{"id":26847,"date":"2026-01-07T13:55:47","date_gmt":"2026-01-07T12:55:47","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847"},"modified":"2026-01-07T13:55:47","modified_gmt":"2026-01-07T12:55:47","slug":"parerefuzohet-kerkesa-e-mbrojtjes-per-perjashtimin-e-prokurorit-nga-gjykimi-per-shperthimin-ne-iber-lepenc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847","title":{"rendered":"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 07 \u00a0Janar 2026 13:52<\/p>\n<p><strong>Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), Blerim Isufaj, ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga l\u00ebnda p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin-Potokut.<\/strong><\/p>\n<p>Lajmin e ka konfirmuar Arbnora Luta, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e PSRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ju njofton se k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit special nga rasti penal n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar\u201d, ka deklaruar Luta p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr sulmin n\u00eb kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit akuzohen dy v\u00ebllez\u00ebrit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb seanc\u00ebn fillestare m\u00eb 24 dhjetor 2025, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq k\u00ebrkoi p\u00ebrjashtimin e prokurorit Kodraliu. K\u00ebrkes\u00ebn e tij e p\u00ebrkrah\u00ebn edhe mbrojt\u00ebsit e dy t\u00eb akuzuarve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo seanc\u00eb ishte nd\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) m\u00eb 9 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj v\u00ebllez\u00ebrve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, t\u00eb cil\u00ebt ngarkohen p\u00ebr sulmin e 29 n\u00ebntorit 2024 n\u00eb kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin-Potokut.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb q\u00eb ka publikuar \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, v\u00ebllez\u00ebrit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq m\u00eb 29 n\u00ebntor 2024, rreth or\u00ebs 18:50, ne fshatin Varag\u00eb, Komuna e Zubin Potokut, kan\u00eb vendosur eksploziv n\u00eb pjes\u00ebn e kanalit t\u00eb \u201cIb\u00ebr Lepenc\u201d, infrastruktur\u00eb publike e cila sh\u00ebrben p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe nevoja t\u00eb Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK) p\u00ebr prodhim t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e ka ngritur prokurori special Bekim Kodraliu, thuhet se t\u00eb akuzuarit, s\u00eb bashku me disa persona t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb panjohur, pas nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake, me q\u00ebllim t\u00eb frik\u00ebsimit serioz t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit dhe rrezikimit t\u00eb rendit kushtetues dhe siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs, e kan\u00eb vendosur nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb eksplozivit q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr p\u00ebrdorim ushtarak, (rreth 20 kilogram te llojit Trinitrotoluene \u201cTNI\u201d) n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb kanalit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb, sipas PSRK-s\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb \u00e7ante t\u00eb cil\u00ebn e kishin lidhur me litar n\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb betoni, duke e pozicionuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebmtim serioz t\u00eb infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb furnizimit me uj\u00eb dhe me energji elektrike, ku me at\u00eb rast t\u00eb pandehurit p\u00ebrmes ndezjes s\u00eb nj\u00eb fitili zjarr-p\u00ebrcjell\u00ebs me ndezje t\u00eb ngadalshme e kan\u00eb aktivizuar l\u00ebnd\u00ebn shp\u00ebrthyese duke shkaktuar nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb si pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb struktura e betonit e kanalit t\u00eb \u201cIb\u00ebr Lepenc\u201d.<\/p>\n<p>E kjo, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se kishte shkaktuar nd\u00ebrprerje furnizimi me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e disa komunave veriore dhe qendrore te Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb penguar furnizimi me uj\u00eb p\u00ebr KEK-un, si dhe kan\u00eb rrezikuar edhe prodhimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb nivel vendi.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, sipas Prokuroris\u00eb, t\u00eb akuzuarit kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr jet\u00ebn dhe sigurin\u00eb e popullsis\u00eb dhe d\u00ebmtimin e infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb shtetit, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs- Ib\u00ebr Lepencit i jan\u00eb shkaktuar d\u00ebme materiale n\u00eb vler\u00eb prej 376 mij\u00eb e 774 euro e 70 cent\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ata akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje e kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cRrezikimi i rendit kushtetues me shkat\u00ebrrimin apo d\u00ebmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike\u201d nga neni 122 lidhur me vepr\u00ebn penale \u201cKryerja e vepr\u00ebs terroriste\u201d nga neni 129. par.1 dhe neni 128, par.1, n\u00ebnpar.1.8 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb aktakuz\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebrit Viqentijeviq akuzohen edhe p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Sipas aktakuz\u00ebs, nga data e pacaktuar e deri me arrestimin e tyre, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, nj\u00ebra n\u00eb Zubin Potok, dhe tjetra n\u00eb fshatin Prevllak, t\u00eb po k\u00ebsaj komune, gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb b\u00ebra nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, u jan\u00eb gjetur n\u00eb posedim nj\u00eb sasi e konsiderueshme e armatimit luftarak.<\/p>\n<p>\u201cSi arm\u00eb t\u00eb llojit kallashnikov A-47, nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb granatave t\u00eb dor\u00ebs BRM 75 dhe zolla, 500 fishek\u00eb 7.9 mm dhe 363 fishek\u00eb t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm, karikator t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb arm\u00ebs AK 47 dhe pjes\u00eb te tyre, thika p\u00ebr arm\u00eb t\u00eb gjata, karikator pushke, mekaniz\u00ebm p\u00ebr mbushjen e fishek\u00ebve t\u00eb pushk\u00ebs s\u00eb gjuetis\u00eb MK-16, pushk\u00eb gjuetie, thike me k\u00ebll\u00ebf, radiolidhje t\u00eb shumta p\u00ebr p\u00ebrdorim ushtarak, maska, uniforma te shumta ushtarake t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme si ato t\u00eb Serbis\u00eb, Rusis\u00eb dhe te shteteve tjera, helmeta dhe gj\u00ebsende tjera te kund\u00ebrligjshme\u201d, p\u00ebrshkruhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto, thuhet se jan\u00eb sekuestruar nga Polica n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, ata ngarkohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penlae \u201cMbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d nga neni 366, par.2 lidhur me par.1 dhe nenin 31 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb aktakuz\u00ebs, thuhet se i akuzuari Jovan Viqentijeviq nga data e pacaktuar e n\u00eb vazhdim\u00ebsi, e deri n\u00eb momentin e arrestimit t\u00eb tij, m\u00eb 1 dhjetor 2024, i pandehuri n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb rekrutuarit n\u00eb Sh\u00ebrbimin Ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb, me grad\u00ebn kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente t\u00eb klasifikuara me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb tij t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto informata, sipas aktakuz\u00ebs, ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019ua komunikoj\u00eb Sh\u00ebrbimit informativ Ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrmes vizitave dhe takimeve q\u00eb i ka realizuar n\u00eb Serbi me zyrtar\u00ebt e saj. K\u00ebto informacione dhe dokumente, thuhet se i ka siguruar nga aktiviteti i tij i spiunimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr te dokumentacioneve, q\u00eb i pandehuri i ka siguruar gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij inkriminuese, jan\u00eb edhe nj\u00eb dokument i klasifikuar si konfidencial prej 66 faqesh i p\u00ebrpiluar nga KFOR-i, p\u00ebr nevojat e operacioneve t\u00eb tyre n\u00eb terren, pastaj ka b\u00ebr\u00eb v\u00ebzhgimin e l\u00ebvizjeve t\u00eb ushtar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb KFOR-it, ka fotografuar baz\u00ebn e Nj\u00ebsive Speciale Policore t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Jasenovik q\u00eb gjendet n\u00eb Komun\u00ebn e Zubin Potokut\u201d, p\u00ebrshkruhet tutje n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb narrative t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs n\u00eb raport me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Viqentijeviq p\u00ebrmes nj\u00eb dokumenti t\u00eb modifikuar, ka tentuar ta paraqes ekzistimin e nj\u00eb organizate fiktive kinse p\u00ebr \u00e7lirimin e trojeve shqiptare e quajtur si \u201cKomiteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Lirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare\u201c, duke e shoq\u00ebruar me disa fotografi t\u00eb epror\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, Prokuroria n\u00eb aktakuz\u00eb vler\u00ebson se tani i akuzuari seriozisht e ka d\u00ebmtuar rendin juridik dhe sigurin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe ka rrezikuar jet\u00ebn e zyrtar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj, si dhe ushtar\u00ebve te KFOR-it.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ai akuzohet se n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cSpiunazhi\u201d nga neni 124, par. 5 lidhur me par. 4 dhe nenin 77 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Igor Dimoviq, n\u00eb pik\u00ebn 4 t\u00eb aktakuz\u00ebs, akuzohet se nga data e pacaktuar deri m\u00eb 30 n\u00ebntor 2024, rreth or\u00ebs 6:30 n\u00eb fshatin Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut, me konkretisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, me rastin e kontrollit nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i jan\u00eb gjetur n\u00eb posedim tre karikator\u00eb, nj\u00eb fishek, nj\u00eb thik\u00eb dhe disa unifiroma ushtarake, t\u00eb cilat jan\u00eb sekuestruar nga Policia n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, Dimoviq akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cMbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d nga neni 366, par.1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb 07 \u00a0Janar 2026 13:52 Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), Blerim Isufaj, ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":26848,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-26847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb 07 \u00a0Janar 2026 13:52 Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), Blerim Isufaj, ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2026-01-07T12:55:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"428\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"256\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US5\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US5\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847\",\"name\":\"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png\",\"datePublished\":\"2026-01-07T12:55:47+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png\",\"width\":428,\"height\":256},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6\",\"name\":\"US5\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US5\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc -","og_description":"Prishtin\u00eb 07 \u00a0Janar 2026 13:52 Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), Blerim Isufaj, ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847","article_published_time":"2026-01-07T12:55:47+00:00","og_image":[{"width":428,"height":256,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png","type":"image\/png"}],"author":"US5","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US5","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847","name":"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png","datePublished":"2026-01-07T12:55:47+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png","width":428,"height":256},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=26847#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"par\u00ebRefuzohet k\u00ebrkesa e mbrojtjes p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e prokurorit nga gjykimi p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/bc442336e35414d04494ab8fb45db4c6","name":"US5","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/16a61e7272a0c5d001121ebb9e60e925d5816e4ac1e443ed3e640d9a6ae55d0c?s=96&d=mm&r=g","caption":"US5"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=6"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211-150x150.png",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211-300x179.png",300,179,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",428,256,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/IMG_0211.png",350,209,false]},"author_info":{"info":["US5"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26847"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26847\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26849,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26847\/revisions\/26849"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}