{"id":41746,"date":"2026-04-05T21:03:51","date_gmt":"2026-04-05T19:03:51","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746"},"modified":"2026-04-05T21:06:19","modified_gmt":"2026-04-05T19:06:19","slug":"kosova-ne-konferencen-shkencore-te-sorbones-mbi-kampet-dhe-gjenocidet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746","title":{"rendered":"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 05.04.2026 21:02<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb 35 profesor\u00eb dhe hulumtues t\u00eb shquar nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe SHBA-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan n\u00eb Sorbon\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn shkencore mbi kampet dhe gjenocidet. Catherine Coquio me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb do t\u00eb themelonte, \u201cShoqat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebrkimeve mbi krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe gjenocideve\u201c. N\u00eb vitin 1999 kumtesat e k\u00ebsaj konference u botuan n\u00eb librin voluminoz me titull \u201cParler des camps, penser les g\u00e9nocides\u201d (T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr kampet, t\u00eb mendosh gjenocidet) e artikulli im titullohej \u201cSpastrimi etnik dhe gjenocidi n\u00eb ish-Jugosllavi\u201d<\/p>\n<p>Konferenca shkencore mbi kampet dhe gjenocidet n\u00eb Sorbon\u00eb u organizua nga profesoresha Catherine Coquio, e cila ligj\u00ebronte let\u00ebrsin\u00eb krahasimtare n\u00eb Universitetin Sorbona IV n\u00eb Paris dhe Irving Wolfarth, profesor i let\u00ebrsis\u00eb gjermane n\u00eb Universitetin e Reimsit. Nj\u00eb rrjet i profesor\u00ebve t\u00eb shquar evropian\u00eb e amerikan\u00eb zhvilluan k\u00ebrkime shkencore t\u00eb thelluara, gjat\u00eb viteve \u201890 n\u00eb Franc\u00eb, rreth tri temave kryesore: \u201cLet\u00ebrsia dhe diturit\u00eb n\u00eb sprov\u00eb t\u00eb kampeve\u201d, pastaj \u201cDemokracit\u00eb, gjenocidet dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d dhe s\u00eb treti \u201cShfarosja dhe politika\u201d. N\u00eb vitin 1997, C. Coquio, me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet themeloi \u201cShoqat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebrkimeve mbi krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe gjenocideve\u201c \u2013 (AIRCRIGE).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb treditore fol\u00ebn 35 profesor\u00eb dhe hulumtues t\u00eb shquar nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe SHBA-s\u00eb (Yves Ternon, Omer Bartov nga Universiteti Rutgers n\u00eb SHBA, Jean Bollack, profesor n\u00eb Universitetin e Lilleit, Claudine Kahan, profesoresh\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb krahasuese n\u00eb Universitetin Yal (SHBA), (nobelist 1997) shkrimtari i madh, Imre Kertesz, (n\u00eb mosh\u00ebn 15 -vje\u00e7are e mbyll\u00ebn n\u00eb kampin Auschwitzit, e pastaj n\u00eb Buchenwald), Georges Molini\u00e9, profesor i gjuh\u00ebsis\u00eb franceze (PIV, Sorbona), Claude Mouchard, profesor i let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Parisi 8, Tzvetan Todorov, hulumtues n\u00eb CNRS, ve\u00e7 t\u00eb tjerave, autor i librit \u201cP\u00ebrball\u00eb ekstremes\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1999 kumtesat e k\u00ebsaj konference u botuan n\u00eb librin voluminoz me titull \u201cParler des camps, penser les g\u00e9nocides\u201d (T\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr kampet, t\u00eb mendosh gjenocidet) (fq.1-669) nga sht\u00ebpia botuese prestigjioze \u201cAlbin Michel\u201c n\u00eb Paris. Libri ndahet n\u00eb dy kaptina. E para trajton tem\u00ebn e kampeve dhe gjenocideve dje dhe sot, koncepcionet mbi Per\u00ebndimin dhe dyfishet e tij, \u00e7\u00ebshtjet e universalizmit, kolonizimit dhe dekolonizimit e shfarosjes.<\/p>\n<p><strong>Interpretimet e gjenocideve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kaptin\u00ebn e par\u00eb Georges Benssoussan shkruan \u201cP\u00ebr nj\u00eb lexim politik t\u00eb Shoah-s\u00eb \u201c, Alain Brossat p\u00ebr \u201cMasakrat dhe gjenocidet: kushtet e rr\u00ebfimit\u201d, Enzo Traverso p\u00ebr \u201cM\u00ebvet\u00ebsin\u00eb e Auschwitzit\u201d; Denise Mendez lidhur me \u201cTradit\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb universalizmit dhe diskriminimet raciale\u201d; Sadek Sellam, p\u00ebr kolonializmin te kolonel\u00ebt dhe kampet dhe shfarosjet n\u00eb Algjeri; Monique Gendreau p\u00ebr kolonializmin dhe t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare; Daniel Binswanger, \u00e7\u00ebshtjen e historis\u00eb n\u00eb poezin\u00eb e Paul Celan, nd\u00ebrkaq Fran\u00e7ois Turner p\u00ebr kodin poetik t\u00eb shfarosjes; Claudine Kahan p\u00ebr turpin e d\u00ebshmitarit; Myriam Revaut d\u2019Allones p\u00ebr sprov\u00ebn e kampeve dhe imagjinat\u00ebn e t\u00eb ngjashmes; Claude Mouchard, p\u00ebr lidhjen si jolidhje n\u00eb romanin \u201cKadiddish\u201c t\u00eb Kerteszit; Catherinie Coquio, p\u00ebr t\u00eb folurit n\u00eb kamp dhe t\u00eb folurit p\u00ebr kampet e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Artikulli im, i botuar n\u00eb kaptin\u00ebn e par\u00eb, ka p\u00ebr titull: \u201cSpastrimi etnik dhe gjenocidi n\u00eb ish-Jugosllavi\u201d, (f. 264-288).<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntitull i kam dh\u00ebn\u00eb dy citate. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga \u201cMemorandumi\u201c i Vasa \u00c7ubrilloviqit mbi \u201cD\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve\u201d, 1937: \u201cKur Gjermania mund t\u00eb d\u00ebboj\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra hebrenj dhe kur Rusia zhvendos miliona njer\u00ebz nga nj\u00eb pjes\u00eb e kontinentit n\u00eb tjetrin, d\u00ebbimi i disa qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve nuk do shkaktoj\u00eb shp\u00ebrthimin e nj\u00eb lufte bot\u00ebrore\u201c. Citati i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb dokument i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe me titull \u201cLet\u00ebr e hapur armiqve t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakur e t\u00eb martirizuar\u201d, 1989: \u201cDo t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur fiset e tyre dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb historia t\u2019i mos i p\u00ebrmend\u00eb kurr\u00eb m\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, me titull \u201cKriza e Jugosllavis\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs\u201c kam zhvilluar pik\u00ebpamjen se fillimi i mbarimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb do t\u00eb niset dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nisja, n\u00eb vitin 1981 n\u00eb Kosov\u00eb, me demonstratat dhe pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, me t\u00eb cilat hapet kriza e cila do t\u00eb shpij\u00eb te shpartallimi i Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Riaktivizimi i mitit t\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (1389), si nxitje p\u00ebr hakmarrje dhe \u201cripushtimin e Kosov\u00ebs \u201c, n\u00eb \u201cpast\u00ebrtin\u00eb\u201c e saj q\u00eb implikonte, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb eksplicite, n\u00eb ligj\u00ebrime politike jo vet\u00ebm t\u00eb qeveritar\u00ebve, por edhe t\u00eb elitave intelektuale e kishtare t\u00eb Serbis\u00eb, zuri vend edhe miti mbi \u201cinfiltrimin\u201d e shqiptar\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb \u201cmarr\u00ebveshjeje sekrete\u201c midis Titos dhe Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cBes\u00eblidhja\u201c (\u201czavet\u201c) tradicionale e Kosov\u00ebs, e kultivuar nga elitat nacionaliste e kishtare, p\u00ebrmbante k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re p\u00ebr shtetin serb, si\u00e7 e p\u00ebrs\u00ebritnin elitat intelektuale dhe artist\u00ebt e Serbis\u00eb, krahas politikan\u00ebve. Dobrica Qosiqi shpesh e p\u00ebrs\u00ebriste n\u00eb shkrimet dhe fjalimet e veta tez\u00ebn se \u201cserb\u00ebt kan\u00eb humbur n\u00eb paqe at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb fituar me luft\u00eb\u201c. Ky riinterpretim i mitit mbi nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb humbur e paraqet Kosov\u00ebn me nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb ka dy an\u00eb: nj\u00eb \u201cvarrez\u00eb mbi tok\u00eb\u201c dhe nj\u00eb \u201cperandori qiellore\u201c si \u201cvarrez\u00eb e t\u00eb gjitha viktimave serbe gjat\u00eb historis\u00eb\u201c. Nd\u00ebrkaq, Matija Be\u00e7koviq, poet dhe akademik i njohur i Beogradit shkruante: \u201cVarreza \u00ebsht\u00eb shenjt\u00ebria m\u00eb e madhe dhe kisha m\u00eb e mo\u00e7me e popullit serb. Varreza \u00ebsht\u00eb besimi yn\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb dhe m\u00eb i vendosur\u201c.<\/p>\n<p><strong>Mitologjia politike mbi Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Theksova se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mitologji politike, Kosova del nj\u00ebher\u00ebsh si \u201cdjep dhe varrez\u00eb\u201c, kurse nataliteti i shqiptar\u00ebve shikohej si nj\u00eb \u201cshum\u00ebzim tmerrues\u201c, si nj\u00eb \u201cmetastaz\u00eb n\u00eb trupin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb popullit serb\u201c, si nj\u00eb \u201cndotje e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb saj\u201c. Kam cekur se n\u00eb mediat e Beogradit shfaqeshin si p\u00ebrfytyrime obsesive \u201ckolonat e gjata t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve\u201c shqiptar\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkolla, si imazhe q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb rrezikun p\u00ebr popullin serb. Q\u00eb nga viti 1981 Universiteti i Prishtin\u00ebs paraqitej si nj\u00eb \u201ck\u00ebshtjell\u00eb armiq\u00ebsore\u201c (\u201cneprijatelska tvrdjava\u201c) edhe p\u00ebr shkak t\u00eb protestave politike e sociale t\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kam analizuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, manifestimin e madh t\u00eb vitit 1989 t\u00eb l\u00ebvizjes nacionaliste serbe p\u00ebr sh\u00ebnimin e 600-vjetorit t\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Mizanskena karakteristike e k\u00ebsaj ceremonie, endja e eshtrave t\u00eb princit Lazar \u201cn\u00ebp\u00ebr tokat serbe\u201c, n\u00eb Kroaci dhe Bosnj\u00eb e s\u00eb fundi n\u00eb Kosov\u00eb. Zhvillohej nj\u00eb instrumentalizim i mbetjeve mortore nga nj\u00eb e kaluar e larg\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nxitur urrejtje kundrejt atyre q\u00eb nuk jan\u00eb serb\u00eb (kroat\u00ebve, boshnjak\u00ebve, shqiptar\u00ebve). Nxjerrja nga varrezat e mbetjeve mortore t\u00eb serb\u00ebve nga Lufta e Par\u00eb dhe Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si dhe shpalosja e tyre n\u00eb livadhe, sajonin skenat politiko-religjioze, t\u00eb shoq\u00ebruara me diskurset mbi vuajtjet e serb\u00ebve, stigmatizonin shprehimisht kroat\u00ebt, boshnjak\u00ebt e shqiptar\u00ebt si armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar. Kortezhi me eshtrat e t\u00eb vdekurve nga luft\u00ebrat e shkuara, ishte i shoq\u00ebruar edhe me letr\u00ebn q\u00eb u drejtohej \u201carmiqve t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakur dhe t\u00eb martirizuar\u201c me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Disa shoqata nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e kan\u00eb cil\u00ebsuar si \u201caparteid\u201c d\u00ebbimin masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs, e disa t\u00eb tjera (si Konfederata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e sindikatave t\u00eb lira n\u00eb raportin e saj me titull \u201cLargimet nga puna dhe spastrimi etnik\u201c (Bruksel, 1993) kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se aty \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr spastrim etnik t\u00eb institucioneve nga shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij represioni t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb organizuar disa forma t\u00eb rezistenc\u00ebs me parti politike, me sindikata, me shoqata humanitare. Ata nd\u00ebrtuan nj\u00eb sistem paralel n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, informimit dhe kultur\u00ebs. N\u00eb maj t\u00eb vitit 1992 u organizuan zgjedhjet legjislative dhe presidenciale. Ibrahim Rugova u zgjodh president. Aktiviteti i k\u00ebtyre institucioneve kishte r\u00ebnd\u00ebsi para bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar organizimin politik, por edhe p\u00ebr organizmin e sistemit paralel n\u00eb arsim e sh\u00ebndet\u00ebsi. N\u00eb disa nga konferencat kushtuar Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat kam marr\u00eb pjes\u00eb, \u00ebsht\u00eb folur me respekt p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij sistemi paralel si d\u00ebshmi e aft\u00ebsive shtetformuese t\u00eb shqiptar\u00ebve; k\u00ebto fakte jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb vitet 2000-2008 si argumente t\u00eb favorshme kur u shtrua \u00e7\u00ebshtja e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr atyre q\u00eb pohonin se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e aft\u00ebsi p\u00ebr shtetformim dhe p\u00ebr funksionim brenda institucioneve shtet\u00ebrore, kam zhvilluar dy tipa t\u00eb argumenteve: nj\u00ebri ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn politike q\u00eb arrit\u00ebn strukturat politike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, q\u00eb nga themelimi i Jugosllavis\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb, kur Kosova do t\u00eb ket\u00eb statusin s\u00eb pari t\u00eb nj\u00eb krahine autonome brenda k\u00ebsaj Federate dhe me von\u00eb t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie federale me Parlament, Ligj Kushtetues dhe p\u00ebrfaq\u00ebsim me deputet\u00eb n\u00eb dhomat e Kuvendit federativ, me nj\u00eb delegacion q\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00ebn e vetos lidhur me ligjet themelore. Zaten, Hobbesi thekson se sovraniteti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me atributin e nxjerrjes s\u00eb ligjeve: kjo do t\u00eb thot\u00eb se institucionet e Kosov\u00ebs merrnin pjes\u00eb n\u00eb sovranitetin e Jugosllavis\u00eb. Ky status juridiko-kushtetues i Kosov\u00ebs ka pasur pesh\u00eb n\u00eb nivelin e jet\u00ebs politiko-kushtetuese t\u00eb Federat\u00ebs dhe pesh\u00ebn e vot\u00ebs dhe k\u00ebmbimin e votave n\u00eb realizimin e interesave politike e ekonomike. K\u00ebsisoj Kosova, bashk\u00eb me Sllovenin\u00eb dhe Kroacin\u00eb, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe me vota t\u00eb Bosnj\u00ebs arrinin t\u2019i bllokojn\u00eb disa iniciativa t\u00eb Serbis\u00eb kur u p\u00ebrgjigjeshin interesave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e vet t\u00eb 10 shkurtit 1993 (f.156), Tadeusz Mazowiecki thot\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb \u201cnj\u00eb num\u00ebr i caktuar i ligjeve diskriminuese inkurajojn\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket aparteidit, etnocidit, madje edhe t\u00eb gjenocidit (f. 158): fjala vjen disa masa q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb lindjet te shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<div id=\"__ads-300x250in-17\" class=\"__ads-300x250-inarticle\" data-google-query-id=\"CJ2Nlsey15MDFe6MgwcdnyEdXw\"><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 05.04.2026 21:02 Kan\u00eb qen\u00eb 35 profesor\u00eb dhe hulumtues t\u00eb shquar nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe SHBA-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan n\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":41748,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[54],"tags":[],"class_list":["post-41746","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 05.04.2026 21:02 Kan\u00eb qen\u00eb 35 profesor\u00eb dhe hulumtues t\u00eb shquar nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe SHBA-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan n\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-04-05T19:03:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-04-05T19:06:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"672\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"407\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746\",\"name\":\"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg\",\"datePublished\":\"2026-04-05T19:03:51+00:00\",\"dateModified\":\"2026-04-05T19:06:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg\",\"width\":672,\"height\":407},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet -","og_description":"Prishtin\u00eb, 05.04.2026 21:02 Kan\u00eb qen\u00eb 35 profesor\u00eb dhe hulumtues t\u00eb shquar nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore dhe SHBA-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u bashkuan n\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746","article_published_time":"2026-04-05T19:03:51+00:00","article_modified_time":"2026-04-05T19:06:19+00:00","og_image":[{"width":672,"height":407,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746","name":"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg","datePublished":"2026-04-05T19:03:51+00:00","dateModified":"2026-04-05T19:06:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg","width":672,"height":407},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=41746#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn shkencore t\u00eb Sorbon\u00ebs mbi kampet dhe gjenocidet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",672,407,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8-300x182.jpg",300,182,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",640,388,false],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",640,388,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",672,407,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",672,407,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",672,407,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",672,407,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8.jpg",672,407,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1-8-350x350.jpg",350,350,true]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=54\" rel=\"category\">Kultur\u00eb<\/a>","tag_info":"Kultur\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41749,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41746\/revisions\/41749"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/41748"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}