{"id":46092,"date":"2026-05-02T17:24:06","date_gmt":"2026-05-02T15:24:06","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092"},"modified":"2026-05-02T17:24:06","modified_gmt":"2026-05-02T15:24:06","slug":"mbpzhr-ja-njofton-programin-e-pagesave-per-kultivuesit-keto-prodhime-do-te-subvencionohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092","title":{"rendered":"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 2 Maj 2026 17:23<\/p>\n<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar n\u00ebnshkrimin e vendimit p\u00ebr programin e pagesave direkte p\u00ebr sektorin bujq\u00ebsor dhe prodhimet agro-ushqimore.<\/p>\n<p>Sipas ministrit Muja, programi kombinon pages\u00ebn baz\u00eb, pagesat e lidhura me prodhimin e kulturave prioritare, masat p\u00ebr stabilizimin e tregut, pages\u00ebn rishp\u00ebrndar\u00ebse p\u00ebr hektarin e par\u00eb dhe eko-skema me q\u00ebllim rritjen e prodhimit vendor, forcimin e siguris\u00eb ushqimore, zhvillimin rural t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe rritjen e eksporteve agro-ushqimore.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb tjerash, MBPZHR-ja do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb kultivuesit e grurit, misrit, elbit, lulediellit, fasules, patates, perimeve, pulave, derrave, vi\u00e7ave, deleve, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb njoftimi i Ministris\u00eb:<\/p>\n<p>1. SIGURIA USHQIMORE DHE KULTURAT STRATEGJIKE<\/p>\n<p>1.1 Drith\u00ebrat<\/p>\n<p>1.1.1 Gruri \u2013 Mb\u00ebshtetja standarde p\u00ebr grurin arrin n\u00eb 304 \u20ac\/ha, p\u00ebrmes pages\u00ebs baz\u00eb, masave p\u00ebr stabilizimin e tregut dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr inpute bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb fermave t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, fermer\u00ebt p\u00ebrfitojn\u00eb pages\u00eb shtes\u00eb prej 0.04 \u20ac\/kg, bazuar n\u00eb prodhimin dhe rendimentin e realizuar. Me nj\u00eb rendiment orientues prej 3,225 kg\/ha, kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb rreth 129 \u20ac\/ha mb\u00ebshtetje shtes\u00eb, duke e \u00e7uar mb\u00ebshtetjen totale potenciale deri n\u00eb rreth 433 \u20ac\/ha, pa p\u00ebrfshir\u00eb pages\u00ebn shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit parashihet gjithashtu mb\u00ebshtetje specifike p\u00ebr prodhimin e far\u00ebs s\u00eb grurit, me q\u00ebllim forcimin e siguris\u00eb ushqimore, rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb materialit mbjell\u00ebs dhe zhvillimin e zinxhirit vendor t\u00eb furnizimit me far\u00eb cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>1.1.2 Misri \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr misrin arrin n\u00eb 329 \u20ac\/ha, p\u00ebrmes pages\u00ebs baz\u00eb, mb\u00ebshtetjes p\u00ebr kultura strategjike, masave p\u00ebr stabilizimin e tregut dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr inpute bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb fermave t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme. Misri trajtohet si kultur\u00eb strategjike me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, furnizimin e industris\u00eb ushqimore dhe sektorin blegtoral, duke pasur rol ky\u00e7 n\u00eb prodhimin vendor t\u00eb ushqimit p\u00ebr njer\u00ebz dhe p\u00ebr kafsh\u00eb.<\/p>\n<p>1.1.3 Elbi, t\u00ebrsh\u00ebra dhe thekra \u2013 Mb\u00ebshtetja standarde p\u00ebr k\u00ebto kultura arrin n\u00eb 304 \u20ac\/ha, p\u00ebrmes pages\u00ebs baz\u00eb, masave p\u00ebr stabilizimin e tregut dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr inpute bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb fermave t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme. K\u00ebto kultura mb\u00ebshteten p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb tyre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb furnizimin e sektorit blegtoral, diversifikimin e prodhimit bujq\u00ebsor dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik t\u00eb zonave rurale, duke kontribuar n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e prodhimit vendor dhe sigurin\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>1.2 Kulturat proteinike, vajore dhe industriale<\/p>\n<p>1.2.1 Luledielli \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr lulediellin arrin deri n\u00eb 454 \u20ac\/ha, duke p\u00ebrfshir\u00eb pages\u00ebn baz\u00eb, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr kultur\u00eb strategjike, masat p\u00ebr stabilizimin e tregut dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konvertimit organik. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb fermave t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme. Luledielli mb\u00ebshtetet p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb n\u00eb prodhimin vendor t\u00eb vajrave ushqimore, diversifikimin e kulturave bujq\u00ebsore dhe reduktimin e var\u00ebsis\u00eb nga importet.<\/p>\n<p>1.2.2 Fasulja \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr fasulen arrin deri n\u00eb 754 \u20ac\/ha, duke kombinuar pages\u00ebn baz\u00eb, mb\u00ebshtetjen e lidhur me prodhimin, masat p\u00ebr stabilizimin e tregut dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr inpute bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse. Fasulja trajtohet si kultur\u00eb proteinike strategjike me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, z\u00ebvend\u00ebsimin e importeve dhe rritjen e prodhimit vendor t\u00eb produkteve me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushqyese.1.2.3 Patatja \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr pataten arrin deri n\u00eb 754 \u20ac\/ha, p\u00ebrmes kombinimit t\u00eb pages\u00ebs baz\u00eb, pages\u00ebs s\u00eb lidhur me prodhimin, masave p\u00ebr stabilizimin e tregut dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr inpute bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse. Patatja konsiderohet kultur\u00eb strategjike p\u00ebr furnizimin vendor me ushqim, stabilitetin e tregut dhe mb\u00ebshtetjen e prodhimit bujq\u00ebsor me orientim tregu.<\/p>\n<p>2. PERIMET, PEM\u00cbTARIA DHE VRESHTARIA<\/p>\n<p>2.1 Perimet dhe prodhimi intensiv<\/p>\n<p>2.1.1 Perimet n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur \u2013 Mb\u00ebshtetja standarde p\u00ebr perimet n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur arrin n\u00eb 704 \u20ac\/ha, p\u00ebrmes pages\u00ebs baz\u00eb, pages\u00ebs s\u00eb lidhur me prodhimin dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr inpute bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb fermave t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme. Politika synon rritjen e prodhimit vendor, furnizimin m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb tregut dhe uljen e importeve sezonale t\u00eb perimeve.<\/p>\n<p>2.1.2 Perimet n\u00eb serra \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr prodhimin e perimeve n\u00eb serra arrin n\u00eb 1,054 \u20ac\/ha, duke reflektuar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb investimeve, produktivitetit, intensitetit t\u00eb prodhimit dhe pun\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. P\u00ebrfshihet edhe mund\u00ebsia p\u00ebr 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb. Sektori i serrave konsiderohet prioritet strategjik p\u00ebr rritjen e prodhimit vendor gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, modernizimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe rritjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb produkteve vendore.<\/p>\n<p>2.2 Pem\u00ebtaria, vreshtaria dhe kulturat shum\u00ebvje\u00e7are<\/p>\n<p>2.2.1 Pemet drufrutore, arrore dhe fruta te imta manore \u2013<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr pem\u00ebtarin\u00eb arrin deri n\u00eb 654 \u20ac\/ha, duke p\u00ebrfshir\u00eb pages\u00ebn baz\u00eb, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr inpute dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje shtes\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb prodhimit organik dhe konvertimit organik. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb, si pages\u00eb rishp\u00ebrndar\u00ebse. Pem\u00ebtaria konsiderohet sektor me potencial t\u00eb lart\u00eb eksporti, vler\u00eb t\u00eb shtuar dhe zhvillim afatgjat\u00eb rural.<\/p>\n<p>2.2.2 Mjedra \u2013 Kultivuesit e mjedr\u00ebs p\u00ebrfitojn\u00eb pages\u00eb prej 0.20 \u20ac\/kg p\u00ebr prodhimin e dor\u00ebzuar, si dhe mb\u00ebshtetje shtes\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen prej 150 \u20ac\/ha. P\u00ebr shkak t\u00eb intensitetit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb prodhimit, orientimit eksportues dhe vler\u00ebs s\u00eb lart\u00eb tregtare, mb\u00ebshtetja totale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e lart\u00eb se p\u00ebr kulturat tradicionale bujq\u00ebsore. Sektori synon rritjen e eksporteve dhe forcimin e prodhimit me vler\u00eb t\u00eb shtuar.<br \/>\n2.2.3 Vreshtaria \u2013 Vreshtat mb\u00ebshteten me 1,104 \u20ac\/ha, p\u00ebrmes pages\u00ebs baz\u00eb, mb\u00ebshtetjes s\u00eb lidhur me prodhimin dhe inputeve bujq\u00ebsore. Fermer\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 mb\u00ebshtetjes p\u00ebr sip\u00ebrfaqe, vera e prodhuar mb\u00ebshtetet me 0.08 \u20ac\/lit\u00ebr, nd\u00ebrsa fidan\u00ebt e vreshtave me 0.15 \u20ac\/nj\u00ebsi, me q\u00ebllim zhvillimin e industris\u00eb s\u00eb ver\u00ebs, modernizimin e vreshtaris\u00eb dhe rritjen e eksporteve t\u00eb produkteve vendore.<\/p>\n<p>2.2.4 Bim\u00ebt mjek\u00ebsore dhe aromatike \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr bim\u00ebt mjek\u00ebsore dhe aromatike arrin deri n\u00eb 504 \u20ac\/ha, duke p\u00ebrfshir\u00eb pages\u00ebn baz\u00eb, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr inpute dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje shtes\u00eb p\u00ebr prodhim organik dhe konvertim organik. P\u00ebrfshihet edhe mund\u00ebsia p\u00ebr 100 \u20ac\/ha shtes\u00eb p\u00ebr hektarin e par\u00eb. Ky sektor konsiderohet me potencial t\u00eb lart\u00eb eksporti, diversifikimi ekonomik dhe zhvillimi rural, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat kodrinore dhe malore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>3. BLEGTORIA<\/p>\n<p>3.1 Blegtoria baz\u00eb dhe riprodhimi<\/p>\n<p>3.1.1 Lop\u00ebt qum\u00ebshtore \u2013 Mb\u00ebshteten me 90 \u20ac\/kok\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur prodhimin vendor t\u00eb qum\u00ebshtit dhe formalizimin e sektorit.<\/p>\n<p>3.1.2 M\u00ebshqerrat p\u00ebr riprodhim \u2013 Mb\u00ebshteten me 60 \u20ac\/kok\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar kapacitetet riprodhuese t\u00eb fermave.<\/p>\n<p>3.1.3 Vi\u00e7at \u2013 Mb\u00ebshteten me 30 \u20ac\/kok\u00eb p\u00ebr zhvillimin e sektorit t\u00eb mishit dhe rip\u00ebrt\u00ebritjen e tuf\u00ebs.<\/p>\n<p>Buallicat \u2013 Mb\u00ebshteten me 180 \u20ac\/kok\u00eb p\u00ebr ruajtjen dhe zhvillimin e k\u00ebtij sektori specifik blegtoral.<\/p>\n<p>3.1.4 Delet dhe dhit\u00eb \u2013 Mb\u00ebshtetja p\u00ebr delet dhe dhit\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebshtim \u00ebsht\u00eb 30 \u20ac\/kok\u00eb, me fokus n\u00eb zonat rurale dhe malore.<\/p>\n<p>3.2 Shpez\u00ebtaria<\/p>\n<p>3.2.1 Pulat dhe brojler\u00ebt \u2013 Pulat mb\u00ebshteten me 0.50 \u20ac\/kok\u00eb dhe brojler\u00ebt me 0.20 \u20ac\/kok\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur prodhimin vendor t\u00eb vez\u00ebve dhe mishit t\u00eb shpez\u00ebve. Ky sektor mb\u00ebshtetet p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb furnizimin e tregut vendor me proteina shtazore dhe potencialit p\u00ebr rritje t\u00eb prodhimit vendor.<\/p>\n<p>3.3 Derrat<\/p>\n<p>3.3.1  Dosat p\u00ebr riprodhim mb\u00ebshteten me 25 \u20ac\/kok\u00eb p\u00ebr stabilizimin e sektorit t\u00eb derrtaris\u00eb, rritjen e prodhimit vendor dhe forcimin e kapaciteteve riprodhuese n\u00eb fermat blegtorale.<\/p>\n<p>4. CIL\u00cbSIA DHE DIVERSIFIKIMI I PRODHIMIT<\/p>\n<p>4.1 Cil\u00ebsia dhe formalizimi i prodhimit t\u00eb qum\u00ebshtit<\/p>\n<p>Qum\u00ebshti \u2013 Pagesa realizohet sipas klas\u00ebs s\u00eb cil\u00ebsis\u00eb:<\/p>\n<p>\u2022 0.07 \u20ac\/lit\u00ebr p\u00ebr Klas\u00ebn Extra<\/p>\n<p>\u2022 0.04 \u20ac\/lit\u00ebr p\u00ebr Klas\u00ebn I<\/p>\n<p>\u2022 0.02 \u20ac\/lit\u00ebr p\u00ebr Klas\u00ebn II<\/p>\n<p>Kjo skem\u00eb synon rritjen e cil\u00ebsis\u00eb, formalizimit dhe standardeve t\u00eb siguris\u00eb ushqimore n\u00eb sektorin e qum\u00ebshtit.<\/p>\n<p>4.2 Bletaria<\/p>\n<p>4.2.1 Bletaria \u2013 Kosheret mb\u00ebshteten me 25 \u20ac\/koshere, nd\u00ebrsa bletaria organike me 30 \u20ac\/koshere, duke mb\u00ebshtetur prodhimin vendor t\u00eb mjaltit dhe biodiversitetin.<\/p>\n<p>4.3 Akuakultura<\/p>\n<p>4.3.1 Akuakultura \u2013 Prodhimi i peshkut mb\u00ebshtetet me 0.25 \u20ac\/kg p\u00ebr t\u00eb nxitur zhvillimin e akuakultur\u00ebs dhe diversifikimin e ekonomis\u00eb rurale.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsit\u00eb e pritura, normat orientuese dhe alokimet individuale t\u00eb paraqitura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre orientimeve indikative p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn orientuese p\u00ebr grupet punuese p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr hartimin, konsultimin dhe finalizimin e Programit Vjetor p\u00ebr Pagesa Direkte dhe akteve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00ebnligjore. K\u00ebto orientime jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi analizat sektoriale, prioritetet e politikave bujq\u00ebsore, nevojat p\u00ebr siguri ushqimore, zhvillim rural dhe rritje t\u00eb prodhimit vendor, si dhe mbi kapacitetet buxhetore t\u00eb programuara p\u00ebr vitin 2026. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, normat dhe alokimet kan\u00eb karakter indikativ dhe mund t\u00eb rishikohen gjat\u00eb procesit t\u00eb finalizimit t\u00eb programit, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rezultateve t\u00eb konsultimeve, numrit t\u00eb aplikuesve t\u00eb pritsh\u00ebm dhe prioriteteve zhvillimore t\u00eb sektorit agro-ushqimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 2 Maj 2026 17:23 Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar n\u00ebnshkrimin e vendimit p\u00ebr programin e pagesave direkte p\u00ebr sektorin bujq\u00ebsor<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":46093,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-46092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 2 Maj 2026 17:23 Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar n\u00ebnshkrimin e vendimit p\u00ebr programin e pagesave direkte p\u00ebr sektorin bujq\u00ebsor\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-05-02T15:24:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092\",\"name\":\"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg\",\"datePublished\":\"2026-05-02T15:24:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg\",\"width\":600,\"height\":360},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen -","og_description":"Prishtin\u00eb 2 Maj 2026 17:23 Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar n\u00ebnshkrimin e vendimit p\u00ebr programin e pagesave direkte p\u00ebr sektorin bujq\u00ebsor","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092","article_published_time":"2026-05-02T15:24:06+00:00","og_image":[{"width":600,"height":360,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092","name":"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg","datePublished":"2026-05-02T15:24:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg","width":600,"height":360},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=46092#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MBPZHR-ja njofton programin e pagesave p\u00ebr kultivuesit, k\u00ebto prodhime do t\u00eb subvencionohen"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1-300x180.jpg",300,180,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1.jpg",600,360,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/gruri-600x360-1-350x350.jpg",350,350,true]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=46092"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46092\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":46097,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/46092\/revisions\/46097"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/46093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=46092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=46092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=46092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}