{"id":22661,"date":"2025-12-03T17:46:44","date_gmt":"2025-12-03T16:46:44","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661"},"modified":"2025-12-03T17:46:44","modified_gmt":"2025-12-03T16:46:44","slug":"biznesmeni-nga-veriu-i-kosoves-ne-qender-te-skandalit-te-ndertimit-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661","title":{"rendered":"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prishtin\u00eb, 03 dhjetor 2025 17:44<\/strong><\/p>\n<p>Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosov\u00ebs, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb gjasht\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Kragujevc pa leje t\u00eb rregullt nd\u00ebrtimi. Muri mbajt\u00ebs pran\u00eb objektit u shemb m\u00eb 28 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit Publik n\u00eb Kragujevc ka urdh\u00ebruar hetime p\u00ebr rrethanat dhe mund\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs penale, nd\u00ebrsa Inspektorati i Nd\u00ebrtimit ka ndaluar punimet dhe i ka k\u00ebrkuar Petroviqit kompletimin e dokumentacionit t\u00eb munguar, raporton\u00a0REL.<\/p>\n<p>Petroviq \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar i kompanive \u201cRP Invest 1980\u201d, \u201cRP Euro Invest\u201d dhe \u201cRP Gradnja KM DOO Kosovska Mitrovica\u201d, me t\u00eb cilat ka kryer projekte t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrtimore n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mund ta faj\u00ebsoj as veten, as dik\u00eb tjet\u00ebr. Do t\u00eb ishte shum\u00eb budallall\u00ebk. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kantier n\u00eb Kragujevc, n\u00eb Serbin\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>T\u00eb premten, m\u00eb 28 n\u00ebntor, aty u shemb muri mbajt\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebs hyr\u00ebse n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb disa metra t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Pamja e shembjes u b\u00eb virale.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 dhjetor, Zyra e Prokurorit Publik n\u00eb Kragujevc njoftoi se ka urdh\u00ebruar policin\u00eb q\u00eb t\u00eb kryente nj\u00eb hetim n\u00eb vendngjarje dhe t\u00eb merrte masa \u201cme q\u00ebllim p\u00ebrcaktimin e t\u00eb gjitha rrethanave p\u00ebrkat\u00ebse\u201d dhe \u201cekzistenc\u00ebs s\u00eb mundshme t\u00eb elementeve t\u00eb nj\u00eb vepre penale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai do t\u00eb ndiqet penalisht\u201d.<\/p>\n<p>Radosh Petroviq pranoi t\u00eb fliste me Radion Evropa e Lir\u00eb dhe tha se askush nuk e kishte kontaktuar ende p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Rruga q\u00eb \u00e7on te Qendra e Ekselenc\u00ebs, nj\u00eb kompleks shkencor ende i pap\u00ebrdorur q\u00eb do t\u2019i jepet Universitetit t\u00eb Kragujevcit, \u00ebsht\u00eb shembur plot\u00ebsisht gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa muret e nd\u00ebrtes\u00ebs ndodhen vet\u00ebm disa metra larg maj\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gremine.<\/p>\n<p>Lokacioni \u00ebsht\u00eb siguruar me shirit policor.<\/p>\n<p>N\u00eb parcel\u00ebn me num\u00ebr 10410-17 mund t\u00eb shihet nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtohet nga investitori Radosh Petroviq \u2013 me gjasht\u00eb kate t\u00eb nd\u00ebrtuara tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas Regjistrit zyrtar t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi, asnj\u00eb leje nd\u00ebrtimi nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendndodhje.<\/p>\n<p>Pun\u00ebt pa leje<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij regjistri, investitori \u201cRP Invest 1980\u201d paraqiti nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi m\u00eb 17 n\u00ebntor, 2025, dhe kjo k\u00ebrkes\u00eb u refuzua vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb para se rruga t\u00eb shembej pran\u00eb vendit t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni shihet se kompania p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb ashtuquajturat kushte lokacioni \u2013 nj\u00eb dokument q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn hapin e par\u00eb n\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr marrjen e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit nuk lejohet ligj\u00ebrisht t\u00eb kryhet ndonj\u00eb pun\u00eb nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Sipas imazheve t\u00eb Google Earth nga qershori i k\u00ebtij viti, shihet se pastrimi i terrenit dhe g\u00ebrmimi i tok\u00ebs kan\u00eb filluar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Lejen p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebve p\u00ebrgatitore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb vendosjen e shtyllave dhe g\u00ebrmimin deri n\u00eb nivelin e themelit, kompania e mori m\u00eb 20 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Fotografit\u00eb satelitore nga 31 tetori tregojn\u00eb se \u201cRP Invest\u201d deri at\u00ebher\u00eb kishte nd\u00ebrtuar themelin dhe kishte filluar ngritjen e kateve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa tani ka pothuajse gjasht\u00eb kate, nd\u00ebrsa Inspektorati i Nd\u00ebrtimit e vizitoi kantierin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 21 n\u00ebntor \u2013 vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb para se muri mbajt\u00ebs t\u00eb shembej. Dhe, menj\u00ebher\u00eb, u urdh\u00ebrua ndalimi i punimeve n\u00eb kantier, p\u00ebr \u201carsye parandaluese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNa u tha q\u00eb t\u00eb mbledhim t\u00eb dh\u00ebnat, t\u00eb mbledhim dokumentacionin e munguar dhe na u dha nj\u00eb afat prej 60 dit\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur dokumentacionin e mbetur. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr numrin e vendeve t\u00eb parkimit, sh\u00ebnjimin e tyre \u2013 pra disa detaje teknike dhe me letra\u201d, thot\u00eb Petroviq.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e refuzimit t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit theksohet se dimensionet e kateve n\u00ebntok\u00ebsore nuk p\u00ebrputhen me kushtet e lokacionit dhe projektin urbanistik.<\/p>\n<p>Po ashtu, theksohet se \u201cpllaka e themelit dhe muret me t\u00eb gjitha shtresat nuk mund t\u2019i kalojn\u00eb kufijt\u00eb e parcelave fqinje\u201d.<\/p>\n<p>Pyetjes se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb vet\u00ebm me lejen p\u00ebr pun\u00eb p\u00ebrgatitore dhe g\u00ebrmim t\u00eb themelit t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me gjasht\u00eb kate, Petroviq i p\u00ebrgjigjet se gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet me lejen e nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb \u201cvet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje teknike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat prej 60 dit\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar dokumentacionin e mbetur\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>REL: Si \u00ebsht\u00eb e mundur kjo?<\/p>\n<p>\u201cEpo, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, por ja q\u00eb ndodh\u201d, thot\u00eb Petroviq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kompanit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Radosh Petroviqit?<\/p>\n<p>Toka pran\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u shemb muri mbajt\u00ebs, sipas t\u00eb dh\u00ebnave kadastrale, i p\u00ebrket kompanis\u00eb \u201cRP Invest 1980\u201d \u2013 pronare zyrtare e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Jellena Petroviq, gruaja e Radosh Petroviqit.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb Kragujevc p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nd\u00ebrtesave banesore dhe jobanesore dhe, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrit, ka vet\u00ebm dy punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga raportet financiare q\u00eb mund t\u00eb gjenden n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Regjistrave t\u00eb Biznesit (APR) n\u00eb Serbi, ajo gjeneroi t\u00eb ardhura operative n\u00eb shum\u00ebn prej 1.8 miliard dinar\u00ebsh (15 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb ku \u00ebsht\u00eb regjistruar kjo kompani, ndodhen edhe \u201cGreen Park Building\u201d dhe \u201cRP EURO Invest\u201d, ku bashk\u00ebpronar \u00ebsht\u00eb Radosh Petroviq.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb APR-s\u00eb, kompania \u201cRP Euro Invest\u201d ka dy punonj\u00ebs dhe ka realizuar t\u00eb ardhura prej 8.3 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas faqes zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cRP Invest 1980\u201d, vet\u00ebm n\u00eb Kragujevc u nd\u00ebrtuan 100.000 metra katror\u00eb nd\u00ebrtesa banimi dhe komerciale n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre kompanive.<\/p>\n<p>\u201cCil\u00ebsia m\u00eb e lart\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb kryer, organizimi i nd\u00ebrtimit dhe respektimi i afateve jan\u00eb karakteristikat themelore t\u00eb biznesit ton\u00eb, fal\u00eb t\u00eb cilave kemi fituar besimin e klient\u00ebve dhe kemi nd\u00ebrtuar imazhin e nj\u00eb partneri t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin\u201d, thuhet n\u00eb faqen e internetit t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebt e Radosh Petroviqit n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Radosh Petroviq \u00ebsht\u00eb gjithashtu bashk\u00ebpronar i kompanis\u00eb \u201cRP Gradnja KM DOO Kosovska Mitrovica\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Kragujevc, ai ka qen\u00eb kryer\u00ebs i punimeve n\u00eb projekte t\u00eb financuara nga Qeveria e Serbis\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Prokurime Publike t\u00eb Serbis\u00eb, Petroviq ka fituar pun\u00eb n\u00eb tre tender\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2021 u n\u00ebnshkrua nj\u00eb kontrat\u00eb me Autoritetin e P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit, i cili vepron brenda sistemit t\u00eb Serbis\u00eb, dhe atij iu dha puna p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tridhjet\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb banimit, si dhe punime t\u00eb tjera t\u00eb mbetura n\u00eb lagjen \u201cSun\u00e7ana dollina\u201d n\u00eb Zve\u00e7an, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Puna kishte nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 2.3 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja punimet jan\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb konsorciumi me kompanin\u00eb nd\u00ebrtimore \u201cEuro-PVC\u201d nga Rashka n\u00eb Serbi, dhe ata ishin t\u00eb vetmit ofertues n\u00eb tender.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i lagjes \u201cLugina e Diellit\u201d, e destinuar p\u00ebr personat e shp\u00ebrngulur nga komuniteti serb i Kosov\u00ebs, nisi n\u00eb vitin 2016, dhe projekti u financua nga Qeveria e Beogradit.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs e konsiderojn\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm vendbanimin e t\u00eb kthyerve \u201cLugina e Diellit\u201d, sepse leja e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar vet\u00ebm nga autoritetet serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht Autoriteti i P\u00ebrkohsh\u00ebm Komunal i Zve\u00e7anit, i cili p\u00ebr Prishtin\u00ebn zyrtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion paralel dhe i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje \u00ebsht\u00eb iniciuar edhe nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, por ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb vitin 2021 p\u00ebr arsye t\u00eb kalimit t\u00eb afatit t\u00eb parashikuar ligjor.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb, kan\u00eb ndaluar punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve n\u00eb lagjen \u201cLugina e Diellit\u201d, me arsyetimin se nd\u00ebrmarr\u00ebsit e punimeve nuk kan\u00eb pasur lejen e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se puna n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendbanim nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb derisa prokurori t\u00eb vendos\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Disa familje jan\u00eb zhvendosur tashm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendbanim, megjith\u00ebse nuk ka p\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kompania \u201cRP Invest 1980\u201d mori gjithashtu kontrat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hotel n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Guri i themelit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb hotelit brenda kompleksit \u201cRajska Banja\u201d n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit, u vendos n\u00eb vitin 2020, n\u00eb pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Privatizim e mori kontrollin e \u201cRajska Banja\u201d-s, duke pretenduar se toka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet kompleksi turistik, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb \u201cTrep\u00e7a Standard\u201d nga Mitrovica e Veriut, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn administrimin e saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u2018Mitrovic\u00ebn e Kosov\u00ebs\u2019 kam nd\u00ebrtuar mbi 700 nj\u00ebsi banimi dhe afariste n\u00eb pron\u00ebsi private, t\u00eb cilat i kam realizuar si investitor. Po ashtu, kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa tender\u00eb n\u00eb vitin 2021\u201d, shpjegon Petroviq.<\/p>\n<p>Hedhja e fajit mes autoriteteve dhe investitor\u00ebve<\/p>\n<p>Shembja e murit mbajt\u00ebs dhe e nj\u00eb pjese t\u00eb rrug\u00ebs ndodhi t\u00eb premten n\u00eb m\u00ebngjes, kur n\u00eb lokacionin e Qendr\u00ebs s\u00eb Ekselenc\u00ebs dhe n\u00eb kantierin fqinj nuk kishte njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Kompania nd\u00ebrtimore \u201cInoba\u00e7ka\u201d, e cila kishte kryer punimet n\u00eb Qendr\u00ebn e Ekselenc\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas aksidentit njoftoi se kishte p\u00ebrfunduar nd\u00ebrtimin q\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, se gjith\u00e7ka ishte b\u00ebr\u00eb sipas rregullave dhe se p\u00ebr objektin ishte l\u00ebshuar leja e p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>\u201cRruga hyr\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb sigurt, derisa punimet n\u00eb objektin fqinj nuk e d\u00ebmtuan stabilitetin e saj\u201d, thuhet n\u00eb faqen e kompanis\u00eb \u201cInoba\u00e7ka\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e aksidentit, kompania tha se i ka paralajm\u00ebruar disa her\u00eb inspektoratet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr rrezikun q\u00eb paraqisnin punimet n\u00eb parcel\u00ebn fqinje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto pretendime u kund\u00ebrshtuan nga Administrata e Qytetit t\u00eb Kragujevcit, e cila deklaroi se nuk ishte dor\u00ebzuar asnj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr rreziqet dhe se shembja ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb reshjeve t\u00eb dendura.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb faktet e v\u00ebrtetuara, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim sipas t\u00eb cilit investitori \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb menj\u00ebher\u00eb veprimet e nevojshme p\u00ebr shmangien e pasojave dhe p\u00ebr kryerjen e punimeve q\u00eb parandalojn\u00eb shembjet e m\u00ebtejshme\u201d, thuhet n\u00eb faqen e qytetit t\u00eb Kragujevcit.<\/p>\n<p>Radosh Petroviq pohon se t\u00eb gjitha nd\u00ebrtesat p\u00ebrreth kantierit jan\u00eb t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb punoj me nj\u00eb ekip ekspert\u00ebsh p\u00ebr sanimin e situat\u00ebs dhe jemi af\u00ebr p\u00ebrfundimit. Brenda kat\u00ebr dit\u00ebve do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs, ku do t\u00eb jemi 100% t\u00eb sigurt p\u00ebr parandalimin e shembjeve t\u00eb m\u00ebtejshme\u201d, deklaroi Radosh Petroviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 2 dhjetor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 03 dhjetor 2025 17:44 Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosov\u00ebs, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb gjasht\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Kragujevc pa leje t\u00eb rregullt nd\u00ebrtimi. Muri<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":22662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-22661","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shoqerore-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 03 dhjetor 2025 17:44 Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosov\u00ebs, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb gjasht\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Kragujevc pa leje t\u00eb rregullt nd\u00ebrtimi. Muri\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-12-03T16:46:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"650\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"375\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661\",\"name\":\"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png\",\"datePublished\":\"2025-12-03T16:46:44+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png\",\"width\":650,\"height\":375},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi -","og_description":"Prishtin\u00eb, 03 dhjetor 2025 17:44 Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosov\u00ebs, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb gjasht\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Kragujevc pa leje t\u00eb rregullt nd\u00ebrtimi. Muri","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661","article_published_time":"2025-12-03T16:46:44+00:00","og_image":[{"width":650,"height":375,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png","type":"image\/png"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661","name":"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png","datePublished":"2025-12-03T16:46:44+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png","width":650,"height":375},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=22661#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Biznesmeni nga veriu i Kosov\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Serbi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",650,375,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24-150x150.png",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24-300x173.png",300,173,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",640,369,false],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",640,369,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",650,375,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",650,375,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",650,375,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",650,375,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",650,375,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/image-24.png",350,202,false]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=60\" rel=\"category\">Shoq\u00ebrore<\/a>","tag_info":"Shoq\u00ebrore","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=22661"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22661\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22663,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/22661\/revisions\/22663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/22662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=22661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=22661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=22661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}