{"id":16208,"date":"2025-10-13T19:20:28","date_gmt":"2025-10-13T17:20:28","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208"},"modified":"2025-10-13T19:21:33","modified_gmt":"2025-10-13T17:21:33","slug":"mbeshtetja-per-listen-serbe-bie-ndikimi-i-vuciqit-vazhdon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208","title":{"rendered":"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 13 tetor 2025<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e popullit serb, e bashkimit dhe solidaritetit serb\u201d &#8211; k\u00ebshtu e p\u00ebrshkroi Lista Serbe fitoren e saj n\u00eb rundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb n\u00ebnt\u00eb nga dhjet\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve preliminare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Kllokoti \u00ebsht\u00eb e vetmja komun\u00eb me shumic\u00eb serbe ku do t\u00eb zhvillohet rundi i dyt\u00eb i votimeve.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb kishte ndodhur edhe n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2021, kur Lista Serbe e fitoi rundin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, krahasuar me zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2021, n\u00eb shumic\u00ebn e komunave me shumic\u00eb serbe v\u00ebrehet r\u00ebnie e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti.<\/p>\n<p>Ky trend \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i duksh\u00ebm n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, ku Lista Serbe mori 60% t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, kjo parti, e mb\u00ebshtetur nga Beogradi, kishte marr\u00eb rreth 91% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndryshim k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte se serb\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb mund t\u00eb votonin edhe p\u00ebr gjasht\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>Mitrovica e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri &#8211; Zve\u00e7ani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi &#8211; u udh\u00ebhoq\u00ebn nga kryetar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb nga maji i vitit 2023, pasi Lista Serbe i braktisi institucionet e Kosov\u00ebs, n\u00eb shenj\u00eb kund\u00ebrshtimi ndaj vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb vendit p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar targat serbe t\u00eb makinave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb zgjedhjet e 12 tetorit, 2025, por n\u00eb shumic\u00ebn e komunave u sh\u00ebnua nj\u00eb r\u00ebnie e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb, krahasuar me vitin 2021.<\/p>\n<p><strong>Leposaviq<\/strong>: Rreth 70% m\u00eb 2025; 97% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Zubin Potok<\/strong>: Rreth 70% m\u00eb 2025; 83% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Zve\u00e7an<\/strong>: 86% m\u00eb 2025; 98% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Gra\u00e7anic\u00eb<\/strong>: 62% m\u00eb 2025; 77% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Ranillug<\/strong>: 71% m\u00eb 2025; 100% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Novob\u00ebrd\u00eb<\/strong>: 63% m\u00eb 2025; 62% 2021<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebrpc\u00eb<\/strong>: 59% m\u00eb 2025; 59% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Partesh<\/strong>: 89% m\u00eb 2025; 75% m\u00eb 2021<\/p>\n<p><strong>Kllokot<\/strong>: Zgjedhjet shkojn\u00eb n\u00eb rund t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mori pjes\u00eb edhe nj\u00eb kandidat nga komuniteti shqiptar, i mb\u00ebshtetur nga t\u00eb gjitha partit\u00eb shqiptare &#8211; gj\u00eb q\u00eb ndikoi pjes\u00ebrisht n\u00eb rezultatin e List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Politikologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kishin alternativa ndaj List\u00ebs Serbe n\u00eb t\u00eb gjitha komunat &#8211; ndryshe nga proceset e m\u00ebparshme zgjedhore.<\/p>\n<p>Kjo, sipas tij, ndikoi disi n\u00eb r\u00ebnien e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Si alternativ\u00eb ndaj List\u00ebs Serbe n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ishin: Partia p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb e Nenad Rashiqit, Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit, L\u00ebvizja Komb\u00ebtare Serbe e Millija Bishevacit, Aleanca e Kosov\u00ebs e Goran Marinkoviqit, si dhe disa iniciativa qytetare.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb dal\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb rinj&#8230; N\u00ebse nuk do t\u00eb kishte r\u00ebnie t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr List\u00ebn Serbe, nuk do t\u00eb kishte vota p\u00ebr partit\u00eb tjera. Vet\u00eb fakti q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb grupe t\u00eb reja, tregon se ka mendime t\u00eb reja, disponim t\u00eb ri, nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb alternativ\u00eb\u201d, thot\u00eb Gogiq.<\/p>\n<p>Ai shton se mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe n\u00eb Kosov\u00eb nuk mund t\u00eb interpretohet kurr\u00eb si mb\u00ebshtetje p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb e politikave t\u00eb saj, por m\u00eb tep\u00ebr si nevoj\u00eb q\u00eb serb\u00ebt t\u00eb ruajn\u00eb pushtetin n\u00eb komunat ku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn, por edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me Beogradin.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe fitoi shumic\u00ebn e k\u00ebshilltar\u00ebve n\u00eb kuvendet komunale, por vende k\u00ebshilltar\u00ebsh siguruan edhe partit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike, beson se nuk ka alternativ\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndaj List\u00ebs Serbe dhe se mb\u00ebshtetja q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb subjektet e tjera politike, \u00ebsht\u00eb \u201cmaksimumi i tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKomuniteti serb n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrjeton nj\u00eb gjendje q\u00eb [ish-udh\u00ebheq\u00ebsi serb, Sllobodan] Millosheviq e ka quajtur pluraliz\u00ebm jopartiak. Pra, dominimi i nj\u00eb partie \u00ebsht\u00eb bllokad\u00eb ndaj sistemit shum\u00ebpartiak&#8230; Kjo \u00ebsht\u00eb shkolla e menaxhimit t\u00eb konfliktit: \u2018Pse ju duhen komplikime me komunitetin demokratik serb\u2019? Nuk ju duhen\u201d, thot\u00eb Janjiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kujton se n\u00eb vitin 2013, kur po formohej Lista Serbe, disa politikan\u00eb &#8211; si Oliver Ivanoviq dhe Nenad Rashiq &#8211; i rezistuan monopolit dhe sistemit nj\u00ebpartiak, por pa sukses.<\/p>\n<p>Janjiq, gjithashtu, beson se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201ce toleron\u201d monopolin e List\u00ebs Serbe dhe p\u00ebrmend si shembull shkuarjen kolektive t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhje, me n\u00eb krye zyrtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>\u201cPra, ku n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb qendrat e votimit n\u00eb grup prej tre vetash? Le t\u00eb ma shpjegoj\u00eb k\u00ebt\u00eb Peter Sorensen [i d\u00ebrguari i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi]\u201d, thot\u00eb Janjiq.<\/p>\n<p>Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb &#8211; e shkuarjes kolektive n\u00eb votime &#8211; u vu re edhe n\u00eb zgjedhjet e 12 tetorit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb fitorja e List\u00ebs Serbe p\u00ebr Vu\u00e7iqin?<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ishte i pari q\u00eb shpalli fitoren e List\u00ebs Serbe n\u00eb n\u00ebnt\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se komuna e Kllokotit shkon n\u00eb rund t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike t\u00eb diel\u00ebn me zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie, e cila u formua me mb\u00ebshtetjen e tij, Vu\u00e7iq tha: \u201cIa dol\u00ebm, ata nuk mund t\u00eb heqin emrin dhe mbiemrin serb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, Lista Serbe e fal\u00ebnderoi Vu\u00e7iqin p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Janjiq vler\u00ebson se mesazhi i Vu\u00e7iqit ishte, n\u00eb fakt, se ai ka fituar n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, dhe se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal p\u00ebr komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar se mund t\u00eb llogaris\u00eb tek ai.<\/p>\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo? P\u00ebrkoh\u00ebsisht po. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Vu\u00e7iq duhet t\u00eb merret me normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve [me Kosov\u00ebn], p\u00ebr t\u00eb zgjeruar sundimin e tij n\u00eb Serbi. Ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kart\u00eb. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gogiq v\u00eb n\u00eb dukje se Vu\u00e7iq shpalli i pari rezultatet e List\u00ebs Serbe edhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, duke shtuar se ky veprim \u00ebsht\u00eb i drejtuar kryesisht p\u00ebr publikun e brendsh\u00ebm n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cAi duhet t\u00eb tregoj\u00eb se po fiton diku. Kemi protestat e student\u00ebve, sanksionet ndaj NIS-it [Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb]&#8230; dhe e ka t\u00eb nevojshme t\u00eb tregoj\u00eb se politika e tij po jep rezultate\u201d, thot\u00eb Gogiq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai vler\u00ebson se fitorja e List\u00ebs Serbe n\u00eb zgjedhjet lokale mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, pasi kjo parti dhe Beogradi \u00e7uan mesazhe konstruktive se duan t\u00eb rikthehen n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb, drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb Serbe, Petar Petkoviq, tha se fitorja e List\u00ebs Serbe \u201cdo t\u00eb thot\u00eb se populli serb ka nj\u00eb t\u00eb ardhme, se kjo parti \u00ebsht\u00eb garantuese e mbijetes\u00ebs s\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Televizionin serb Pink, ai tha se r\u00ebnd\u00ebsia e fitores s\u00eb List\u00ebs Serbe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, sepse p\u00ebrfaq\u00ebson \u201ckthimin e serb\u00ebve n\u00eb komunat e tyre n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Beogradi zyrtar e mb\u00ebshteti vendimin e List\u00ebs Serbe p\u00ebr t\u2019u larguar nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, por presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e k\u00ebrkoi kthimin e tyre n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Prishtin\u00eb, 13 tetor 2025 \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e popullit serb, e bashkimit dhe solidaritetit serb\u201d &#8211; k\u00ebshtu e p\u00ebrshkroi Lista Serbe fitoren e<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":16211,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-16208","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Prishtin\u00eb, 13 tetor 2025 \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e popullit serb, e bashkimit dhe solidaritetit serb\u201d &#8211; k\u00ebshtu e p\u00ebrshkroi Lista Serbe fitoren e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-10-13T17:20:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-10-13T17:21:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"780\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"439\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208\",\"name\":\"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg\",\"datePublished\":\"2025-10-13T17:20:28+00:00\",\"dateModified\":\"2025-10-13T17:21:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg\",\"width\":780,\"height\":439},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon -","og_description":"&nbsp; Prishtin\u00eb, 13 tetor 2025 \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e popullit serb, e bashkimit dhe solidaritetit serb\u201d &#8211; k\u00ebshtu e p\u00ebrshkroi Lista Serbe fitoren e","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208","article_published_time":"2025-10-13T17:20:28+00:00","article_modified_time":"2025-10-13T17:21:33+00:00","og_image":[{"width":780,"height":439,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208","name":"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg","datePublished":"2025-10-13T17:20:28+00:00","dateModified":"2025-10-13T17:21:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg","width":780,"height":439},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=16208#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mb\u00ebshtetja p\u00ebr List\u00ebn Serbe bie, ndikimi i Vu\u00e7iqit vazhdon"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",780,439,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1-300x169.jpg",300,169,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1-768x432.jpg",640,360,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",640,360,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",780,439,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",780,439,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",780,439,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",780,439,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",720,405,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/315910706_1260648684780197_6442344448959047429_n-1-780x439-1.jpg",350,197,false]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=58\" rel=\"category\">Politik\u00eb<\/a>","tag_info":"Politik\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16208"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16208\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16210,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16208\/revisions\/16210"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16211"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}