{"id":35595,"date":"2026-03-03T08:07:21","date_gmt":"2026-03-03T07:07:21","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595"},"modified":"2026-03-03T08:07:21","modified_gmt":"2026-03-03T07:07:21","slug":"nga-lindja-e-mesme-deri-ne-kosove-si-u-be-bondsteel-teme-pas-ngjarjeve-ne-iran","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595","title":{"rendered":"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran?"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 3 Mars 2026 8:04<\/p>\n<p>\u201cMos e gjyko, godite Bondsteel-in\u201d ose \u201cJa edhe nj\u00eb baz\u00eb amerikane! Faleminderit paraprakisht\u201d, jan\u00eb disa nga komentet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb kanalet e aplikacionit Telegram dhe n\u00eb rrjete t\u00eb tjera sociale q\u00eb nga 28 shkurti, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i nis\u00ebn sulmet kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Kampi Bondsteel, i cili ndodhet pran\u00eb Ferizajt n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb baza m\u00eb e madhe ushtarake amerikane n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb disa grupe n\u00eb Telegram, t\u00eb cilat kan\u00eb nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjek\u00ebs, publikohen edhe harta me vendndodhjen e sh\u00ebnuar t\u00eb Bondsteel-it, t\u00eb shoq\u00ebruara me komente si \u201cKy \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr Iranin aktualisht\u201d, ose harta t\u00eb rrezes s\u00eb raketave balistike iraniane me fokus n\u00eb Kosov\u00eb, me p\u00ebrshkrimin \u201cThjesht b\u00ebje\u201d.Nj\u00eb nga kanalet m\u00eb t\u00eb vizituara t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Serbi n\u00eb Telegram, \u201cBunt je stanje duha\u201d, m\u00eb 1 mars publikoi edhe koordinatat e kampit Bondsteel n\u00eb Kosov\u00eb me tekstin: \u201cThon\u00eb se ne jemi ata ekstremist\u00ebt dhe se duhet t\u00eb na vij\u00eb turp q\u00eb duam ta shohim Bondsteel-in n\u00eb flak\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky postim deri n\u00eb publikimin e tekstit kishte pothuajse 18.000 shikime.<\/p>\n<p>Ndryshe, shumica e kanaleve n\u00eb Telegram n\u00eb gjuh\u00ebn serbe jan\u00eb krijuar pas pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, nd\u00ebrsa postimet jan\u00eb qartazi proruse, duke kritikuar ashp\u00ebr \u00e7do bashk\u00ebpunim me vendet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb tri dit\u00ebt e fundit ato po ndjekin n\u00eb koh\u00eb reale edhe zhvillimet n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb Lindjen e Mesme?<br \/>\nSHBA-ja dhe Izraeli m\u00eb 28 shkurt nis\u00ebn nj\u00eb operacion ndaj objektivave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Iran, p\u00ebrfshir\u00eb objekte ushtarake iraniane dhe rezidenca t\u00eb zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion, t\u00eb cilit i parapriu disa jav\u00eb tensionesh dhe grumbullim i p\u00ebrshpejtuar i forcave ushtarake amerikane, u vra udh\u00ebheq\u00ebsi suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjithashtu se 48 lider\u00eb iranian\u00eb u vran\u00eb n\u00eb sulme, si dhe se sulmet mund t\u00eb zgjasin kat\u00ebr jav\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Irani nisi sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane dhe per\u00ebndimore si dhe ndaj lokacioneve civile n\u00eb Izrael, Gjirin Persik dhe vende t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa Izraeli iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj me sulme ndaj pozicioneve t\u00eb Hezbollahut n\u00eb Liban.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, administrator\u00ebt e kanalit \u201cKoridor\u201d, i cili ka 11.000 ndjek\u00ebs, theksuan n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Telegram se nuk do t\u00eb \u201ctransmetojn\u00eb lajme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb n\u00ebse nuk ka ndonj\u00eb lajm dometh\u00ebn\u00ebs, si p\u00ebr shembull q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur Bondsteel, sepse, thjesht, si nj\u00ebra pal\u00eb, ashtu edhe tjetra kan\u00eb vrar\u00eb serb\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb me gjith\u00eb zem\u00ebr d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb zhduken t\u00eb dyja pal\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kanal jan\u00eb publikuar koordinatat e kampit Bondsteel me p\u00ebrshkrimin: \u201cKoordinata p\u00ebr iranian\u00ebt, k\u00ebtu jeton [kryeministri izraelit Benjamin] Netanyahu dhe t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb tuaj\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje u shp\u00ebrndan\u00eb s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjtat koordinata, s\u00eb bashku me nj\u00eb fotografi t\u00eb rrezes s\u00eb raketave balistike iraniane dhe me komentin: \u201cNuk e arrini dot, apo? Hajde pra, ta shohim\u201d.Kanali n\u00eb Telegram \u201cKoridor\u201d m\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga \u201cBrigada sever\u201d, e cila s\u00eb bashku me Mbrojtjen Civile \u00ebsht\u00eb shpallur organizat\u00eb terroriste nga Qeveria e Kosov\u00ebs n\u00eb qershor 2023.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat koordinata t\u00eb kampit Bondsteel ose thirrje p\u00ebr bombardimin e tij i kan\u00eb publikuar edhe kanale t\u00eb tjera proruse t\u00eb djathta, si \u201c\u0421\u0435\u0440\u0431\u0441\u043a\u0438\u0439 \u0412\u0435\u0441\u0442\u043d\u0438\u043a\u201d, Srpska Sparta Info dhe Bunker. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku kan\u00eb mbi 50.000 ndjek\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 n\u00eb Telegram, koordinatat e baz\u00ebs ushtarake amerikane n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb edhe n\u00eb rrjetet sociale Facebook dhe X. K\u00ebshtu, postimi ka p\u00ebrfunduar edhe n\u00eb grupin \u201cSrbi i Rusi, bra\u0107a zauvek\u201d, i cili ka rreth 30.000 ndjek\u00ebs, si dhe n\u00eb grupin \u201cPravoslavni manastiri i crkve\u201d, q\u00eb ndiqet nga 70.000 persona.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrhap Rusia lajme t\u00eb rreme n\u00eb Ballkan?<br \/>\nNdryshe, p\u00ebr shumic\u00ebn e kanaleve t\u00eb djathta dhe proruse, Kosova \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 p\u00ebrkat\u00ebsisht narrativi i delegjitimimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, mohimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe promovimi i retorik\u00ebs radikale si thirrjet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje ushtarake.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb tri dit\u00ebt e fundit, p\u00ebrve\u00e7 thirrjeve p\u00ebr bombardimin e Bondsteel-it, mund t\u00eb shihen edhe mesazhe se \u201cduhet shfryt\u00ebzuar rasti dhe t\u00eb kthehet ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me forc\u00eb\u201d.Jeta Loshaj, hulumtuese e Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, e cila ndjek edhe rrjedh\u00ebn e dezinformatave n\u00eb kanalet e Telegramit, thot\u00eb se postimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real nga pik\u00ebpamja ushtarake dhe teknike, pasi Irani nuk ka arm\u00eb me rreze aq t\u00eb gjata sa p\u00ebr ta synuar Kosov\u00ebn apo pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo thekson se thirrjet e orkestruara p\u00ebr bombardimin e Bondsteel-it p\u00ebrputhen me \u201cmodelin tashm\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb p\u00ebrforcimit t\u00eb dezinformatave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRrjetet proruse zakonisht shfryt\u00ebzojn\u00eb momentet e tensioneve t\u00eb shtuara gjeopolitike, si p\u00ebrshkall\u00ebzimi i fundit q\u00eb p\u00ebrfshin SHBA-n\u00eb, Izraelin dhe Iranin, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur pretendime alarmuese, por t\u00eb paverifikuara. Ballkani Per\u00ebndimor, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb aren\u00eb qendrore e k\u00ebtyre konflikteve, mbetet nj\u00eb rajon i ndjesh\u00ebm dhe politikisht i brisht\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shpesh b\u00ebhet objekt i narrativeve q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb nxisin ankth, t\u00eb thellojn\u00eb ndarjet brenda komuniteteve dhe t\u00eb minojn\u00eb besimin n\u00eb institucionet e siguris\u00eb\u201d, thot\u00eb Loshaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shton se ndikimi i mesazheve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb psikologjik dhe politik.<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrndarja e q\u00ebllimshme e koordinatave dhe kornizimi dramatik i mesazheve synojn\u00eb t\u00eb nxisin shqet\u00ebsim dhe t\u00eb forcojn\u00eb perceptimin e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Kanalet proruse n\u00eb Telegram si \u201carm\u00eb informative\u201d kund\u00ebr Kosov\u00ebs<br \/>\nMegjithat\u00eb, ajo thekson se publikimet zinxhir n\u00eb kanalet e Telegramit nuk duhen neglizhuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb koordinim me KFOR-in, institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb rregullisht cenueshm\u00ebrin\u00eb e mundshme, p\u00ebrfshir\u00eb shqyrtimin e forcimit t\u00eb kapaciteteve mbrojt\u00ebse n\u00eb afatgjat\u00eb. Kosova aktualisht nuk posedon sisteme t\u00eb veta t\u00eb mbrojtjes kund\u00ebrajrore dhe, megjith\u00ebse nuk ka k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, planifikimi strategjik i kapaciteteve t\u00eb ardhshme mbrojt\u00ebse p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb arsye legjitime q\u00eb t\u00eb fillohet t\u00eb mendohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qysh tani\u201d, thot\u00eb Loshaj.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Ivana Stradner, bashk\u00ebpun\u00ebtore e Fondacionit joqeveritar p\u00ebr Mbrojtjen e Demokracis\u00eb n\u00eb Uashington, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb ka vler\u00ebsuar se pasojat e narrativit radikal prorus n\u00eb kanalet e Telegramit tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, pasi prej vitesh ato p\u00ebrhapin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive propagand\u00eb antiper\u00ebndimore duke polarizuar shoq\u00ebrit\u00eb.<\/p>\n<p>Si shembull, ajo p\u00ebrmendi se nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr BE-s\u00eb, edhe pse pik\u00ebrisht BE-ja ofron ndihm\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ajo theksoi gjithashtu se kanalet proruse n\u00eb Telegram n\u00eb gjith\u00eb rajonin luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb ndjek\u00ebsve, por edhe sepse sh\u00ebrbejn\u00eb si \u201cnyje hyr\u00ebse n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn informative\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 3 Mars 2026 8:04 \u201cMos e gjyko, godite Bondsteel-in\u201d ose \u201cJa edhe nj\u00eb baz\u00eb amerikane! Faleminderit paraprakisht\u201d, jan\u00eb disa nga komentet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":35596,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-35595","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran? -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran? -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 3 Mars 2026 8:04 \u201cMos e gjyko, godite Bondsteel-in\u201d ose \u201cJa edhe nj\u00eb baz\u00eb amerikane! Faleminderit paraprakisht\u201d, jan\u00eb disa nga komentet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-03-03T07:07:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1023\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"575\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"1 minute\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595\",\"name\":\"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran? -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg\",\"datePublished\":\"2026-03-03T07:07:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg\",\"width\":1023,\"height\":575},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran? -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran? -","og_description":"Prishtin\u00eb 3 Mars 2026 8:04 \u201cMos e gjyko, godite Bondsteel-in\u201d ose \u201cJa edhe nj\u00eb baz\u00eb amerikane! Faleminderit paraprakisht\u201d, jan\u00eb disa nga komentet q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595","article_published_time":"2026-03-03T07:07:21+00:00","og_image":[{"width":1023,"height":575,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"1 minute"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595","name":"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran? -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg","datePublished":"2026-03-03T07:07:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg","width":1023,"height":575},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=35595#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga Lindja e Mesme deri n\u00eb Kosov\u00eb: Si u b\u00eb Bondsteel tem\u00eb pas ngjarjeve n\u00eb Iran?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",1023,575,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s-300x169.jpg",300,169,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s-768x432.jpg",640,360,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",640,360,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",1023,575,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",1023,575,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",1023,575,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",1023,575,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",720,405,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/0c530000-0aff-0242-dd3c-08da9fbb56dd_w1023_r1_s.jpg",350,197,false]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35597,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35595\/revisions\/35597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}