{"id":29297,"date":"2026-01-27T14:39:11","date_gmt":"2026-01-27T13:39:11","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297"},"modified":"2026-01-27T14:39:11","modified_gmt":"2026-01-27T13:39:11","slug":"sllobodan-petroviq-flet-per-banjsken-radojciqin-veriun-kurtin-e-thacin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297","title":{"rendered":"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 27 janar 2026 14:35<\/p>\n<p>Pas gjasht\u00eb vjet\u00ebsh heshtjeje politike, kryetari i Partis\u00eb Liberale t\u00eb Pavarur (SLS), Sllobodan Petroviq, dikur lideri kryesor i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, me rastin e 20-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb k\u00ebsaj partie. Deklaron se SLS ndodhet n\u00eb status t\u00eb \u201cngrir\u00eb\u201d q\u00eb nga viti 2020 p\u00ebr shkak t\u00eb parregullsive zgjedhore, presioneve politike dhe munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes institucionale. Mungesa e dialogut, politizimi i \u00e7\u00ebshtjeve ky\u00e7e dhe mosfunksionimi i institucioneve kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, t\u00eb ndjehen \u201et\u00eb frik\u00ebsuar\u201c.  Megjithat\u00eb, i rezervuar shprehet p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, nd\u00ebrsa refuzon t\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr ish-n\u00ebnkryetarin e List\u00ebs Serbe, Milan Radoi\u00e7iq, i cili mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e sulmit ku mbeti i vrar\u00eb rreshteri policor, Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>Sipas tij, Lista Serbe nuk ka ndikim real n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsimi institucional i komunitetit serb mbetet i fragmentuar dhe joefektiv. Petroviq vler\u00ebson se kjo situat\u00eb ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb emigrimin e serb\u00ebve, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb nj\u00eb humbje jo vet\u00ebm p\u00ebr komunitetin serb, por edhe p\u00ebr vet\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Petroviq flet edhe p\u00ebr proceset zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat, sipas tij, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me parregullsi t\u00eb vazhdueshme, duke cenuar besimin n\u00eb demokraci dhe duke pamund\u00ebsuar gar\u00eb t\u00eb lir\u00eb politike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr subjektet politike serbe q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e List\u00ebs Serbe. Ai thekson se pik\u00ebrisht k\u00ebto rrethana kan\u00eb qen\u00eb arsyeja kryesore q\u00eb SLS t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb aktivitetin politik, duke pritur krijimin e kushteve minimale p\u00ebr veprim t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik.<br \/>\n\u201eP\u00ebrndryshe, Partia Liberale e Pavarur \u00ebsht\u00eb n\u00eb status t\u00eb ngrir\u00eb q\u00eb nga viti 2020, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e ditur bot\u00ebrisht. Arsyet u than\u00eb qart\u00eb at\u00ebher\u00eb, dhe sot v\u00ebrtetohet se kishim t\u00eb drejt\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve t\u00eb ndryshme, respektivisht parregullsive zgjedhore dhe me nj\u00eb mosmb\u00ebshtetje m\u00eb se t\u00eb dukshme, n\u00ebse mund t\u00eb them k\u00ebshtu, nga institucionet e Kosov\u00ebs s\u00eb bashku me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe n\u00eb kushtet kur institucionet nuk b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre, at\u00ebher\u00eb politika nuk ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ne, p\u00ebr arsyet q\u00eb i thash\u00eb, mor\u00ebm vendimin t\u00eb ngrinim angazhimin ton\u00eb politik deri n\u00eb momentin kur t\u00eb krijohen kushtet minimale, elementare p\u00ebr veprim t\u00eb lir\u00eb politik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201c, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Lexo po ashtu<br \/>\nPetroviq nuk p\u00ebrjashton rikthimin n\u00eb sken\u00ebn politike.<br \/>\n\u201eSi\u00e7 thash\u00eb, SLS-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngrir\u00eb q\u00eb nga viti 2020. Ne at\u00ebher\u00eb tham\u00eb se n\u00ebse institucionet dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e pranojn\u00eb at\u00eb vjedhje votash, ne nuk do t\u00eb jemi pjes\u00eb e asaj legjitimiteti. SLS-ja do t\u00eb kthehet kur t\u00eb krijohen kushtet p\u00ebr jet\u00eb normale politike. Sa i p\u00ebrket angazhimit tim personal, un\u00eb do t\u00eb jap energjin\u00eb time n\u00eb dy gj\u00ebra: n\u00eb dialog dhe n\u00eb politik\u00ebn e p\u00ebrgjegjshme. Se n\u00eb \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb b\u00ebhet kjo, koha do ta tregoj\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtyre gjasht\u00eb viteve nuk jam aktivizuar n\u00eb politik\u00ebn ditore sepse nuk \u00ebsht\u00eb korrekte t\u00eb kritikosh pa pasur mund\u00ebsi t\u00eb jap\u00ebsh shembull\u201c, thot\u00eb ai.<br \/>\nPartia q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit siguroi 9 ul\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, Lista Serbe, bojkoton institucionet, vepron n\u00eb linj\u00eb me Beogradin dhe \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr lidhje me struktura kriminale.  I pyetur n\u00ebse ka pasur presion nga kjo parti apo nga Beogradi zyrtar gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve sa q\u00ebndroi jasht\u00eb politik\u00ebs aktive, Petroviq shprehet i rezervuar.<\/p>\n<p>Nuk flet as p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuarin nga Interpoli, n\u00ebnkryetarin e List\u00ebs Serbe, i cili mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, ku mbeti i vrar\u00eb rreshteri policor Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>\u201eNuk jam fare n\u00eb at\u00eb tem\u00eb, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn nuk kam as interes\u201d, thot\u00eb ai.<br \/>\nLexo po ashtu<br \/>\nKritik nuk \u00ebsht\u00eb as p\u00ebr propagand\u00ebn q\u00eb Serbia b\u00ebn vazhdimisht karshi Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti i \u00ebsht\u00eb drejtuar disa her\u00eb komunitetit serb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar informacion t\u00eb drejt\u00eb.<br \/>\nAi vler\u00ebson se mb\u00ebshtetja e lart\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt i dhan\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit \u00ebsht\u00eb testi i par\u00eb i madh p\u00ebr kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb. Sa i p\u00ebrket ministrit Rashiq, Petroviq thekson: \u201eLista Serbe nuk ka ndikim n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa Rashiq nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u2018supermen\u2019 q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb informoj\u00eb gjith\u00e7ka dhe t\u00eb zgjidh\u00eb t\u00eb gjitha problemet.\u201c<\/p>\n<p>\u201ePo propaganda \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb qysh prej fillimit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re, gjith\u00e7ka kan\u00eb folur , shum\u00eb edhe kan\u00eb punuar edhe p\u00ebr mua edhe p\u00ebr partin\u00eb q\u00eb kam udh\u00ebhequr k\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs politike, ajo por po them q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesisht prioritet q\u00eb edhe Albin Kurti si bart\u00ebs i institucioneve edhe si njeriu q\u00eb ka marr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti vota, ai me partin\u00eb e tij, q\u00eb ai t\u00eb filloj\u00eb me realizimin p\u00ebrkat\u00ebsisht asaj q\u00eb vet\u00eb ka premtuar, n\u00eb dialog dhe bisedime. Kjo sigurisht, nuk do t\u2019i zgjidh\u00eb t\u00eb gjitha problemet,&#8230; \u00ebsht\u00eb e pamundur,  Lista Serbe nuk ka kurrfar\u00eb ndikimi n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb evidente, nga ana tjet\u00ebr e kemi Rashiqin i cili \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i cili nuk \u00ebsht\u00eb \u2019supermen\u2019 nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt q\u00eb t\u00eb informoj\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u201c<br \/>\n\u201eT\u00eb bukur\u201c e quan rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb mbajtura m\u00eb 28-dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ku sipas rezultateve preliminare, LVV fitoi  51.10 p\u00ebrqind t\u00eb votave.K\u00ebshtu q\u00eb duhet q\u00eb dialogu dhe ai aktivitet t\u00eb nis sa m\u00eb shpejt. Un\u00eb jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb jen\u00eb ato tema t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lehta, leht t\u00eb zgjidhshme t\u00eb vin\u00eb si problem serioz, posa\u00e7\u00ebrisht tash pas procesit zgjedhor ku Albn Kurti p\u00ebrkat\u00ebsisht Vet\u00ebvendosja kan\u00eb marr m\u00eb shume se 50% p\u00ebrkrahje q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb e bukur, edhe un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb at\u00eb rol brenda komunitetit serb, ku si parti kemi, n\u00eb disa procese zgjedhore kemi fituar shumic\u00ebn absolute n\u00eb komunitetin serb, dhe ajo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur, at\u00ebher\u00eb festohet, por t\u00eb nes\u00ebrmen kjo \u00ebsht\u00eb obligim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb e madhe, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb frikohem se pik\u00ebrisht kjo p\u00ebrqindje sa m\u00eb e madhe t\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb edhe barr\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr Albin Kurtin dhe qeverin\u00eb e cila do t\u00eb duhet q\u00eb disa tema dhe disa pyetje t\u2019i zgjidh\u00eb sa m\u00eb par\u00eb se thjesht e gjith\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsia p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebrkrahja e cila \u00ebsht\u00eb, prap\u00eb po e p\u00ebrs\u00ebris e mire dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme por nga ana tjeter \u00ebsht\u00eb edhe obligim, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme pres q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkesa dhe shum\u00eb presione nga ana e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb marr\u00ebveshjet e caktuara t\u00eb cilat jan\u00eb dakorduar dhe n\u00ebnshkruar t\u00eb implementohen.\u201c<\/p>\n<p>Lexo po ashtu<br \/>\nE fokusi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Serbis\u00eb, por edhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas Petroviqit, duhet t\u00eb jet\u00eb dialogu. Anashkalon faktin se Serbia nuk ka implementuar marr\u00ebveshjet e deritanishme, duke e zhvendosur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb te Kosova, pasi k\u00ebt\u00eb t\u00eb par\u00ebn nuk e konsideron asnj\u00ebher\u00eb si problem aktiv.<br \/>\n\u201eS\u00eb pari, nuk e di fare pse ky Asociacion \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq problem i madh dhe di\u00e7ka \u2019abstrakte\u2019. Un\u00eb isha n\u00eb Bruksel n\u00eb vitin 2013 kur u arrit\u00ebn marr\u00ebveshjet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb disa gj\u00ebra i di sepse isha drejtp\u00ebrdrejt aty. K\u00ebto t\u00eb tjerat pas k\u00ebsaj i kam d\u00ebgjuar \u2019nga dora e dyt\u00eb ose e tret\u00eb\u2019. Dialogu nuk ka alternativ\u00eb; do t\u00eb jet\u00eb kushti num\u00ebr nj\u00eb si p\u00ebr Serbin\u00eb ashtu edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb dhe m\u00eb i suksessh\u00ebm, do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar. Sikur t\u00eb isha t\u00eb isha n\u00eb vend t\u00eb Albin Kurtit, un\u00eb s\u00eb pari do t&#8217;i zgjidhja ato gj\u00ebra sepse jan\u00eb obligime nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve k\u00ebtu. Mendoj se i kemi dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb keqp\u00ebrdorur nga t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr q\u00ebllime politike ditore dhe fushata zgjedhore. Kan\u00eb krijuar nj\u00eb \u2019gogol\u2019 nga di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. K\u00ebshtu njer\u00ebzit e shohin Asociacionin si di\u00e7ka t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por nuk \u00ebsht\u00eb as af\u00ebr asaj q\u00eb prezantohet. Dialogu, si\u00e7 po shihet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn zero. Para disa dit\u00ebsh pash\u00eb q\u00eb u fol p\u00ebr t\u00eb pagjeturit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tem\u00eb serioze, por kam p\u00ebrshtypjen se gj\u00ebrat b\u00ebhen sa p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb dialog, e jo p\u00ebr thelbin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs. Pres presion m\u00eb t\u00eb madh nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb periudh\u00ebn vijuese\u201c, thot\u00eb ai.Petroviq ka folur edhe p\u00ebr gjykimin n\u00eb Hag\u00eb ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.  Thot\u00eb se gjat\u00eb ndjekjes s\u00eb seancave ka v\u00ebrejtur se n\u00eb mbrojtje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur bashk\u00ebpunimi i tyre me komunitetin serb pas vitit 1999.<\/p>\n<p>Petroviq thekson se ka pasur bashk\u00ebpunim korrekt institucional me ta, duke rikujtuar se ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn kur Tha\u00e7i ishte kryeminist\u00ebr dhe si n\u00ebnkryetar i Kuvendit kur Kadri Veseli ishte kryetar i k\u00ebtij institucioni.<br \/>\n\u201eKam par\u00eb q\u00eb gjat\u00eb mbrojtjes atje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur bashk\u00ebpunimi i tyre me komunitetin serb pas vitit &#8217;99. Un\u00eb kam qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr kur Tha\u00e7i ishte kryeminist\u00ebr, kam qen\u00eb n\u00ebnkryetar i Kuvendit kur Kadri Veseli ishte kryetar, ashtu si edhe me Jakup Krasniqin. Bashk\u00ebpunimi yn\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb se korrekt dhe nuk ka nevoj\u00eb as t\u00eb shtohet e as t\u00eb hiqet asgj\u00eb nga kjo. Thjesht, k\u00ebshtu ka qen\u00eb\u201c, thot\u00eb Petroviq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 27 janar 2026 14:35 Pas gjasht\u00eb vjet\u00ebsh heshtjeje politike, kryetari i Partis\u00eb Liberale t\u00eb Pavarur (SLS), Sllobodan Petroviq, dikur lideri kryesor i serb\u00ebve t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":29298,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-29297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 27 janar 2026 14:35 Pas gjasht\u00eb vjet\u00ebsh heshtjeje politike, kryetari i Partis\u00eb Liberale t\u00eb Pavarur (SLS), Sllobodan Petroviq, dikur lideri kryesor i serb\u00ebve t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-01-27T13:39:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/webp\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297\",\"name\":\"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp\",\"datePublished\":\"2026-01-27T13:39:11+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp\",\"width\":900,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in -","og_description":"Prishtin\u00eb 27 janar 2026 14:35 Pas gjasht\u00eb vjet\u00ebsh heshtjeje politike, kryetari i Partis\u00eb Liberale t\u00eb Pavarur (SLS), Sllobodan Petroviq, dikur lideri kryesor i serb\u00ebve t\u00eb","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297","article_published_time":"2026-01-27T13:39:11+00:00","og_image":[{"width":900,"height":600,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp","type":"image\/webp"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297","name":"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp","datePublished":"2026-01-27T13:39:11+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp","width":900,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=29297#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sllobodan Petroviq flet p\u00ebr Banjsk\u00ebn, Radoj\u00e7iqin, veriun, Kurtin e Tha\u00e7in"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",900,600,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126-150x150.webp",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126-300x200.webp",300,200,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126-768x512.webp",640,427,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",640,427,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",900,600,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",900,600,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",900,600,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",900,600,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",720,480,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/699428_petroviq-270126.webp",350,233,false]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=58\" rel=\"category\">Politik\u00eb<\/a>","tag_info":"Politik\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29297"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29297\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29299,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29297\/revisions\/29299"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}