{"id":34357,"date":"2026-02-24T08:52:43","date_gmt":"2026-02-24T07:52:43","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357"},"modified":"2026-02-24T08:52:43","modified_gmt":"2026-02-24T07:52:43","slug":"serbia-dhe-mali-i-zi-si-poligone-te-sherbimeve-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357","title":{"rendered":"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 24 Shkurt 2026 8:50<\/p>\n<p>Kampe paraushtarake, p\u00ebrhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh n\u00eb Evrop\u00eb, ndjekje e aktivist\u00ebve opozitar\u00eb rus\u00eb dhe strehim p\u00ebr diplomat\u00ebt e d\u00ebbuar rus\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga aferat q\u00eb e lidhin Rusin\u00eb me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet serbe, t\u00eb cilat ruajn\u00eb lidhje miq\u00ebsore me Kremlinin, deri m\u00eb sot nuk kan\u00eb zbardhur asnj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cEtiketimi i strukturave ruse si inspiruese ose organizatore do t\u00eb n\u00ebnkuptonte nj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb hapur t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Rusin\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Maja Bjellosh nga Qendra joqeveritare e Beogradit p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Beogradi mb\u00ebshtetet te Moska, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga gazi.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pak vendet evropiane q\u00eb nuk ka vendosur sanksione kund\u00ebr Rusis\u00eb, pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Kontaktet zyrtare nuk jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb as kat\u00ebr vjet pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs, pavar\u00ebsisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara q\u00eb Beogradi t\u00eb distancohet nga Moska.<\/p>\n<p>\u201cPrania e sh\u00ebrbimeve ruse n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal, si p\u00ebr Per\u00ebndimin ashtu edhe p\u00ebr aktor\u00ebt vendas, q\u00eb tregon se Rusia ka ende qasje dhe ndikim n\u00eb Serbi\u201d, shton Bjellosh.<\/p>\n<p>Kampet e trajnimit<br \/>\nRasti i kampit paraushtarak rus, i zbuluar pran\u00eb lumit Drina n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyshuarit jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, d\u00ebshmitar\u00ebt jan\u00eb intervistuar. N\u00eb proces jan\u00eb ekspertizat e nevojshme\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb qytetin e Shabacit.<\/p>\n<p>Kjo prokurori po kryen hetime ndaj Llazar Popoviqit nga Beogradi dhe Sava Stevanoviqit nga Lloznica.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 shkurt, Popoviqit iu z\u00ebvend\u00ebsua masa e paraburgimit me disa garanci, iu tha Radios Evropa e Lir\u00eb nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Shabac, nd\u00ebrsa Stevanoviq u lirua m\u00eb 17 tetor, pas intervistimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojn\u00eb hetimet p\u00ebr kampet paramilitare ruse<br \/>\nDyshohet se trajnimi luftarak-taktik, i organizuar n\u00eb objektin turistik \u201cSun\u00e7ana reka\u201d, kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ofronte rezistenc\u00eb fizike ndaj Policis\u00eb s\u00eb Moldavis\u00eb, n\u00eb rast trazirash gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, m\u00eb 28 shtator 2025.<\/p>\n<p>T\u00eb dy ata jan\u00eb t\u00eb lidhur me ministrin prorus pa portofol n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Nenad Popoviq.<\/p>\n<p>Llazar Popoviq ishte m\u00eb her\u00ebt k\u00ebshilltar i tij, nd\u00ebrsa Stevanoviq fillimisht ishte an\u00ebtar i Partis\u00eb Popullore Serbe (SNP) t\u00eb Popoviqit, e m\u00eb pas i \u201cSerbis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndetshme\u201d &#8211; pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, deklaroi m\u00eb von\u00eb se autoritetet n\u00eb Serbi kan\u00eb konstatuar se n\u00eb kamp kan\u00eb qen\u00eb tre shtetas rus\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk e lidhi kampin me sh\u00ebrbimet ruse t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Rusia nuk p\u00ebrmendet zyrtarisht as n\u00eb njoftimet e Policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur se gjat\u00eb trajnimit luftarak-taktik n\u00eb \u201cSun\u00e7ana reka\u201d kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 150 deri n\u00eb 170 shtetas nga Moldavia dhe Rumania.N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve n\u00eb Moldavi u ndaluan mbi 70 persona, dhe shumica dyshohet se jan\u00eb trajnuar n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e trazirave masive dhe destabilizimin e Moldavis\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve parlamentare m\u00eb 28 shtator, ku partia proevropiane qeveris\u00ebse fitoi bindsh\u00ebm ndaj koalicionit prorus.<\/p>\n<p>Nga Zyra e Prokurorit t\u00eb Moldavis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb REL-it lidhur me faz\u00ebn e hetimeve dhe n\u00ebse ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Rusia e ka mohuar p\u00ebrfshirjen n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb Moldavis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb informacionesh mbledhin haker\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb rus\u00eb n\u00eb Serbi?<br \/>\nGjykata n\u00eb Moldavi, nd\u00ebrkoh\u00eb, ka d\u00ebnuar tre persona p\u00ebr organizimin e trajnimeve gjat\u00eb vitit 2024 n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe Serbi.<\/p>\n<p>Bosnje e Hercegovina ka hapur, gjithashtu, nj\u00eb rast lidhur me trajnimet q\u00eb jan\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Nxitja e urrejtjes racore dhe fetare n\u00eb Paris dhe n\u00eb Berlin<br \/>\nN\u00eb faz\u00ebn e hetimeve \u00ebsht\u00eb edhe rasti i 11 shtetasve serb\u00eb t\u00eb arrestuar n\u00ebn dyshimet se kan\u00eb kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh raciste n\u00eb Paris dhe n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb serbe, k\u00ebto veprime ishin t\u00eb drejtuara kund\u00ebr komuniteteve hebraike dhe myslimane, me q\u00ebllim rritjen e tensioneve n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Ata u arrestuan n\u00eb fund t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 2025 n\u00eb Smederev\u00eb &#8211; 60 kilometra n\u00eb jug t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me statusin aktual t\u00eb t\u00eb dyshuarve, Radio Evropa e Lir\u00eb nuk mori p\u00ebrgjigje nga Prokuroria e Lart\u00eb n\u00eb Smederev\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, kjo prokurori i tha REL-it se p\u00ebr 9 t\u00eb dyshuar \u00ebsht\u00eb zgjatur paraburgimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2 t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb jan\u00eb transferuar n\u00eb paraburgim sht\u00ebpiak, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur n\u00ebse masa \u00ebsht\u00eb zgjatur.<\/p>\n<p>Serbi: 11 persona t\u00eb arrestuar p\u00ebr veprime raciste n\u00eb Franc\u00eb dhe Gjermani<br \/>\nPas arrestimeve, Ministria e Brendshme e Serbis\u00eb b\u00ebri t\u00eb ditur se nj\u00eb person, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb arrati, dyshohet se \u201cn\u00eb baz\u00eb t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb huaj inteligjent\u201d ka organizuar dhe trajnuar n\u00eb territorin e Serbis\u00eb nj\u00eb grup prej 14 shtetasish serb\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Lart\u00eb n\u00eb Smederev\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr REL-in lidhur me arrestimin e k\u00ebtij personi, deklaroi se \u201cp\u00ebr momentin, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jepen informacione, p\u00ebr t\u00eb mos i d\u00ebmtuar hetimet\u201d.<\/p>\n<p>Dy incidente, q\u00eb ndodh\u00ebn brenda disa muajve, trondit\u00ebn opinionin publik n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Fillimisht, n\u00eb fund t\u00eb majit, persona t\u00eb panjohur hodh\u00ebn ngjyr\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr mbi Muzeun e Holokaustit, tri sinagoga dhe nj\u00eb restorant n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Parisit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, p\u00ebrpara n\u00ebnt\u00eb xhamive n\u00eb Paris u vendos\u00ebn koka derri, nd\u00ebrsa mbi disa prej tyre ishte shkruar emri i presidentit francez, Emmanuel Macron.<\/p>\n<p>Para Port\u00ebs s\u00eb Brandenburgut n\u00eb Berlin, gjithashtu, ishin shkruar mesazhe diskriminuese.<\/p>\n<p>Policia gjermane thot\u00eb se ka rritje t\u00eb rrezikut p\u00ebr sabotim, pas arrestimeve n\u00eb Serbi<br \/>\nPortali hulumtues \u201cMediapart\u201d nga Parisi shkroi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025 se sh\u00ebrbimi sekret francez ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dokumente t\u00eb brendshme t\u00eb Kremlinit, nga t\u00eb cilat shihej se administrata presidenciale e Rusis\u00eb kishte \u201cmiratuar drejtp\u00ebrdrejt\u201d shkat\u00ebrrimin e monumenteve hebraike n\u00eb maj t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrmbledhjes s\u00eb raportit, Kremlini synonte \u201ct\u2019i rriste tensionet\u201d midis komunitetit hebraik dhe atij mysliman n\u00eb Franc\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u00eb nxitur ndarje brenda shoq\u00ebris\u00eb franceze dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar kohezionin komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria kompetente n\u00eb Franc\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it lidhur me k\u00ebto informacione.<br \/>\nAfera \u201cSpiuni rus\u201d<br \/>\nN\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, n\u00eb internet u shfaq nj\u00eb video ku supozohej se nj\u00eb agjent i inteligjenc\u00ebs ruse po i jepte para nj\u00eb ish-pjes\u00ebtari t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb, videoja u regjistrua gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 24 dhjetor 2018.<\/p>\n<p>Autenticitetin e videos p\u00ebr mediat e konfirmoi Rela Zhelski, udh\u00ebheq\u00ebs i analiz\u00ebs n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Siguri dhe Informacion (BIA), duke th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00eb t\u00eb shihej agjenti rus, Georgij Kleban\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse fillimisht thirri nj\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, pas takimit me ambasadorin rus, Aleksandr Bocan-Harchenko, deklaroi se p\u00ebr t\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e agjentit rus \u00ebsht\u00eb e mbyllur.<\/p>\n<p>Nga Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Beograd than\u00eb p\u00ebr REL-in n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 se ky institucion nuk \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar ndonj\u00eb procedur\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e spiun\u00ebve rus\u00eb n\u00eb Serbi<br \/>\nVdekja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb SDPR-s\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb shtet\u00ebrore serbe p\u00ebr tregtin\u00eb e arm\u00ebve, \u201cJugoimport-SDRP\u201d, n\u00eb Mosk\u00eb, Radomir Kurtiq, u gjet i vdekur n\u00eb kryeqytetin rus n\u00eb mes t\u00eb n\u00ebntorit 2025.<\/p>\n<p>Lajmin e publikuan mediat proqeveritare n\u00eb Serbi nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, duke pretenduar se sh\u00ebrbimet serbe t\u00eb siguris\u00eb e kishin informuar presidentin e shtetit p\u00ebr \u201cvdekjen e dyshimt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, lajmin e konfirmoi edhe Vu\u00e7iq, duke th\u00ebn\u00eb se Beogradi zyrtar pret p\u00ebrgjigje nga sh\u00ebrbimet ruse dhe se Moska nuk i ka d\u00ebrguar raportet e forenzik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu shtoi se \u201cnuk d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e dyshimeve dhe teorive konspirative\u201d.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it n\u00ebse nga Rusia kan\u00eb mb\u00ebrritur p\u00ebrgjigjet dhe raportet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Topi zanor<br \/>\nAutoritetet ruse i dol\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb Beogradit zyrtar gjat\u00eb protestave masive kund\u00ebr Qeveris\u00eb dhe bllokadave t\u00eb universiteteve, t\u00eb shkaktuara nga vdekja e 16 personave n\u00eb nj\u00eb aksident n\u00eb Stacionin Hekurudhor n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>Beogradi zyrtar k\u00ebrkoi q\u00eb hetuesit rus\u00eb t\u00eb zhvillonin nj\u00eb \u201chetim t\u00eb pavarur\u201d, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse gjat\u00eb protest\u00ebs paq\u00ebsore kund\u00ebr Qeveris\u00eb m\u00eb 15 mars 2025, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur topi zanor.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb video t\u00eb publikuara shihej se mij\u00ebra protestues u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb panik, pas atyre q\u00eb i p\u00ebrshkruan si val\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb pazakonta zhurme dhe dridhjesh.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Sh\u00ebrbimit Federal t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb (FSB), n\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, u tha se, pas testeve t\u00eb kryera, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur top zanor &#8211; nj\u00eb arm\u00eb q\u00eb, p\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin, i cili u publikua n\u00eb faqen e Agjencis\u00eb p\u00ebr Siguri dhe Informacion t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), u tha se pajisjet akustike t\u00eb tipit LRAD, q\u00eb i posedojn\u00eb organet policore serbe, nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarata kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse: Ka apo s&#8217;ka Serbia top zanor?<br \/>\nBjellosh, nga Qendra e Beogradit p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb, thekson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Kremlini, me veprime t\u00eb tilla, u ofron mb\u00ebshtetje autoriteteve n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimet e mundshme t\u00eb Kremlinit jan\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb regjimin politik n\u00eb Serbi &#8211; dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Qeverin\u00eb q\u00eb mban marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me t\u00eb dhe nuk vendos sanksione ndaj Rusis\u00eb &#8211; si dhe t\u00eb rris\u00eb ndikimin n\u00eb rajon\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Disa organizata joqeveritare n\u00eb Serbi dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb e hetuan incidentin n\u00eb protest\u00ebn e 15 marsit 2025, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb organizata \u201cEarshot\u201d, deklaruan &#8211; duke paraqitur edhe prova &#8211; se ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb arm\u00ebt me z\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb protest\u00eb.<br \/>\nStreh\u00eb p\u00ebr diplomat\u00ebt rus\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga BE-ja<br \/>\nT\u00eb pakt\u00ebn tre diplomat\u00eb rus\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebbuan nga vendet e Bashkimit Evropian p\u00ebr spiunazh, u akredituan m\u00eb pas n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim disamujor i Radios Evropa e Lir\u00eb, i publikuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, tregoi se dy prej tyre kishin lidhje me sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs ruse.<\/p>\n<p>Rusia e rriti pranin\u00eb e saj diplomatike n\u00eb Serbi pas nj\u00eb vale d\u00ebbimesh t\u00eb diplomat\u00ebve nga BE-ja n\u00eb vitin 2022, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Lista e diplomat\u00ebve t\u00eb akredituar nga Ministria e Jashtme serbe n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023 p\u00ebrfshinte 62 syresh &#8211; nga 54 sa ishin n\u00eb mars 2022.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb institucion n\u00eb Serbi nuk i ka komentuar k\u00ebto gjetje deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Spiuni i dyshuar rus synon post t\u00eb lart\u00eb sigurie n\u00eb Serbi dhe Azi Qendrore<br \/>\nSpiunimi i aktivist\u00ebve rus\u00eb<br \/>\nN\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2021, aktivisti i opozit\u00ebs ruse, Vladimir Kara-Murza, akuzoi Aleksandar Vulinin, at\u00ebkoh\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i Serbis\u00eb, se kishte \u00e7uar n\u00eb Mosk\u00eb video t\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb opozitar\u00ebve rus\u00eb n\u00eb Beograd, pas s\u00eb cil\u00ebs nj\u00ebri prej tyre u arrestua n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti, Vulin u takua n\u00eb Mosk\u00eb me sekretarin e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb, Nikolai Patrushev, me t\u00eb cilin diskutoi p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturat &#8220;revolucione me ngjyra&#8221;.<\/p>\n<p>Vulin i mohoi pretendimet e b\u00ebra kund\u00ebr tij nga opozitari rus dhe paralajm\u00ebroi padi kund\u00ebr Kara-Murz\u00ebs, por nuk dihet n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb ngritur ose jo.<\/p>\n<p>SHBA: Vler\u00ebsojm\u00eb partneritetin e Serbis\u00eb n\u00eb luftimin e agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb<br \/>\nMinistria e Brendshme e Serbis\u00eb dhe BIA nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb hetuar pretendimet e Kara-Murz\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, Kara-Murza u d\u00ebnua n\u00eb Rusi p\u00ebr tradhti dhe p\u00ebrhapje t\u00eb informacioneve t\u00eb rreme dhe u d\u00ebnua me 25 vjet burg.<\/p>\n<p>Por, Kara-Murza ishte n\u00eb mesin e tre aktivist\u00ebve rus\u00eb q\u00eb u liruan n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2024, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbimi t\u00eb t\u00eb burgosurve midis Rusis\u00eb dhe vendeve per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Vulin \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb nga korriku i vitit 2023 p\u00ebr korrupsion t\u00eb dyshuar dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb trafikun e drog\u00ebs, si dhe p\u00ebr lidhje me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr grushtshtet n\u00eb Mal t\u00eb Zi<br \/>\nRasti \u201cGrushtshteti\u201d, i cili tronditi Malin e Zi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, mori aktgjykimin p\u00ebrfundimtar m\u00eb 20 shkurt.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit e Malit t\u00eb Zi njoftoi se ka konfirmuar lirimin nga akuzat n\u00eb nj\u00eb gjyq t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur \u201cp\u00ebr tentativ\u00ebn e terrorizmit n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare n\u00eb tetor 2016\u201d.<\/p>\n<p>Arsyetimi i gjykat\u00ebs ishte se nuk ishte provuar q\u00eb t\u00eb pandehurit kishin kryer krimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzoheshin.<\/p>\n<p>Me vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, politikan\u00ebt proserb\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, u liruan nga akuzat, si dhe t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Gjithsej 13 persona nga Rusia, Serbia dhe Mali i Zi ishin t\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 24 Shkurt 2026 8:50 Kampe paraushtarake, p\u00ebrhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh n\u00eb Evrop\u00eb, ndjekje e aktivist\u00ebve opozitar\u00eb rus\u00eb dhe strehim p\u00ebr diplomat\u00ebt<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":34358,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-34357","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 24 Shkurt 2026 8:50 Kampe paraushtarake, p\u00ebrhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh n\u00eb Evrop\u00eb, ndjekje e aktivist\u00ebve opozitar\u00eb rus\u00eb dhe strehim p\u00ebr diplomat\u00ebt\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-02-24T07:52:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1023\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"575\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357\",\"name\":\"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg\",\"datePublished\":\"2026-02-24T07:52:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg\",\"width\":1023,\"height\":575},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse -","og_description":"Prishtin\u00eb 24 Shkurt 2026 8:50 Kampe paraushtarake, p\u00ebrhapje e urrejtjes racore dhe fetare, spiunazh n\u00eb Evrop\u00eb, ndjekje e aktivist\u00ebve opozitar\u00eb rus\u00eb dhe strehim p\u00ebr diplomat\u00ebt","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357","article_published_time":"2026-02-24T07:52:43+00:00","og_image":[{"width":1023,"height":575,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357","name":"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg","datePublished":"2026-02-24T07:52:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg","width":1023,"height":575},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=34357#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Serbia dhe Mali i Zi si poligon\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve ruse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",1023,575,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271-300x169.jpg",300,169,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271-768x432.jpg",640,360,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",640,360,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",1023,575,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",1023,575,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",1023,575,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",1023,575,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",720,405,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/00020000-0aff-0242-9159-08dac0d0ea80_cx15_cy0_cw66_w1023_r1_s_l1tr6016271.jpg",350,197,false]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=58\" rel=\"category\">Politik\u00eb<\/a>","tag_info":"Politik\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34357","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=34357"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34357\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34359,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/34357\/revisions\/34359"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=34357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=34357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=34357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}