forcave policore serbe q\u00eb kan\u00eb vepruar s\u00eb bashku dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar dhe secili prej tyre kan\u00eb kontribuar n\u00eb realizimin e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, pretendimet se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb indiviualizimi i veprimeve t\u00eb t\u00eb pandehur\u00ebve, po ashtu jan\u00eb t\u00eb pabazuara, sepse sipas Apelit, nga dispozitivi i aktgjykimit rezulton se p\u00ebr secilin t\u00eb pandehur jan\u00eb p\u00ebrshkruar veprimet konkrete q\u00eb i atribuohen.<\/p>\n<p>Specifikisht, theksohet q\u00eb aktakuza shpjegon veprimet s\u00eb pari t\u00eb t\u00eb pandehurit Deniq, i cili ka marr\u00eb me forc\u00eb viktim\u00ebn duke p\u00ebrdorur dhun\u00eb fizike dhe duke kryer aktin e par\u00eb t\u00eb dhunimit seksual, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb pandehurin Rajkoviq shpjegohen veprimet e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tij n\u00eb kryerjen e dhunimit seksual ndaj viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e secilit t\u00eb pandehur \u00ebsht\u00eb individualizuar qart\u00eb dhe nuk ekziston paqart\u00ebsi lidhur me veprimet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shpall fajtor\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb vendim t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Andaj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rrethanave Apeli, konstaton se Themelorja ka zbatuar drejt Ligjin Penal dhe se n\u00eb rastin konkret jan\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb gjitha elementet e vepr\u00ebs penale \u201cKrime kund\u00ebr popullsis\u00eb civile\u201d.<\/p>\n<p>Apeli ka vler\u00ebsuar se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me rastin e caktimit t\u00eb llojit dhe lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb d\u00ebnimit ndaj t\u00eb pandehurve Rajkoviq dhe Deniq, ka zbatuar drejt dispozitat p\u00ebr matjen e d\u00ebnimit dhe ka vler\u00ebsuar t\u00eb gjitha rrethanat relevante.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, n\u00eb arsyetim t\u00eb aktgjykimit gjenden vler\u00ebsimet e rrethanave leht\u00ebsuese, p\u00ebr t\u00eb cilat Themelorja ka vler\u00ebsuar se nuk ekziston ndonj\u00eb rrethan\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb leht\u00ebsuese dhe rrethanat r\u00ebnduese n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar natyra, pesha dhe shkalla e lart\u00eb e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs penale, vlerat e mbrojtura t\u00eb cenuara, m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale dhe ve\u00e7an\u00ebrisht pasojat e r\u00ebnda t\u00eb shkaktuara ndaj viktim\u00ebs t\u00eb cilat i vuan edhe sot.<\/p>\n<p>Po ashtu, si rrethan\u00eb r\u00ebnduese, Apeli e ka v\u00ebrtetuar edhe faktin se viktima \u00ebsht\u00eb dhunuar nga nj\u00eb grup personash n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin serioz p\u00ebr jet\u00ebn e saj, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj dhe n\u00eb pranin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, i cili ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Andaj, Apeli ka konstatuar se pretendimet e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb pandehurit Deniq, p\u00ebr rrethanat leht\u00ebsuese q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb munges\u00ebn e d\u00ebnimeve t\u00eb m\u00ebparshme, rrethanat familjare dhe kalimin e nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohore nga kryerja e vepr\u00ebs penale, nuk mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj rrethanave r\u00ebnduese t\u00eb konstatuara.<\/p>\n<p>Kolegji penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit po ashtu ka vler\u00ebsuar edhe ankes\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsues s\u00eb pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, avokates Makifete Saliuka dhe gjeti se ankesa nuk \u00ebsht\u00eb e lejuar p\u00ebr arsye se i d\u00ebmtuari nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb ankes\u00eb p\u00ebr sanksionin penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKrimet e luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb t\u00eb akuzuar t\u00eb pandehurit Rajkoviq dhe Deniq.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, ankes\u00eb t\u00eb till\u00eb mund t\u00eb ushtrohet p\u00ebr veprat penale: trafikim me qenie njer\u00ebzore, dhun\u00ebn n\u00eb familje, kund\u00ebr jet\u00ebs dhe trupit, kund\u00ebr integritetit seksual, kund\u00ebr siguris\u00eb s\u00eb trafikut publik dhe p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn pasurore-juridike kur i akuzuari shpallet fajtor, si dhe p\u00ebr shpenzimet e procedur\u00ebs penale q\u00eb nd\u00ebrlidhen me t\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, pas shqyrtimit t\u00eb t\u00eb gjitha pretendimeve ankimore t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb t\u00eb pandehurve dhe vler\u00ebsimit t\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar, konstatoi se aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, jan\u00eb zbatuar drejt dispozitat p\u00ebr gjykim n\u00eb munges\u00eb, gjendja faktike \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar drejt dhe plot\u00ebsisht. dhe se Ligji Penal \u00ebsht\u00eb zbatuar drejt si n\u00eb cil\u00ebsim t\u00eb vepr\u00ebs penale edhe n\u00eb caktim t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Vendimi i Apelit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga kolegji i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej: Avni Mehmetit- kryetar i Kolegjit t\u00eb Apelit, Albina Shabani-Rama dhe Valon Kurtaj- an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), n\u00eb 27 n\u00ebntor 2023 ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj t\u00eb pandehurve Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave policore t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s m\u00eb 24 mars 1999, gjat\u00eb nj\u00eb sulmi t\u00eb gjer\u00eb dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kund\u00ebr popullat\u00ebs civile shqiptare n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nj\u00ebsiti, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb d\u00ebbimin e popullat\u00ebs civile shqiptare, pla\u00e7kitjen e tyre, kryerjen e dhun\u00ebs fizike dhe psiqike ndaj tyre.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se me p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs dhe veprimeve tjera \u00e7njer\u00ebzore kan\u00eb kryer dhunim seksual ndaj gruas s\u00eb nacionalitetit shqiptar.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKrime kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d nga neni 143, par.1, n\u00ebnpar.1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 gusht 2026\u00a015:13 Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb me t\u00eb cilin t\u00eb akuzuarit Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":62152,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-62151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 20 gusht 2026\u00a015:13 Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb me t\u00eb cilin t\u00eb akuzuarit Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-08-20T13:15:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"750\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"375\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151\",\"name\":\"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg\",\"datePublished\":\"2026-08-20T13:15:20+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg\",\"width\":750,\"height\":375},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb -","og_description":"Prishtin\u00eb, 20 gusht 2026\u00a015:13 Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb me t\u00eb cilin t\u00eb akuzuarit Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151","article_published_time":"2026-08-20T13:15:20+00:00","og_image":[{"width":750,"height":375,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151","name":"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg","datePublished":"2026-08-20T13:15:20+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg","width":750,"height":375},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=62151#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Apeli v\u00ebrteton d\u00ebnimin me nga 15 vjet burgim p\u00ebr Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq p\u00ebr dhunim seksual e krime tjera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",750,375,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005-300x150.jpg",300,150,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",640,320,false],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",640,320,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",750,375,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",750,375,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",750,375,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005.jpg",750,375,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005-720x375.jpg",720,375,true],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/IMG-20260820-WA0005-350x350.jpg",350,350,true]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=62151"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62154,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/62151\/revisions\/62154"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/62152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=62151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=62151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=62151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}