{"id":37246,"date":"2026-03-12T08:28:08","date_gmt":"2026-03-12T07:28:08","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246"},"modified":"2026-03-12T08:28:42","modified_gmt":"2026-03-12T07:28:42","slug":"eksperti-i-sigurise-paralajmeron-rreziqe-per-stabilitetin-rajonal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246","title":{"rendered":"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal!"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 12 Mars 2026 8:24<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI), Serbia n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb furnizuar kryesisht me arm\u00eb nga Rusia dhe Kina.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Serbia ka p\u00ebrdorur edhe zhvillimet rajonale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar narrativ\u00ebn se \u00ebsht\u00eb e rrezikuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb reagimi ndaj bashk\u00ebpunimit t\u00eb siguris\u00eb mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb, t\u00eb cilin zyrtar\u00ebt serb\u00eb e kan\u00eb paraqitur si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cBota sot\u201d, ka folur eksperti i siguris\u00eb Arben Dashevci.<\/p>\n<p>Eksperti i siguris\u00eb thot\u00eb se armatosja e Serbis\u00eb nga Rusia dhe Kina tregon orientimin e saj strategjik dhe m\u00ebnyr\u00ebn si po e pozicionon veten n\u00eb sigurin\u00eb e Ballkanit, jo thjesht nj\u00eb tregti normale arm\u00ebsh.Arben Dashevci<br \/>\nAi gjithashtu thekson se Serbia po e paraqet bashk\u00ebpunimin e Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb justifikuar rritjen e fuqis\u00eb ushtarake dhe p\u00ebr t\u00eb mobilizuar nacionalizmin n\u00eb politik\u00ebn e brendshme.<\/p>\n<p>\u201cNga perspektiva e studimeve bashk\u00ebkohore t\u00eb siguris\u00eb, zhvillimet e fundit n\u00eb politik\u00ebn e armatimit t\u00eb Serbia dhe orientimi i saj i vazhduesh\u00ebm drejt furnizimeve ushtarake nga Rusia dhe Kina nuk mund t\u00eb shihen thjesht si transaksione t\u00eb zakonshme t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve. N\u00eb fakt, ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb indikator t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb orientimit strategjik t\u00eb Beogradit dhe t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si ky shtet po e koncepton rolin e tij n\u00eb arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Ballkan. T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga Instituti (SIPRI) tregojn\u00eb qart\u00eb se Serbia n\u00eb vitet e fundit ka rritur ndjesh\u00ebm investimet n\u00eb modernizimin e forcave t\u00eb saj t\u00eb armatosura, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb partneritete me aktor\u00eb global\u00eb q\u00eb shpesh ndodhen n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb hapur strategjike me sistemin euro-atlantik t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Studimet e siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb se shtetet nuk e nd\u00ebrtojn\u00eb gjithmon\u00eb politik\u00ebn e tyre t\u00eb armatimit vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimeve reale ushtarake. Shpeshher\u00eb, k\u00ebto politika nd\u00ebrtohen edhe mbi narrativa t\u00eb prodhuara politikisht, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb perceptime t\u00eb rrezikut n\u00eb opinionin publik dhe t\u00eb legjitimojn\u00eb rritjen e kapaciteteve ushtarake. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, reagimi i autoriteteve serbe ndaj bashk\u00ebpunimit t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis duhet par\u00eb p\u00ebrmes prizmit t\u00eb teorive klasike t\u00eb studimeve t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb cilat theksojn\u00eb se perceptimi i k\u00ebrc\u00ebnimit shpesh instrumentalizohet p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme dhe p\u00ebr mobilizim nacionalist gj\u00eb \u00eb\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrdor\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, eksperti i siguris\u00eb thot\u00eb se pretendimi i Serbis\u00eb se bashk\u00ebpunimi mes Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb propagand\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb justifikuar militarizimin e saj.<\/p>\n<p>Ai shton se balanca reale e siguris\u00eb n\u00eb Ballkan garantohet nga NATO dhe KFOR-i, prandaj rritja e armatimit t\u00eb Serbis\u00eb nuk e ndryshon realisht fuqin\u00eb n\u00eb rajon, por mund t\u00eb krijoj\u00eb tensione p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cdilem\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, narrativa q\u00eb Serbia p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb se bashk\u00ebpunimi rajonal i k\u00ebtyre shteteve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim strategjik p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb konstrukt politik dhe propagandistik q\u00eb synon t\u00eb justifikoj\u00eb militarizimin gradual t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb siguris\u00eb. N\u00eb realitet, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces normal i koordinimit nd\u00ebrmjet shteteve q\u00eb ndajn\u00eb interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta(gjeopolitike dhe gjeostrategjike) p\u00ebr stabilitet rajonal dhe p\u00ebr integrim n\u00eb strukturat euro-atlantike.<\/p>\n<p>N\u00ebse analizojm\u00eb m\u00eb thell\u00eb arkitektur\u00ebn reale t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan, b\u00ebhet e qart\u00eb se balanca strategjike e rajonit dominohet nga prania dhe garancit\u00eb e NATO, si dhe nga mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb terren, p\u00ebrfshir\u00eb misionin e KFOR n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo prani krijon nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb fuqishme parandalimi strategjik q\u00eb e b\u00ebn pothuajse t\u00eb pamundur \u00e7do aventur\u00eb ushtarake n\u00eb rajon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe pse Serbia mund t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb sisteme t\u00eb reja arm\u00ebsh apo t\u00eb rris\u00eb buxhetin e saj ushtarak, kjo nuk p\u00ebrkthehet automatikisht n\u00eb nj\u00eb ndryshim real t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nj\u00eb nga konceptet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb studimeve t\u00eb siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb njihet si \u201cdilema e siguris\u00eb\u201d, ku veprimet e nj\u00eb shteti p\u00ebr t\u00eb rritur sigurin\u00eb e vet interpretohen nga t\u00eb tjer\u00ebt si k\u00ebrc\u00ebnim, duke prodhuar k\u00ebshtu nj\u00eb spirale t\u00eb re armatimi dhe tensioni. Retorika q\u00eb p\u00ebrdor Serbia n\u00eb raport me Kosov\u00ebn dhe bashk\u00ebpunimin rajonal shpesh i kontribon pik\u00ebrisht k\u00ebtij mekanizmi t\u00eb rreziksh\u00ebm, duke krijuar perceptime t\u00eb panevojshme t\u00eb rrezikut dhe duke e militarizuar diskursin politik n\u00eb rajon\u201d, shpjegon eksperti i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Eksperti shpjegon se bashk\u00ebpunimi i Serbis\u00eb me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjeopolitike p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e tyre n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ai thekson se k\u00ebto vende mund t\u00eb p\u00ebrdorin tensionet n\u00eb rajon p\u00ebr t\u00eb sfiduar ndikimin e Per\u00ebndimit dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar integrimin euro-atlantik t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb dimension tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb duhet theksuar \u00ebsht\u00eb fakti se bashk\u00ebpunimi i Serbis\u00eb me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e furnizimeve ushtarake, por pjes\u00eb e nj\u00eb dinamike m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjeopolitike. Rusia tradicionalisht e ka par\u00eb Ballkanin si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb strategjike ku mund t\u00eb sfidoj\u00eb ndikimin e Per\u00ebndimit dhe t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb kohezionin e NATO-s dhe t\u00eb Unijonit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do tension i ri n\u00eb Ballkan mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga Rusia si mjet p\u00ebr t\u00eb krijuar presion politik dhe diplomatik ndaj Per\u00ebndimit.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, Kina po rrit gradualisht pranin\u00eb e saj strategjike p\u00ebrmes teknologjis\u00eb s\u00eb siguris\u00eb, sistemeve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes dhe bashk\u00ebpunimit ushtarak me Serbin\u00eb. Kjo prani nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomike apo teknologjike, por gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb lidhet edhe me dimensione t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb ndikimit strategjik n\u00eb rajon. P\u00ebrmes k\u00ebtyre instrumenteve, Kina dhe Rusia p\u00ebrpiqen t\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb reja ndikimi n\u00eb Ballkan dhe t\u00eb sfidojn\u00eb modelin e integrimit euro-atlantik q\u00eb shumica e vendeve t\u00eb rajonit po ndjekin\u201d, potencoi Dashevci.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai n\u00ebnvizon e p\u00ebr Kosov\u00ebn rreziku kryesor nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, sepse prania e NATO-s dhe KFOR-it e b\u00ebn at\u00eb shum\u00eb t\u00eb pamundur, por m\u00eb shum\u00eb forma hibride t\u00eb presionit dhe destabilizimit.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfundon se stabiliteti n\u00eb Ballkan nuk arrihet me armatim dhe retorik\u00eb nacionaliste, por me bashk\u00ebpunim rajonal dhe integrim n\u00eb strukturat euro-atlantike.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, studimet dhe hulumtimet e siguris\u00eb sugjerojn\u00eb se rreziku kryesor nuk q\u00ebndron domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ushtarak klasik.<\/p>\n<p>Prania e NATO-s dhe e KFOR-it krijon nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb parandalimi strategjik q\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb pamundur. Megjithat\u00eb, rreziqet mund t\u00eb shfaqen n\u00eb forma m\u00eb komplekse dhe m\u00eb t\u00eb sofistikuara, si operacionet hibride, presioni diplomatik, lufta informative dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr destabilizim politik dhe institucional.<\/p>\n<p>Prandaj, studimet bashk\u00ebkohore t\u00eb siguris\u00eb tregojn\u00eb qart\u00eb se: gara e armatimit dhe nd\u00ebrtimi i narrativave t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit nuk prodhojn\u00eb stabilitet afatgjat\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ato rrezikojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb re pasigurie dhe tensioni n\u00eb rajon. Stabiliteti i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Ballkan nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi militarizimin e diskursit politik apo mbi retorik\u00ebn nacionaliste, por mbi bashk\u00ebpunimin rajonal, transparenc\u00ebn n\u00eb politikat e siguris\u00eb dhe integrimin e plot\u00eb n\u00eb arkitektur\u00ebn euro-atlantike t\u00eb siguris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta paraqitur bashk\u00ebpunimin rajonal si k\u00ebrc\u00ebnim duhet par\u00eb me skepticiz\u00ebm, sepse m\u00eb shum\u00eb reflekton strategji politike t\u00eb brendshme sesa realitete t\u00eb mir\u00ebfillta strategjike\u201d, p\u00ebrfundoi eksperti i siguris\u00eb, Arben Dashevci. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 12 Mars 2026 8:24 Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI), Serbia n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb furnizuar kryesisht me arm\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":37247,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[109],"tags":[],"class_list":["post-37246","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-siguri"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal! -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal! -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 12 Mars 2026 8:24 Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI), Serbia n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb furnizuar kryesisht me arm\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-03-12T07:28:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-12T07:28:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"850\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"478\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246\",\"name\":\"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal! -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg\",\"datePublished\":\"2026-03-12T07:28:08+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-12T07:28:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg\",\"width\":850,\"height\":478},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal! -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal! -","og_description":"Prishtin\u00eb 12 Mars 2026 8:24 Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI), Serbia n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb furnizuar kryesisht me arm\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246","article_published_time":"2026-03-12T07:28:08+00:00","article_modified_time":"2026-03-12T07:28:42+00:00","og_image":[{"width":850,"height":478,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246","name":"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal! -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg","datePublished":"2026-03-12T07:28:08+00:00","dateModified":"2026-03-12T07:28:42+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg","width":850,"height":478},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=37246#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serbia provokon Ballkanin me armatimin rus e kinez \u2013 eksperti i siguris\u00eb paralajm\u00ebron rreziqe p\u00ebr stabilitetin rajonal!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",850,478,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358-300x169.jpg",300,169,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358-768x432.jpg",640,360,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",640,360,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",850,478,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",850,478,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",850,478,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",850,478,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",720,405,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/auto_auto_kryesore15830446451773299358.jpg",350,197,false]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=109\" rel=\"category\">Siguri<\/a>","tag_info":"Siguri","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=37246"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37252,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/37246\/revisions\/37252"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/37247"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=37246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=37246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=37246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}