{"id":61932,"date":"2026-08-19T11:54:34","date_gmt":"2026-08-19T09:54:34","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932"},"modified":"2026-08-19T11:54:34","modified_gmt":"2026-08-19T09:54:34","slug":"shqipja-zberthyese-e-familjes-indo-evropiane-dhe-rindertimit-te-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932","title":{"rendered":"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 19 gusht 2026 11:53<\/p>\n<p>Perspektiva gjenetike, ajo gjeo-sociale dhe universaliste jan\u00eb pik\u00ebpamjet prej nga gjuh\u00ebtari amerikan, Brian Joseph, nis p\u00ebr t\u00eb shpalosur ligj\u00ebrat\u00ebn e tij n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Seminarit p\u00ebr Gjuh\u00ebn, Let\u00ebrsin\u00eb dhe Kultur\u00ebn Shqiptare n\u00eb Prishtin\u00eb. Profesori \u201cEmeritus\u201d i Universitetit t\u00eb Ohios, gjuh\u00ebtar i rangut bot\u00ebror ka shpalosur studimin q\u00eb midis tjerash shp\u00ebrfaq se si shqipja jep informacione p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb indo-evropiane e po ashtu p\u00ebr rind\u00ebrtimin e k\u00ebsaj familjeje.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tri perspektiva n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave shqipja jep informacione p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb indo-evropiane e po ashtu p\u00ebr rind\u00ebrtimin e k\u00ebsaj familjeje. Perspektiva gjenetike, ajo gjeo-sociale dhe universaliste jan\u00eb pik\u00ebpamjet prej nga gjuh\u00ebtari amerikan, Brian Joseph, nis p\u00ebr t\u00eb shpalosur ligj\u00ebrat\u00ebn e tij n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Seminarit p\u00ebr Gjuh\u00ebn, Let\u00ebrsin\u00eb dhe Kultur\u00ebn Shqiptare n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn \u201cOra e Rexhep Ismajlit\u201d dhe q\u00eb mbahet n\u00eb sall\u00ebn \u201cIdriz Ajeti\u201d \u2013 n\u00eb nderim t\u00eb dy prej shtyllave t\u00eb albanologjis\u00eb, Joseph ka shpalosur tem\u00ebn \u201cTri perspektivat e shqipes \u2013 Shqipja si gjuh\u00eb indo-evropiane, shqipja si gjuh\u00eb ballkanike dhe shqipja si gjuh\u00eb njer\u00ebzore\u201d. Profesori \u201cEmeritus\u201d i Universitetit t\u00eb Ohios, gjuh\u00ebtar i rangut bot\u00ebror, ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7do gjuh\u00eb njer\u00ebzore, si objekt studimi, i ofron studiuesit t\u00eb pakt\u00ebn tri m\u00ebnyra p\u00ebr ta par\u00eb kontributin shkencor q\u00eb ajo mund t\u00eb jap\u00eb. Sipas Joseph-it, i cili ka mbrojtur doktorat\u00ebn n\u00eb \u201cHarvard\u201d m\u00eb 1978, shqipja nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim dhe edhe ajo ofron t\u00eb nj\u00ebjtin lloj k\u00ebndv\u00ebshtrimi t\u00eb trefisht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebndv\u00ebshtrimi gjenetik\/gjenealogjik: shqipja si gjuh\u00eb indo-evropiane dhe, rrjedhimisht, si pjes\u00eb e familjes s\u00eb gjuh\u00ebve indo-evropiane; ajo na informon p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb indo-evropiane dhe p\u00ebr pik\u00ebn fillestare t\u00eb rind\u00ebrtuar t\u00eb k\u00ebsaj familjeje, proto-indo-evropianishten, duke na shtuar k\u00ebshtu njohurit\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si gjuh\u00ebt ndryshojn\u00eb me kalimin e koh\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Te k\u00ebndv\u00ebshtrimi gjeo-social ka th\u00ebn\u00eb se shqipja, si gjuh\u00eb ballkanike dhe, rrjedhimisht, si pjes\u00eb e \u201cBalkan Sprachbund\u201d, jep informacione p\u00ebr sociolinguistik\u00ebn historike t\u00eb Ballkanit dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ndihmon t\u00eb kuptohet m\u00eb mir\u00eb kontakti gjuh\u00ebsor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kurse sa i p\u00ebrket perspektiv\u00ebs universaliste, Joseph ka th\u00ebn\u00eb se shqipja, si gjuh\u00eb njer\u00ebzore dhe, rrjedhimisht, si gjuh\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin e kuptimit mbi gramatik\u00ebn universale dhe tipologjin\u00eb gjuh\u00ebsore, ndihmon t\u00eb vihen n\u00eb prov\u00eb kufijt\u00eb e nocionit t\u00eb \u201cgjuh\u00ebs njer\u00ebzore t\u00eb mundshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi im k\u00ebtu sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb jap shembuj t\u00eb m\u00ebnyrave se si k\u00ebto perspektiva t\u00eb ndryshme mbi shqipen ndri\u00e7ojn\u00eb kuptimin ton\u00eb si p\u00ebr vet\u00eb shqipen, ashtu edhe p\u00ebr fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Joseph, i cili, sa i p\u00ebrket pesh\u00ebs s\u00eb studiuesve t\u00eb sivjetsh\u00ebm n\u00eb Seminar, \u00ebsht\u00eb i pari. Sipas tij, nj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i shqipes n\u00eb gjuh\u00ebsin\u00eb indo-evropiane dhe n\u00eb kuptimin p\u00ebr form\u00ebn e proto-gjuh\u00ebs lidhet me rind\u00ebrtimin e disa bashk\u00ebting\u00eblloreve. Ka marr\u00eb shembull palatalen \u201c*\u1e31\u201d, velaren \u201c*k\u201d dhe labio-velaren \u201c*k\u02b7\u201d. Duke zgjeruar shembullin, ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrputhjet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebta tinguj ndahen n\u00eb tri grupe t\u00eb dallueshme, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mjedis fonologjik. Ka th\u00ebn\u00eb se shumica e deg\u00ebve t\u00eb familjes indo-evropiane kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dallim dypjes\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cKjo i shtyu shum\u00eb indo-evropianist\u00eb t\u00eb postulonin ndarjen \u2018satem-centum\u2019 si nj\u00eb ndarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dialektore brenda familjes, nj\u00eb \u2018izoglos\u00eb\u2019 (kufi v.j.) t\u00eb hershme dhe nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e diferencimi nd\u00ebrmjet deg\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb familjes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Joseph. Sipas k\u00ebtij studiuesi, zbulimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1987 nga Craig Melchert, se luvishtja, nj\u00eb gjuh\u00eb indo-evropiane e deg\u00ebs anatoliane, e njohur vet\u00ebm pasi u deshifrua hititishtja n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, kishte nj\u00eb kontrast t\u00eb trefisht\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb indo-evropianist\u00eb tani t\u00eb pranojn\u00eb rind\u00ebrtimin e proto-indo-evropianishtes me tri guturale t\u00eb dallueshme. Ka paraqitur shembujt e Holger Pedersen-it t\u00eb vitit 1900, ku tregohej se shqipja kishte rezultate t\u00eb dallueshme.<\/p>\n<p>\u201cShumica e indo-evropianist\u00ebve evropian\u00eb, duke ndjekur q\u00ebndrimin e Antoine Meillet, studiuesit t\u00eb famsh\u00ebm francez dhe indo-evropianistit kryesor t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb thelb e shp\u00ebrfill\u00ebn Pedersen-in n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe nuk e mor\u00ebn seriozisht k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi nga shqipja. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur, ndoshta, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb antipatie irracionale dhe, sinqerisht, deri diku raciste ndaj Ballkanit osman dhe shqiptar\u00ebve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Ka shtuar se Eric Hamp, n\u00eb vitin 1999, gjat\u00eb nj\u00eb ligj\u00ebrate p\u00ebr shqipen n\u00eb Universitetin e Ohios, n\u00ebp\u00ebrmjet shprehjes idiomatike p\u00ebr\u00e7muese: \u201cSatem \u2013 Centum \u2013 Shmentum!\u201d, e kishte mbyllur diskutimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, derisa ka folur p\u00ebr shqipen n\u00eb perspektiv\u00ebn gjeo-sociale, ka th\u00ebn\u00eb se ajo jep kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb studimin e kontaktit gjuh\u00ebsor dhe, n\u00eb fakt, ndihmon n\u00eb zgjidhjen e nj\u00eb debati midis gjuh\u00ebtar\u00ebve q\u00eb studiojn\u00eb situatat e kontaktit gjuh\u00ebsor: a mund t\u00eb ket\u00eb huazim t\u00eb gramatik\u00ebs?<\/p>\n<p>\u201cShqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018lojtare\u2019 ky\u00e7e n\u00eb kontaktin midis fol\u00ebsve t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb ndryshme n\u00eb Ballkan dhe, ndon\u00ebse ajo ndan shum\u00eb tipare me gjuh\u00ebt fqinje, nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e qart\u00eb se cili ka qen\u00eb drejtimi i konvergjenc\u00ebs s\u00eb shkaktuar nga kontakti, apo n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kontakt gjuh\u00ebsor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Sipas Joseph-it, ndoshta tipari n\u00eb fjal\u00eb ka ardhur si rezultat i faktor\u00ebve thjesht t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb secil\u00ebn gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy argument \u00ebsht\u00eb mbrojtur nga disa ballkanolog\u00eb, p\u00ebr shembull, n\u00eb lidhje me humbjen e paskajores\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Menj\u00ebher\u00eb ka shtuar se, n\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, konvergjenca n\u00eb Ballkan, e cila p\u00ebrfshin z\u00ebvend\u00ebsimin e paskajores me fjali t\u00eb varura me folje n\u00eb trajt\u00eb t\u00eb shtjelluar, nuk do t\u00eb ishte \u00e7\u00ebshtje e ndryshimit sintaksor t\u00eb shkaktuar nga kontakti.<\/p>\n<p>\u201cPor ekziston nj\u00eb nd\u00ebrtim gramatikor q\u00eb gjendet n\u00eb shqip dhe n\u00eb greqisht, i cili nuk mund t\u00eb shpjegohet si rezultat i faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb greqishtes, sepse n\u00eb greqisht ai nuk gjendet askund tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb relativisht t\u00eb vog\u00ebl ku ka pasur kontakt midis greqishtes dhe shqipes\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, situat\u00ebn e ka elaboruar me nj\u00eb shembull t\u00eb foljeve \u201cha\u201d dhe \u201cpi\u201d, konkretisht me fjalit\u00eb: \u201cKam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ha\u201d (fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb: \u201cmua m\u00eb hahet\u201d) dhe \u201cKam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb pi\u201d (fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb: \u201cmua m\u00eb pihet\u201d).<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, ky nd\u00ebrtim nuk gjendet askund n\u00eb greqisht, ndon\u00ebse greqishtja i ka t\u00eb gjitha \u2018pjes\u00ebt\u2019 e nevojshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shprehje t\u00eb till\u00eb, pra p\u00ebremrat e shkurt\u00ebr vetor\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb kundrinorit, nj\u00eb form\u00eb sintetike t\u00eb z\u00ebrit jovepror dhe p\u00ebrdorimin jopersonal t\u00eb foljeve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Ka shtuar se, megjithat\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth Kastorias, n\u00eb Greqi, e cila ndodhet vet\u00ebm 35 kilometra nga kufiri me Shqip\u00ebrin\u00eb, gjendet ekuivalenti i shqipes: \u201cm\u00eb hahet\u201d. Ka th\u00ebn\u00eb se ky nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zhvillim i brendsh\u00ebm i greqishtes, sepse, po t\u00eb ishte i till\u00eb, do t\u00eb gjendej edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs greqishtfol\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, gramatika e z\u00ebrit jovepror n\u00eb greqisht, si dhe p\u00ebrdorimi i formave jopersonale dhe i p\u00ebremrave t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb idiomatike, duhet t\u00eb ket\u00eb kaluar nga shqipja n\u00eb greqishten e zon\u00ebs s\u00eb Kastorias. K\u00ebshtu, ky rast q\u00eb p\u00ebrfshin shqipen tregon se huazimi gramatikor \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i mundur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai, studiuesi i cili, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e promovimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij \u201cV\u00ebshtrime albano-ballkanologjike\u201d, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosov\u00ebs. Po at\u00eb dit\u00eb, iu dha flet\u00ebd\u00ebshmia e zgjedhjes an\u00ebtar i jasht\u00ebm i k\u00ebsaj Akademie dhe mbajti ligj\u00ebrat\u00ebn: \u201cPse \u00ebsht\u00eb gjuha shqipe e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shqipes dhe perspektiv\u00ebs universaliste, t\u00eb mart\u00ebn, n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb se, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs pjes\u00ebz e p\u00ebrputhjes, morfem\u00ebs lidh\u00ebse e cila lidh nj\u00eb em\u00ebr me p\u00ebrcaktor\u00ebt e tij, shqipja tregon se sa shum\u00eb informacion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjuh\u00ebsor mund t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vog\u00ebl. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka marr\u00eb disa shembuj.<\/p>\n<p>\u201cShqipja kontribuon n\u00eb kuptimin ton\u00eb p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb shprehin gjuh\u00ebt njer\u00ebzore sa i p\u00ebrket sh\u00ebnjimit t\u00eb kategorive gramatikore p\u00ebrmes lakimit dhe d\u00ebshmon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u2018fjal\u00ebve t\u00eb vogla\u2019 n\u00eb krijimin e dallimeve gramatikore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. M\u00eb pas, Joseph, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb paradigme t\u00eb vetme, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb foljeje ky\u00e7e n\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb tashmen d\u00ebftore t\u00eb foljes \u201cjam\u201d, ka treguar se si secila trajt\u00eb kontribuon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb perspektivave t\u00eb mundshme. Pasi ka marr\u00eb shembujt, ka th\u00ebn\u00eb se ky v\u00ebshtrim i holl\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj paradigme tregon gjithashtu se kufijt\u00eb midis k\u00ebtyre perspektivave nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb prer\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb e ka paraqitur si nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pra, kjo paradigm\u00eb e vetme tregon t\u00eb gjitha llojet e ndikimeve historike q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb shqipen: trash\u00ebgimin\u00eb e saj si gjuh\u00eb indo-evropiane, kontaktet e saj si gjuh\u00eb e Ballkanit me gjuh\u00eb t\u00eb tjera, si dhe funksionimin e saj t\u00eb brendsh\u00ebm si gjuh\u00eb njer\u00ebzore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Brian Joseph n\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e moderuar nga akademik Shkumbin Munishi, i cili Brian-in e ka vler\u00ebsuar si nj\u00eb studiues t\u00eb madh dhe nder p\u00ebr Seminarin. Nd\u00ebrsa, m\u00eb 2022, n\u00eb nj\u00eb tekst autorial, gjuh\u00ebtari tjet\u00ebr, Bardh Rugova, kishte shkruar: \u201cBrian Joseph \u00ebsht\u00eb gjasme autoriteti m\u00eb i madh linguistik bot\u00ebror q\u00eb merret me shqipen \u2013 th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, mes t\u00eb tjerash edhe me shqipen\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb mart\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Seminarit, pos ligj\u00ebrat\u00ebs s\u00eb Joseph e kurseve t\u00eb gjuh\u00ebs, studiuesja Monica Genesin ka mbajtur ligj\u00ebrat\u00eb p\u00ebr efektin e kontaktit t\u00eb mekanizmave linguistik\u00eb me gjuh\u00ebn arb\u00ebreshe, Alessandro Simoni ka mbajtur ligj\u00ebrat\u00eb kultur\u00ebn shqiptare n\u00eb syt\u00eb e italian\u00ebve, kurse n\u00eb mbr\u00ebmje \u00ebsht\u00eb mbajtur koncerti \u201cDina &amp; Mel\u201d me muzik\u00eb t\u00eb arb\u00ebnesh\u00ebve t\u00eb Zar\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 19 gusht 2026 11:53 Perspektiva gjenetike, ajo gjeo-sociale dhe universaliste jan\u00eb pik\u00ebpamjet prej nga gjuh\u00ebtari amerikan, Brian Joseph, nis p\u00ebr t\u00eb shpalosur ligj\u00ebrat\u00ebn e<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":61933,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[54],"tags":[],"class_list":["post-61932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 19 gusht 2026 11:53 Perspektiva gjenetike, ajo gjeo-sociale dhe universaliste jan\u00eb pik\u00ebpamjet prej nga gjuh\u00ebtari amerikan, Brian Joseph, nis p\u00ebr t\u00eb shpalosur ligj\u00ebrat\u00ebn e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-08-19T09:54:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"870\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932\",\"name\":\"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp\",\"datePublished\":\"2026-08-19T09:54:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp\",\"width\":1360,\"height\":870},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj -","og_description":"Prishtin\u00eb, 19 gusht 2026 11:53 Perspektiva gjenetike, ajo gjeo-sociale dhe universaliste jan\u00eb pik\u00ebpamjet prej nga gjuh\u00ebtari amerikan, Brian Joseph, nis p\u00ebr t\u00eb shpalosur ligj\u00ebrat\u00ebn e","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932","article_published_time":"2026-08-19T09:54:34+00:00","og_image":[{"width":1360,"height":870,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp","type":"image\/webp"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932","name":"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp","datePublished":"2026-08-19T09:54:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp","width":1360,"height":870},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=61932#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqipja zb\u00ebrthyese e familjes indo-evropiane dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb saj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp",1360,870,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-150x150.webp",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-300x192.webp",300,192,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-768x491.webp",640,409,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-1024x655.webp",640,409,true],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp",1360,870,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b.webp",1360,870,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-1280x720.webp",1280,720,true],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-1024x655.webp",1024,655,true],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-720x530.webp",720,530,true],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/822717b2-88e5-4376-8e8d-c8febf426d7b-350x350.webp",350,350,true]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=54\" rel=\"category\">Kultur\u00eb<\/a>","tag_info":"Kultur\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=61932"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61932\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61934,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/61932\/revisions\/61934"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/61933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=61932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=61932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=61932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}