{"id":38004,"date":"2026-03-16T11:17:34","date_gmt":"2026-03-16T10:17:34","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004"},"modified":"2026-03-16T11:17:34","modified_gmt":"2026-03-16T10:17:34","slug":"smiratohet-leja-per-konakun-e-manastirit-te-gracanices-kerkohet-plotesim-i-dosjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004","title":{"rendered":"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 16 Mars 2026 11:26<\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr objektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar deri n\u00eb kulm pa leje si\u00e7 p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore, qen\u00eb ndaluar nga Inspektorati i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore muajin e kaluar. Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00eblqim nga Instituti Arkeologjik i Kosov\u00ebs, ky institucion pas 20 dit\u00ebsh ka k\u00ebrkuar plot\u00ebsim t\u00eb dosjes s\u00eb d\u00ebrguar. Konaku pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Manastirit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrhershme, e nj\u00eb prej kat\u00ebr monumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb edhe n\u00ebn mbrojtje t\u00eb UNESCO-s<br \/>\nKish\u00ebs Ortodokse Serbe nuk i \u00ebsht\u00eb miratuar k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs p\u00ebr p\u00eblqim arkeologjik p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb konaku murgjish te Manastiri i Gra\u00e7anic\u00ebs. Punimet p\u00ebr objektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar deri n\u00eb kulm pa leje si\u00e7 p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore, qen\u00eb ndaluar nga Inspektorati i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore muajin e kaluar. Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00eblqim nga Instituti Arkeologjik i Kosov\u00ebs, ky institucion pas 20 dit\u00ebsh ka k\u00ebrkuar plot\u00ebsim t\u00eb dosjes s\u00eb d\u00ebrguar. Konaku pritet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Manastirit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrhershme e nj\u00eb prej kat\u00ebr monumenteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb edhe n\u00ebn mbrojtje t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebllim t\u00eb vazhdimit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb projektit nd\u00ebrtimor, KPSH\/IAK k\u00ebrkon plot\u00ebsimin e dokumentacionit me k\u00ebto materiale: Situacionin e gjer\u00eb t\u00eb gjendjes aktuale, p\u00ebrpjesa 1:200, me paraqitjen e pozicioneve dhe karakteristikave t\u00eb monumentit n\u00ebn mbrojtje, t\u00eb gjitha nd\u00ebrtesave t\u00eb konakut t\u00eb Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nd\u00ebrtes\u00ebn e re t\u00eb ngritur rishtas deri n\u00eb kulm; Fotografi nga t\u00eb gjitha nd\u00ebrtesat e paraqitura n\u00eb situacion\u201d, shkruhet n\u00eb rekomandimin e l\u00ebshuar nga<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Profesional Shqyrtues i Institutit Arkeologjik t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb dokumentin e n\u00ebnshkruar nga kryesuesi i K\u00ebshillit, arkeologu Berat Ademi, shkruhet se dokumentet e specifikuara nevojiten p\u00ebr shqyrtimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb trajtim, n\u00ebse ka ndikim n\u00eb integritetin dhe autenticitetin e asetit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore bot\u00ebrore monumentit \u201cManastiri i Gra\u00e7anic\u00ebs\u201d n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb. N\u00eb dokumentin q\u00eb KOHA e ka siguruar nga Komuna e Gra\u00e7anic\u00ebs, i protokolluar n\u00eb dit\u00ebn e 11-t\u00eb t\u00eb k\u00ebtij muaji, sqarohet se nd\u00ebrtimi i ri n\u00eb trajtim gjendet n\u00eb parcel\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb asetit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, \u201cManastiri i Gra\u00e7anic\u00ebs\u201d, nj\u00ebherazi aset i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore arkeologjike.<br \/>\nKOHA muajin e kaluar ka raportuar se Komuna e Gra\u00e7anic\u00ebs ka pezulluar lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr konakun, t\u00eb cil\u00ebn e kishte l\u00ebshuar pa pasur p\u00eblqim nga institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>\u201cPezullohet zbatimi i lejes nd\u00ebrtimore nr. II 571\/25 t\u00eb dat\u00ebs 06.03.2025, t\u00eb l\u00ebshuar nga Komuna e Gra\u00e7anic\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e konakut t\u00eb murgjve n\u00eb parcel\u00ebn kadastrale nr.1749\/7 ZK Gra\u00e7anic\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Dioqez\u00ebs s\u00eb Rashk\u00ebs dhe Prizrenit\u201d, shkruhet n\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Aktvendimit t\u00eb nxjerr\u00eb nga Drejtoria e Urbanizimit e cila udh\u00ebhiqet nga drejtoresha Aleksandra Djeki\u00e7. N\u00eb Aktvendim shkruhet se pezullimi \u00ebsht\u00eb i karakterit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe vlen deri n\u00eb marrjen e p\u00eblqimit nga institucionet kompetente p\u00ebr mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Aktvendimi mban dat\u00ebn 9 shkurt. Por \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar duke u protokolluar m\u00eb 13 shkurt, tri dit\u00eb pasi Inspektorati ka ndaluar punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e konakut. N\u00eb arsyetim nuk p\u00ebrmendet fare se Inspektorati i ka ndaluar punimet. P\u00ebrmenden vet\u00ebm takimet q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit komunal\u00eb me ata t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore. KOHA n\u00eb baz\u00eb t\u00eb korrespodencave q\u00eb posedon ka raportuar se zyrtar\u00ebt komunal\u00eb pas takimit kishin refuzuar q\u00eb t\u00eb pezullojn\u00eb lejen. Dhe, deri te ky vendim kan\u00eb ardhur pasi jan\u00eb ndaluar punimet.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebn e 10-t\u00eb t\u00eb shkurtit, inspektor\u00ebt e Inspektoratit t\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore do t\u00eb ndalnin punimet n\u00eb vendpunishte. T\u00eb pranishm\u00ebve aty u qe dor\u00ebzuar edhe Procesverbali ku shqiptohet masa e ndalimit t\u00eb punimeve e po ashtu jepet edhe arsyetimi. M\u00eb pas u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe vendimi.<br \/>\nN\u00eb pjes\u00ebn juglindore t\u00eb murit rrethues t\u00eb Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb objekti ekzistues. Edhe ky veprim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa kurrfar\u00eb p\u00eblqimi nga institucionet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. M\u00eb pas ka nisur nj\u00eb nd\u00ebrtim i planifikuar si konak p\u00ebr murgjit e Manastirit, i cili prej vitit 2016 \u00ebsht\u00eb aset i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore n\u00ebn mbrojtje t\u00eb p\u00ebrhershme, kategoria m\u00eb e lart\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn shteti mbron nj\u00eb monument.<\/p>\n<p>KOHA mbi baz\u00ebn e nj\u00eb numri korrespodencash zyrtare institucionale n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave konstatohet se punimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pa leje. Ky konstatim vjen nga Qendra Rajonale e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Instituti Arkeologjik i Kosov\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb raporti zyrtar \u00ebsht\u00eb njoftuar Inspektorati i Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore. Inspektor\u00ebt kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb takim me zyrtar\u00ebt e Komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs. Pas takimit ku zyrtar\u00ebve komunal\u00eb u jan\u00eb sqaruar detajet se si veprohet n\u00eb k\u00ebto raste, n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar pezullimi i lejes p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Sipas shkres\u00ebs, inspektor\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt komunal\u00eb n\u00eb takim jan\u00eb pajtuar q\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb respektimit t\u00eb dispozitave t\u00eb Ligjit p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore, t\u00eb pezullohet leja p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e caktuar. Manastiri po ashtu, \u00ebsht\u00eb edhe zon\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e mbrojtur dhe \u00ebsht\u00eb i listuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr zonat e ve\u00e7anta t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Por Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit n\u00eb Komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs po n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike kishte refuzuar t\u00eb p\u00ebrfill\u00eb rekomandimin. Sipas drejtoresh\u00ebs, Aleksandra Djeki\u00e7, ata p\u00ebr l\u00ebshimin e lejes jan\u00eb orientuar n\u00eb Planin Zhvillimor t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2014\u20132029, Ligjin p\u00ebr Nd\u00ebrtim dhe n\u00eb Ligjin p\u00ebr zonat e ve\u00e7anta t\u00eb mbrojtura. Por ky ligj n\u00eb asnj\u00eb nen nuk p\u00ebrcakton se intervenimet duhet t\u00eb b\u00ebhen pa lejen e institucioneve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, ky Ligj p\u00ebrcakton se: \u201cZonat e Ve\u00e7anta t\u00eb Mbrojtura gjithashtu g\u00ebzojn\u00eb plot\u00ebsisht mbrojtjen e p\u00ebrcaktuar nga Ligji mbi Trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe ndryshimet e tij t\u00eb m\u00ebtutjeshme\u201d. Po ashtu, edhe Aneksi 5 i Planit t\u00eb Ahtisaarit prej nga buron ky ligj, p\u00ebrcakton se Kisha Ortodokse Serbe ushtron p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb pajtim me legjislacionin e Kosov\u00ebs. Drejtoria p\u00ebr Urbaniz\u00ebm e Komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs, i ka th\u00ebn\u00eb Inspektoratit se k\u00ebrkesa e tyre bazohet n\u00eb informata t\u00eb pasakta dhe se injoron dispozitat ligjore p\u00ebr zonat e ve\u00e7anta t\u00eb mbrojtura dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, e kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00ebrheqjen e urdhrit p\u00ebr pezullim, derisa \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohet para K\u00ebshillit p\u00ebr Zbatim dhe Monitorim. Ky K\u00ebshill \u00ebsht\u00eb derivat i Ligjit p\u00ebr zonat e ve\u00e7anta t\u00eb mbrojtura. Por \u00ebsht\u00eb forum leht\u00ebsues i komunikimit dhe marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrinstitucionale dhe nuk ka mandat t\u00eb miratoj\u00eb projekte e as t\u00eb jap\u00eb leje.Inspektorati m\u00eb pas n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tjet\u00ebr shkrese ia kan\u00eb sqaruar situat\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Urbanizmit dhe Planifikimit n\u00eb Komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs. U \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrfillja e legjislacionit n\u00eb fuqi, p\u00ebrfshir\u00eb Ligjin p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Trash\u00ebgimi Kulturore p\u00ebrcakton se n\u00eb situata ku zhvillohen punime brenda perimetrit t\u00eb monumenteve ose n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb tyre  duhet leje me shkrim.<\/p>\n<p>\u201cCilado nd\u00ebrhyrje q\u0451 ndikon n\u0451 t\u00ebr\u00ebsin\u00eb ose vlerat e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, k\u00ebrkon leje t\u00eb shkruar nga institucioni kompetent\u201d, p\u00ebrcaktohet n\u00eb nenin 4 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Trash\u00ebgimi Kulturore. Aty po ashtu b\u00ebhet e ditur se institucioni kompetent urdh\u00ebron ndaljen e menj\u00ebhershme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pacaktuar kohore t\u00eb \u00e7do lloj pune t\u00eb paautorizuar n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>\u201cAplikimi p\u00ebr leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nd\u00ebrtesave ose krijimtari tjet\u00ebr brenda zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb nj\u00eb monumenti arkitektural, ose brenda nj\u00eb hap\u00ebsire konservuese arkitekturale, ose q\u00eb ndikon n\u0451 mjedisin e nj\u00eb asambleje, paraqitet p\u00ebr shqyrtim n\u00eb institucionin kompetent. Institucioni kompetent ka veto mbi dh\u00ebnien e nj\u00eb lejeje t\u00eb till\u00eb. N\u00ebse institucioni kompetent nuk p\u00ebrgjigjet brenda 15 dit\u00ebve n\u00eb lidhje me aplikimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nd\u00ebrtesave ose zhvillimeve t\u00eb tjera, leja mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga autoriteti relevant p\u00ebr planifikim dhe nd\u00ebrtim\u201d, p\u00ebrcaktohet n\u00eb nenin 9. Madje ky Ligj p\u00ebrcakton edhe se institucioni kompetent ka t\u00eb drejt\u00eb vetoje n\u00eb raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>KOHA vazhdimisht ka provuar t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga drejtoresha e Urbanizimit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor n\u00eb Komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs, Aleksandra Djeki\u00e7, por ajo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. P\u00ebrgjigje nuk ka kthyer as Kisha Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Manastiri i Gra\u00e7anic\u00ebs gjendet n\u00eb bregun e lumit \u201cGra\u00e7anka\u201d, n\u00eb jug t\u00eb Prishtin\u00ebs. Sipas databaz\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Manastiri i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb rikonstruktim i nj\u00eb kishe t\u00eb shekullit  XIV kushtuar s\u00eb Virgj\u00ebr\u00ebs Mari, e cila kish\u00eb ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb themelet e nj\u00eb bazilike t\u00eb hershme t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb shekullit VI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 16 Mars 2026 11:26 Punimet p\u00ebr objektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar deri n\u00eb kulm pa leje si\u00e7 p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore, qen\u00eb ndaluar nga<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":38005,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-38004","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 16 Mars 2026 11:26 Punimet p\u00ebr objektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar deri n\u00eb kulm pa leje si\u00e7 p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore, qen\u00eb ndaluar nga\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-03-16T10:17:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1360\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"870\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004\",\"name\":\"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp\",\"datePublished\":\"2026-03-16T10:17:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp\",\"width\":1360,\"height\":870},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes -","og_description":"Prishtin\u00eb 16 Mars 2026 11:26 Punimet p\u00ebr objektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar deri n\u00eb kulm pa leje si\u00e7 p\u00ebrcakton Ligji p\u00ebr trash\u00ebgimi kulturore, qen\u00eb ndaluar nga","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004","article_published_time":"2026-03-16T10:17:34+00:00","og_image":[{"width":1360,"height":870,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp","type":"image\/webp"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004","name":"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp","datePublished":"2026-03-16T10:17:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp","width":1360,"height":870},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=38004#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"S\u2019miratohet leja p\u00ebr konakun e Manastirit t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, k\u00ebrkohet plot\u00ebsim i dosjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",1360,870,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905-150x150.webp",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905-300x192.webp",300,192,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905-768x491.webp",640,409,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905-1024x655.webp",640,409,true],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",1360,870,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",1360,870,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",1126,720,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",1024,655,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",720,461,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_2905.webp",350,224,false]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38004"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38004\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38007,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38004\/revisions\/38007"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38005"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}