{"id":46707,"date":"2026-05-06T08:45:31","date_gmt":"2026-05-06T06:45:31","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707"},"modified":"2026-05-06T08:45:31","modified_gmt":"2026-05-06T06:45:31","slug":"cajtorja-e-petrit-halilajt-ne-berlin-kosove-qe-sdigjet-nga-nacionalizmi-serb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707","title":{"rendered":"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 6 Maj 2026 8:43<\/p>\n<p>N\u00eb kryeqytetin gjerman, banor rezident i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb, Petrit Halilaj ka hapur nj\u00eb \u201c\u00c7ajtore\u201d q\u00eb me pak nd\u00ebrhyrje mund t\u00eb lexohet edhe \u201cGaytore\u201d. Brenda \u00ebsht\u00eb ekspozita \u201cWho does the earth belong to while painting the wind?!\u201d (Kujt i p\u00ebrket toka derisa pikturohet era?) U hap me dajre, k\u00ebng\u00eb e valle&#8230; (Foto: Marjorie Brunet Plaza)<\/p>\n<p>6 maj 2026 08:00<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndaje n\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201c\u00c7ajtore\u201d. Intervenimi e ka b\u00ebr\u00eb edhe \u201cGaytore\u201d. Brenda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb miniatur\u00eb. Titulli i ekspozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompleks: \u201cKujt i p\u00ebrket toka derisa pikturohet era?\u201d Historia e zanafilla e saj, po ashtu: Kur n\u00eb Drenic\u00eb po p\u00ebrgatitej p\u00ebr oper\u00ebn \u201cSyrigana\u201d, nj\u00eb kontejneri rekuizitash iu vu flaka. N\u00eb t\u00eb u lan\u00eb shenjat e nacionalizmit serb. Petrit Halilaj heshti deri tash. Kontejnerin e shkrumbuar e shnd\u00ebrroi n\u00eb vep\u00ebr arti, atij i dha tjet\u00ebr jet\u00eb duke denoncuar krimin, por duke i dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr kuptim. D\u00ebshmoi pafuqin\u00eb e nacionalizmit p\u00ebr ta prishur parajs\u00ebn e tij \u2013 Kosov\u00ebn. Aty ka edhe vepra q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, e \u00ebma e tij ia groposi. Por \u201c\u00c7ajtorja\u201d n\u00eb Berlin, s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historia e tij<br \/>\nN\u00eb fundqershorin e vitit t\u00eb kaluar, Petrit Halilaj po l\u00ebvizte vrullsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr kodrinat e \u201cGjytetit\u201d t\u00eb Syrigan\u00ebs s\u00eb Skenderajt. \u201cFluturonte\u201d bash si zogjt\u00eb e tij q\u00eb i ka t\u00eb pandash\u00ebm kudo q\u00eb l\u00eb shenj\u00eb t\u00eb artit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. P\u00ebrgatitej opera \u201cSyrigana\u201d, nj\u00eb rr\u00ebfim dashurie ku Adami dhe Eva \u2013 bazuar n\u00eb bes\u00ebtytnit\u00eb lokale \u2013 para mij\u00ebra vjet\u00ebve kishin zgjedhur q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb ato kodrina t\u00eb kuror\u00ebzonin dashurin\u00eb e tyre. E n\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes pak dit\u00eb para premier\u00ebs, ai do t\u00eb tronditej. Kontejner\u00ebt ku gjendeshin krejt rekuizitat p\u00ebr \u201cKopshtin e Edenit\u201d u gjet\u00ebn t\u00eb djegur. Pos k\u00ebsaj vandal\u00ebt aty lan\u00eb edhe shenj\u00eb nacionaliste serbe. Aso shenja q\u00eb ishin lajmotiv i skuadrave q\u00eb vrisnin shqiptar\u00eb m\u00eb 1998-1999. Po ashtu k\u00ebto shenja u pan\u00eb edhe n\u00eb rrug\u00ebn e asfaltuar. Halilaj s\u2019reagoi fare. As nuk e b\u00ebri publik rastin. Pa e konfirmuar at\u00eb q\u00eb shihej e u dokumentua edhe n\u00eb foto, do t\u00eb deklaronte se do t\u00eb p\u00ebrgjigjej dikur m\u00eb von\u00eb. Tash ka zgjedhur t\u00eb p\u00ebrgjigjet. Dhe at\u00eb n\u00eb stilin e tij: me ekspozit\u00eb.<br \/>\nN\u00eb kryeqytetin gjerman, banor rezident i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb, ka hapur nj\u00eb \u201c\u00c7ajtore\u201d q\u00eb me pak nd\u00ebrhyrje mund t\u00eb lexohet edhe \u201cGaytore\u201d. Brenda \u00ebsht\u00eb ekspozita \u201cWho does the earth belong to while painting the wind?!\u201d (Kujt i p\u00ebrket toka derisa pikturohet era?) Ka marr\u00eb nj\u00ebrin kontejner q\u00eb kund\u00ebrmon shkrumb. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshmi e vandalitetit dhe sulmit ndaj \u201cKopshtit t\u00eb Edenit\u201d. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb shenjave t\u00eb l\u00ebna aty, at\u00eb gjest e ka b\u00ebr\u00eb mend\u00ebsia q\u00eb shkat\u00ebrroi Kosov\u00ebn m\u00eb 1998 dhe 1999, duke e b\u00ebr\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe shkrumb e hi me mbi 10 mij\u00eb viktima civile e rreth nj\u00eb milion refugjat\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb mesin e tyre qe Petrit Halilaj si adoleshent q\u00eb la prapa sht\u00ebpin\u00eb e djegur. Midis gj\u00ebrave me vler\u00eb q\u00eb i groposi n\u00ebn sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs, e \u00ebma e Halilajt, Shkurte Halilaj, qen\u00eb edhe disa vizatime t\u00eb t\u00eb birit. I shp\u00ebtoi ato nga forcat serbe. E artisti Halilaj tash n\u00eb Berlin ka d\u00ebrguar edhe nj\u00eb prej atyre q\u00eb i rigjeti pas luft\u00ebs kur i nxor\u00ebn nga sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs gj\u00ebrat e vlefshme. N\u00eb galerin\u00eb \u201cChertL\u00fcdde\u201d rr\u00ebfen p\u00ebr nacionalizmin serb para gati tri dekadash dhe at\u00eb t\u00eb vjetsh\u00ebm, ku n\u00ebp\u00ebrmjet simboleve e mbishkrimeve, ajo mend\u00ebsi vrastare tentoi t\u2019ia shkat\u00ebrroj\u00eb  \u201cKopshtin e Edenit\u201d. Nga fillimi i k\u00ebtij muaji deri m\u00eb 25 qershor, vizitor\u00ebt do t\u00eb njihen me rr\u00ebfimin e Haliljat. Por si artist me renome nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ekspozita deri n\u00eb Muzeun Metropolitan t\u00eb Artit n\u00eb New York, Halilaj s\u2019rr\u00ebfen ve\u00e7 p\u00ebr dhun\u00eb. Mision e ka paqen. Tregon edhe p\u00ebr qejfet e \u201c\u00c7ajtores\u201d, k\u00ebng\u00ebt me defe e lirin\u00eb q\u00eb duhet ta ken\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb at\u00eb q\u00eb lexohet edhe si \u201cGaytore\u201d. Kjo ekspozit\u00eb n\u00eb Gjermani vjen pasi vitin e kaluar me  \u201cAn Opera Out of Time\u201d u prezantua n\u00eb institucion prestigjioz t\u00eb Berlinit, n\u00eb \u201cHamburger Bahnhof\u201d. Edhe ekspozita e re ka lidhje me t\u00eb, por si nj\u00eb tjet\u00ebr horizont arti e rr\u00ebfimi. <\/p>\n<p>Mb\u00ebshtete KOH\u00cbN. Ruaje t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nGazetaria profesionale \u00ebsht\u00eb interes publik. Mb\u00ebshtetja juaj ndihmon q\u00eb ajo t\u00eb mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e b\u00ebn dallimin.<\/p>\n<p>\u201cSapo vizitor\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb galeri, ata futen n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mbushur me qilima tradicional\u00eb kosovar\u00eb, libra dhe defe (daulle t\u00eb vogla) t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb rehatsh\u00ebm p\u00ebr mbledhje, shk\u00ebmbim dhe biseda. Brend\u00ebsia mb\u00ebshtetet n\u00eb traditat e od\u00ebs dhe \u00e7ajtores n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb dyja vende ky\u00e7e t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore\u201d, shkruhet n\u00eb p\u00ebrshkrimin q\u00eb i b\u00ebn Galeria ekspozit\u00ebs. Vizatimi i tij ku paraqitet nj\u00eb peizazh pa titull daton n\u00eb vitin 1997. I posedon edhe shenjat e luft\u00ebs. \u201cVarrosja\u201d p\u00ebr ta nxjerr\u00eb n\u00eb pah n\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira i ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00ebt e veta. Galeria shpjegon historin\u00eb se si ushtria jugosllave e udh\u00ebhequr nga Serbia n\u00ebn Slobodan Milosheviqin zhvilloi nj\u00eb fushat\u00eb zhdukjeje dhe spastrimi etnik kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>\u201cDuke mbajtur gjurm\u00ebt e varrosjes, vizatimi d\u00ebshmon sa thell\u00eb \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb historin\u00eb e tok\u00ebs nj\u00eb lidhje q\u00eb shtrihet edhe te veprat e tjera t\u00eb ekspozuara\u201d, shpjegon Galeria. E n\u00ebp\u00ebrmjet videos \u201cWho does the earth belong to while painting the wind?!\u201d, vep\u00ebr e vitit 2012 ai parqet Kost\u00ebrrcin, kodrin\u00ebn ngjitur me Runikun e Skenderajt. \u00cbsht\u00eb v\u00ebzhgim 24-or\u00ebsh i fluturave si nj\u00ebfar\u00eb sinonimi i liris\u00eb. Po ashtu, institucioni sqaron se m\u00eb 20 qershor 2025, vet\u00ebm disa dit\u00eb para premier\u00ebs s\u00eb oper\u00ebs \u201cSyrigana\u201d, dy kontejner\u00eb q\u00eb ruanin rekuizita p\u00ebr aktin e dyt\u00eb, u sulmuan nga autor\u00eb t\u00eb panjohur, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebmtuan me mbishkrime urrejtjeje dhe simbole nacionaliste serbe, para se t\u2019ua vinin zjarrin.<br \/>\n\u201cNj\u00eb pjes\u00eb e madhe e skenografis\u00eb s\u00eb \u2018Kopshtit t\u00eb Edenit\u2019 u shkat\u00ebrrua nga zjarri,  nga lulet skulpturore dhe dardhat, deri te okarinat dhe rekuizitat si helikopter\u00ebt dhe qilimat\u201d, shkruhet n\u00eb sqarim. Dardhat tash jan\u00eb n\u00eb ekspozit\u00eb si lidhje me Dardanin\u00eb, Kosov\u00ebn e antikitetit. Cop\u00ebzat e m\u00ebdha t\u00eb kontejnerit t\u00eb shp\u00ebrndara p\u00ebr efekt vizual shoq\u00ebrohen edhe nga zogj t\u00eb zinj me shum\u00eb simbolika. E dardha vjen si etimologji e Dardanis\u00eb e shtjellim i rr\u00ebfimeve historike, folklorit dhe besimeve popullore. Ekspozita p\u00ebrmban edhe shum\u00eb vepra t\u00eb tjera me dhjet\u00ebra simbolika. Ekspozita lidhet drejtp\u00ebrdrejt me oper\u00ebn \u2018Syrigana\u2019 dhe me at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Kosov\u00eb, kur kontejneri me rekuizitat e oper\u00ebs u dogj n\u00eb Syrigan\u00eb, pak dit\u00eb para premier\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb krejt n\u00eb fillim Halilaj n\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike p\u00ebr KOH\u00cbN, lidhur me ekspozit\u00ebn e hapur n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb majit me k\u00ebng\u00eb e dajre. <\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb kontejner ishin pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb parajse q\u00eb po e nd\u00ebrtonim: dardhat, lulet, elementet e sken\u00ebs, gjurm\u00ebt e nj\u00eb \u00ebndrre kolektive. Pas djegies, aty mbet\u00ebn edhe mesazhe urrejtjeje t\u00eb shkruara me sprej, nd\u00ebr to \u2018kill you\u2019 dhe shenja q\u00eb lidhet me kat\u00ebr C-t\u00eb\/kryqin serb, q\u00eb shpesh interpretohet p\u00ebrmes fraz\u00ebs \u2018Samo sloga Srbina spa\u0161ava\u2019 \u2013 \u2018Vet\u00ebm uniteti i shp\u00ebton serb\u00ebt\u2019. Ky simbol \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e heraldik\u00ebs dhe identitetit nacional serb, por n\u00eb kontekstin e luft\u00ebrave t\u00eb viteve 1990 dhe t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsirat e ish-Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur shpesh edhe si shenj\u00eb nacionaliste dhe k\u00ebrc\u00ebnuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Halilaj. Ka sqaruar se kur nj\u00eb shenj\u00eb e till\u00eb shfaqet mbi nj\u00eb kontejner t\u00eb djegur n\u00eb Drenic\u00eb, bashk\u00eb me fjal\u00ebt \u201ckill you\u201d, ajo nuk mund t\u00eb lexohet vet\u00ebm si dekor apo si rast\u00ebsi. Sipas tij, ajo b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb historie m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb frik\u00ebsimit, urrejtjes dhe tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndalur kultur\u00ebn.N\u00eb fillim menduam t\u00eb flisnim menj\u00ebher\u00eb, t\u00eb jepnim intervist\u00eb, ta tregonim lajmin. Por zemra ime ishte shum\u00eb e thyer. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, e dija se nuk duhej ta b\u00ebnim lajmin e keq m\u00eb t\u00eb madh se \u00ebndrra. Nuk doja q\u00eb djegia t\u00eb b\u00ebhej ngjarja kryesore. Ngjarja kryesore ishte dhe mbetet opera, njer\u00ebzit, bashkimi, z\u00ebri, k\u00ebnga, puna dhe dashuria q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb \u2018Syrigana\u2019 t\u00eb ndodhte n\u00eb Drenic\u00eb\u201d, ka rr\u00ebfyer ai n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrgjigjeve t\u00eb gjata. Ka fal\u00ebnderuar institucionet, familjen e miqt\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn e s\u2019e lan\u00eb vet\u00eb n\u00eb at\u00eb moment. Sipas tij, tash ai kontejner \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb vep\u00ebr arti dhe n\u00eb Berlin, nuk paraqitet thjesht si d\u00ebshmi e nj\u00eb sulmi, por si nj\u00eb trup i transformuar: i kthyer p\u00ebrmbys, i hapur, i cop\u00ebtuar, i b\u00ebr\u00eb poroz. <\/p>\n<p>\u201cBrenda tij ka nj\u00eb dardh\u00eb dhe zogj t\u00eb zinj. P\u00ebr mua, dardha lidhet me Dardanin\u00eb, me tok\u00ebn, me kujtes\u00ebn, me nj\u00eb lloj parajse q\u00eb nuk mund t\u00eb digjet. Zogjt\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, por edhe qenie q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb fluturojn\u00eb p\u00ebrtej kufijve, p\u00ebrtej dhun\u00ebs, p\u00ebrtej narrativave t\u00eb ngushta nacionaliste\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Halilaj. Ka treguar se nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e ekspozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb menduar si nj\u00eb \u00e7ajtore, por gjat\u00eb procesit ajo \u00ebsht\u00eb transformuar edhe n\u00eb \u201cGaytore\u201d. Ka th\u00ebn\u00eb se  nuk e di ende n\u00ebse kjo ka ardhur nga nj\u00eb gabim n\u00eb vizatim apo nga nj\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr ta shtuar nj\u00eb vij\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb hapje tjet\u00ebr.<br \/>\n\u201cPor p\u00ebr mua, gabimi, transformimi dhe kalimi prej nj\u00eb kuptimi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs dhe e procesit artistik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. P\u00ebr t\u00eb \u201c\u00c7ajtorja\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb mikpritjeje, leximi dhe bisede e \u201cGaytorja\u201d \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. Nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku nuk duhet ta braktisim at\u00eb q\u00eb jemi p\u00ebr t\u2019u ndier t\u00eb pranuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb hyjn\u00eb tradita, komuniteti shqiptar, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, defet, k\u00ebng\u00ebt, trupat queer, kujtesa, d\u00ebshira, dashuria dhe historia. P\u00ebr mua kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb jemi ende duke m\u00ebsuar si t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr secilin dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka. Jeta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukur kur ka vend p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb forma t\u00eb t\u00eb qenit, m\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb, m\u00eb shum\u00eb dashuri, m\u00eb shum\u00eb ngjyra\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Halilaj, i cili \u00ebsht\u00eb artisti bashk\u00ebkohor shqiptar m\u00eb me nam n\u00eb bot\u00eb. Ka p\u00ebrshkruar se t\u00eb shihje defet dhe komunitetin shqiptar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar s\u00eb bashku p\u00ebrball\u00eb \u201cGaytores\u201d ishte nj\u00eb moment shum\u00eb i bukur dhe dometh\u00ebn\u00ebs. Ka sqaruar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb gjenden edhe libra, dokumente historike dhe materiale q\u00eb shpesh jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb tekste ku shfaqen ide t\u00eb vjetra koloniale dhe obsesione akademike e politike p\u00ebr d\u00ebbimin ose zhdukjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Aty z\u00eb vend edhe libri i kryeministrit serb Vladan Gjorgjeviq, \u201cThe Albanians and the Great Powers\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb vitit 1913 teksti i paraqiste shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, si kafsh\u00eb t\u00eb rrezikshme madje q\u00eb bartnin edhe bisht deri n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb.P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebndese, kam vendosur edhe libra p\u00ebr zogj, pula, k\u00ebng\u00eb, kafsh\u00eb dhe forma t\u00eb tjera jete. Ndonj\u00ebher\u00eb, vet\u00ebm prania e nj\u00eb zogu apo e nj\u00eb pule mund ta \u00e7armatos\u00eb absurditetin e nj\u00eb ideologjie t\u00eb dhunshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Halilaj. Si artist ka perspektiva t\u00eb ndryshme. \u00cbsht\u00eb i hapur p\u00ebr diskutim dhe s\u2019paragjykon. <\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk dua ta ngushtoj pyetjen vet\u00ebm te \u2018kush e b\u00ebri?\u2019 Pyetja ime \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb: pse u dogj kontejneri me rekuizitat e parajs\u00ebs? \u00c7far\u00eb mendjeje mendon se mund t\u00eb djeg\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb? \u00c7far\u00eb e justifikon nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb dua ta ndaj me publikun n\u00eb Berlin, n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Ka rr\u00ebfyer se n\u00eb hapje t\u00eb ekspozit\u00ebs ishte nj\u00eb nat\u00eb bashkimi, ku tradita \u00ebsht\u00eb shkrir\u00eb me bashk\u00ebkohoren e ku jo vet\u00ebm treguan nj\u00eb histori, por edhe u g\u00ebzuan, k\u00ebnduan, k\u00ebrcyen, u k\u00ebnaq\u00ebn e fluturuan.<\/p>\n<p>\u201cE di q\u00eb \u00ebsht\u00eb privilegj t\u00eb mund ta sjell k\u00ebt\u00eb histori n\u00eb Berlin, ta analizoj, ta transformoj dhe ta ndaj me bot\u00ebn. Por mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sot duhet t\u2019i kuptojm\u00eb k\u00ebto histori, t\u2019i analizojm\u00eb, t\u2019i ndajm\u00eb dhe t\u2019i transformojm\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Ballkan, shpresoj se do t\u2019i shohim k\u00ebto vet\u00ebm si histori t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Por p\u00ebr t\u00eb arritur aty, duhet t\u00eb kemi guximin t\u2019i shikojm\u00eb, t\u2019i themi dhe t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb hap jet\u00eb, jo q\u00eb mbyll jet\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Halilaj. <\/p>\n<p>Ekspozit\u00ebn n\u00eb Berlin, Halilaj e ka hapur dy vjet pasi n\u00eb Muzeun Metropolitan n\u00eb New York me \u201cAbetare\u201d shpalosi \u00ebndrrat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Ballkanit. \u00cbndrrat e sinqerta, ato t\u00eb gravuara n\u00eb banka t\u00eb shkoll\u00ebs. K\u00ebsaj radhe n\u00eb Berlin, Halilaj prap\u00eb shpalos \u00ebndrra. Por edhe t\u00eb b\u00ebma nacionaliste q\u00eb tentojn\u00eb t\u2019ia z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn s\u00eb ardhmes. Por me Halilajn e kan\u00eb betej\u00ebn e humbur. Ai gjen rrug\u00eb, t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb, t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb e t\u00eb pyes\u00eb se \u201cKujt i p\u00ebrket toka derisa pikturohet era?\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 6 Maj 2026 8:43 N\u00eb kryeqytetin gjerman, banor rezident i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb, Petrit Halilaj ka hapur nj\u00eb \u201c\u00c7ajtore\u201d q\u00eb me pak nd\u00ebrhyrje mund<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":46708,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[54],"tags":[],"class_list":["post-46707","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 6 Maj 2026 8:43 N\u00eb kryeqytetin gjerman, banor rezident i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb, Petrit Halilaj ka hapur nj\u00eb \u201c\u00c7ajtore\u201d q\u00eb me pak nd\u00ebrhyrje mund\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-05-06T06:45:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"930\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"699\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"2 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707\",\"name\":\"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp\",\"datePublished\":\"2026-05-06T06:45:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp\",\"width\":930,\"height\":699},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb -","og_description":"Prishtin\u00eb 6 Maj 2026 8:43 N\u00eb kryeqytetin gjerman, banor rezident i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb, Petrit Halilaj ka hapur nj\u00eb \u201c\u00c7ajtore\u201d q\u00eb me pak nd\u00ebrhyrje mund","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707","article_published_time":"2026-05-06T06:45:31+00:00","og_image":[{"width":930,"height":699,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp","type":"image\/webp"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"2 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707","name":"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp","datePublished":"2026-05-06T06:45:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp","width":930,"height":699},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46707#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7ajtorja\u201d e Petrit Halilajt n\u00eb Berlin, Kosov\u00eb q\u00eb s\u2019digjet nga nacionalizmi serb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp",930,699,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7-150x150.webp",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7-300x225.webp",300,225,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7-768x577.webp",640,481,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp",640,481,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp",930,699,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp",930,699,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp",930,699,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7.webp",930,699,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7-720x530.webp",720,530,true],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/f2740153-8d8e-4a08-81d2-a14354a9b3b7-350x350.webp",350,350,true]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=54\" rel=\"category\">Kultur\u00eb<\/a>","tag_info":"Kultur\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=46707"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46707\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":46711,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46707\/revisions\/46711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/46708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=46707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=46707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=46707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}