{"id":12866,"date":"2025-09-20T15:42:25","date_gmt":"2025-09-20T13:42:25","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866"},"modified":"2025-09-20T15:42:30","modified_gmt":"2025-09-20T13:42:30","slug":"a-do-ta-shpalle-kongresi-amerikan-rusine-shtet-qe-sponsorizon-terrorizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866","title":{"rendered":"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin?"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 shtator 2025<\/p>\n<p>Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka p\u00ebrshpejtuar shqyrtimin e nj\u00eb projektligji dypartiak q\u00eb parasheh shpalljen e Rusis\u00eb \u201cshtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin\u201d n\u00ebse ajo nuk i kthen mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb ukrainas q\u00eb, si\u00e7 thuhet, i ka \u201crr\u00ebmbyer, d\u00ebbuar ose larguar me forc\u00eb\u201d gjat\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit amerikan\u00eb propozojn\u00eb nj\u00eb projektligj t\u00eb till\u00eb q\u00eb nga nisja e pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022. Aktualisht, vet\u00ebm kat\u00ebr shtete \u2013 Irani, Koreja e Veriut, Siria dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/31042927.html\">Kuba<\/a>\u00a0\u2013 jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sponsor\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb terrorizmit nga Uashingtoni. Futja n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb i sjell nj\u00eb shteti pasoja financiare, por vendimi ka edhe pesh\u00eb simbolike.<\/p>\n<p>Shqyrtimi i k\u00ebtij projektligji po b\u00ebhet n\u00eb koh\u00ebn kur ka zhg\u00ebnjim n\u00eb rritje n\u00eb mesin e ligjv\u00ebn\u00ebsve amerikan\u00eb ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrain\u00ebs muajt e fundit dhe, sipas shum\u00eb zyrtar\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, ka refuzuar t\u00eb negocioj\u00eb seriozisht p\u00ebr arritjen e paqes. Rusia m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij muaji l\u00ebshoi dron\u00eb q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ajrore t\u00eb Polonis\u00eb \u2013 disa nga dron\u00ebt u rr\u00ebzuan nga forcat polake \u2013 duke sh\u00ebnuar her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb NATO-ja p\u00ebrfshihet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rr\u00ebzimin e arm\u00ebve ruse q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse miratohet, Projektligji p\u00ebr shpalljen e federat\u00ebs ruse si shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin do t\u2019i k\u00ebrkonte sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit q\u00eb, brenda 60 dit\u00ebve, t\u2019i raportoj\u00eb Kongresit se f\u00ebmij\u00ebt \u201ce rr\u00ebmbyer, d\u00ebbuar ose larguar me forc\u00eb nga territori i Ukrain\u00ebs\u201d \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb zonat e pushtuara nga Rusia \u2013 jan\u00eb ribashkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt me familjet ose kujdestar\u00ebt e tyre dhe se procesi i riintegrimit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ukrainase ka nisur.<\/p>\n<p>Kievi vler\u00ebson se m\u00eb shum\u00eb se 19.500 f\u00ebmij\u00eb ukrainas po mbahen nga Rusia. N\u00ebse sekretari i Shtetit nuk mund t\u00eb konfirmoj\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb Ukrain\u00eb, at\u00ebher\u00eb Rusia menj\u00ebher\u00eb \u201cduhet t\u00eb shpallet shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin\u201d.<\/p>\n<p>Shpallja e shtetit si sponsor i terrorizmit do ta b\u00ebnte \u201cshum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes t\u00eb ligjsh\u00ebm me Rusin\u00eb\u201d, tha senatori republikan Lindsey Graham, nj\u00eb nga kat\u00ebr sponsor\u00ebt e projektligjit, kur e prezantuan at\u00eb m\u00eb 11 shtator, raporton Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shtetet e Bashkuara tashm\u00eb kan\u00eb vendosur sanksione t\u00eb gjera ndaj Mosk\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb kufizime mbi eksportet e teknologjis\u00eb amerikane dhe mij\u00ebra masa nd\u00ebshkuese kund\u00ebr industrive kryesore, kompanive dhe individ\u00ebve rus\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se miratimi i projektligjit do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb heqjen e sanksioneve \u2013 di\u00e7ka q\u00eb presidenti amerikan, Donald Trump, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se do t\u00eb donte ta b\u00ebnte n\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje \u2013 por, ndikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi ekonomin\u00eb ruse do t\u00eb ishte i kufizuar, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse Trump do t\u00eb vendoste sanksione dyt\u00ebsore si instrument shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar aft\u00ebsin\u00eb e Kremlinit p\u00ebr t\u00eb zhvilluar luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Sanksionet dyt\u00ebsore nd\u00ebshkojn\u00eb shtetet, kompanit\u00eb dhe individ\u00ebt e huaj q\u00eb shkelin sanksionet amerikane, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00ebse b\u00ebjn\u00eb biznes me Rusin\u00eb. Kina ka luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb shmangien e sanksioneve amerikane nga Rusia: ajo vazhdon ta furnizoj\u00eb Mosk\u00ebs me teknologji t\u00eb ndaluar dhe mallra me p\u00ebrdorim t\u00eb dyfisht\u00eb, nd\u00ebrsa blen gjithashtu burime natyrore ruse, duke e ushqyer ekonomin\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Trump mund t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb t\u2019iu vendos\u00eb sanksione kompanive kineze sipas legjislacionit p\u00ebr sponsor\u00ebt e terrorizmit, por kjo do t\u00eb rrezikonte nj\u00eb nga synimet kryesore t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb tij: arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje tregtare me Pekinin. Ai pritet t\u00eb takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, n\u00eb tetor me synimin q\u00eb t\u00eb finalizoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Trump nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj p\u00ebr t\u00eb vendosur sanksione dyt\u00ebsore ndaj atyre q\u00eb tregtojn\u00eb me Rusin\u00eb. Presidenti amerikan mund t\u00eb vendos\u00eb sanksione t\u00eb tilla edhe pa miratimin e Kongresit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shtyrja p\u00ebrpara e projektligjit shihet si nj\u00eb sinjal p\u00ebr Putinin se presioni ndaj tij po rritet.<\/p>\n<p>\u201cKy do t\u00eb ishte nj\u00eb mesazh p\u00ebr rus\u00ebt se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e t\u00eb dy partive n\u00eb SHBA\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Rachel Ziemba, eksperte e sanksioneve n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Siguri t\u00eb Re Amerikane, nj\u00eb institut me seli n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsit amerikan\u00eb, q\u00eb mb\u00ebshtesin Kievin prej koh\u00ebsh, kan\u00eb shprehur indinjat\u00eb p\u00ebr transferimin e f\u00ebmij\u00ebve ukrainas nga territoret e kontrolluara nga Moska n\u00eb Rusi, duke akuzuar Kremlinin se po p\u00ebrpiqet t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb identitetin ukrainas. \u201cRr\u00ebmbimi\u201d i f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u201cpjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes s\u00eb Putinit p\u00ebr ta zhdukur Ukrain\u00ebn nga faqja e dheut\u201d, tha senatori demokrat Richard Blumenthal, nj\u00eb nga bashk\u00ebsponsor\u00ebt e projektligjit.<\/p>\n<p>Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale n\u00eb Hag\u00eb l\u00ebshoi n\u00eb mars 2023 nj\u00eb fletarrestim p\u00ebr Putinin p\u00ebr \u201ctransferimin e paligjsh\u00ebm\u201d t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga pjes\u00ebt e pushtuara t\u00eb Ukrain\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Rusi, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn krim lufte, sipas s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Arsyeja pse projektligji po shtyhet p\u00ebrpara tani \u2013 m\u00eb shum\u00eb se 42 muaj pas nisjes s\u00eb luft\u00ebs \u2013 lidhet me shqet\u00ebsimet n\u00eb rritje n\u00eb Kongres, teksa p\u00ebrpjekjet e Donald Trump p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar p\u00ebrfundimin e konfliktit po p\u00ebrballen me refuzimin e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb arm\u00ebpushim ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime.<\/p>\n<p>Rusia vazhdimisht l\u00ebshon qindra dron\u00eb dhe raketa mbi Ukrain\u00eb n\u00eb sulmet q\u00eb kryen gjat\u00eb nat\u00ebs, shpesh duke vrar\u00eb e plagosur civil\u00eb, nd\u00ebrsa forcat e saj avancojn\u00eb n\u00eb vijat e frontit. Shkelja e hap\u00ebsir\u00ebs ajrore polake m\u00eb 10 shtator u pa gjer\u00ebsisht si nj\u00eb test i vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb NATO-s, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr provokim u sh\u00ebnua m\u00eb 19 shtator.<\/p>\n<p>\u201cPo e b\u00ebjn\u00eb tani sepse lufta \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrshkall\u00ebzuar dhe jo duke u qet\u00ebsuar. Njer\u00ebzit n\u00eb Kongres dhe n\u00eb administrat\u00eb po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar e t\u00eb zem\u00ebruar me Rusin\u00eb\u201d, tha p\u00ebrkrah\u00ebsja e projektligjit Rachel Ziemba, eksperte e sanksioneve n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Siguri t\u00eb Re Amerikane.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e fort\u00eb e dy partive n\u00ebnkupton se projektligji mund t\u00eb miratohet leht\u00ebsisht n\u00ebse hidhet n\u00eb votim.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb b\u00ebhet ligj. Fati i tij lidhet me nj\u00eb pyetje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur q\u00eb kur Trump mori detyr\u00ebn n\u00eb janar: A do t\u00eb vendos\u00eb ai sanksione shtes\u00eb ndaj Rusis\u00eb si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb saj kund\u00ebr Ukrain\u00ebs?<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb Trump ka shprehur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebrim me q\u00ebndrimin kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb Putinit, dhe ai ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se mund ta godas\u00eb Mosk\u00ebn me sanksione t\u00eb reja. Por, p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb tarifave ndaj importeve indiane p\u00ebr shkak t\u00eb blerjeve t\u00eb naft\u00ebs ruse, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur nga ky vendim gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajve t\u00eb mandatit t\u00eb tij. N\u00eb disa raste, ai ka shprehur shqet\u00ebsimin se vendosja e sanksioneve t\u00eb reja do t\u00eb pengonte p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr ta sjell\u00eb Putinin n\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa projektligji paraqet nj\u00eb arm\u00eb shtes\u00eb n\u00eb arsenalin amerikan p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur kund\u00ebr Rusis\u00eb, mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse ligjv\u00ebn\u00ebsit do ta hedhin n\u00eb votim pa pasur siguri se Trump mendon se ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb veprohet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr ta kaluar [projektligjin], nuk kam asnj\u00eb dyshim se mund t\u00eb arrihej nj\u00eb shumic\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur veton, n\u00ebse republikan\u00ebt do t\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb sfidonin presidentin\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, John Herbst, analist n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut. Herbst ka qen\u00eb ambasador i SHBA n\u00eb Ukrain\u00eb nga viti 2003 deri m\u00eb 2006.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsit mund t\u00eb p\u00ebrmbysin veton e presidentit mbi nj\u00eb projektligj n\u00ebse sigurojn\u00eb dy t\u00eb tretat e votave n\u00eb t\u00eb dy dhomat e Kongresit, por nuk ka sinjale se lider\u00ebt republikan\u00eb n\u00eb Senat dhe n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projektligj p\u00ebr vendosjen e sanksioneve t\u00eb ashpra t\u00eb reja ndaj Rusis\u00eb u paraqit n\u00eb pranver\u00eb dhe u bashk\u00ebsponsorizua nga m\u00eb shum\u00eb se 80 nga 100 senator\u00ebt amerikan\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00eb shfaqje e mb\u00ebshtetjes s\u00eb madhe nga dy partit\u00eb, por ky projektligj ende nuk \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb votim.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb nuk ka ndodhur, sepse t\u00eb gjith\u00eb po presin q\u00eb Trump t\u00eb jap\u00eb miratimin\u201d, tha Herbst.<\/p>\n<p>N\u00ebse projektligji kalon dhe n\u00ebnshkruhet nga presidenti Trump, fuqia e tij do t\u00eb varet pjes\u00ebrisht nga ajo se n\u00eb \u00e7far\u00eb mase dhe deri n\u00eb \u00e7far\u00eb shkalle ai vendos sanksione dyt\u00ebsore ndaj vendeve dhe kompanive q\u00eb ndihmojn\u00eb Rusin\u00eb, than\u00eb analist\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 20 shtator 2025 Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka p\u00ebrshpejtuar shqyrtimin e nj\u00eb projektligji dypartiak q\u00eb parasheh shpalljen e Rusis\u00eb \u201cshtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin\u201d<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":12867,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[72],"tags":[],"class_list":["post-12866","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin? -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin? -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 20 shtator 2025 Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka p\u00ebrshpejtuar shqyrtimin e nj\u00eb projektligji dypartiak q\u00eb parasheh shpalljen e Rusis\u00eb \u201cshtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin\u201d\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-09-20T13:42:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-09-20T13:42:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"997\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"533\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"US6\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"US6\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866\",\"name\":\"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin? -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg\",\"datePublished\":\"2025-09-20T13:42:25+00:00\",\"dateModified\":\"2025-09-20T13:42:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg\",\"width\":997,\"height\":533},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc\",\"name\":\"US6\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"US6\"},\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin? -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin? -","og_description":"Prishtin\u00eb, 20 shtator 2025 Senati i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka p\u00ebrshpejtuar shqyrtimin e nj\u00eb projektligji dypartiak q\u00eb parasheh shpalljen e Rusis\u00eb \u201cshtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin\u201d","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866","article_published_time":"2025-09-20T13:42:25+00:00","article_modified_time":"2025-09-20T13:42:30+00:00","og_image":[{"width":997,"height":533,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"US6","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"US6","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866","name":"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin? -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg","datePublished":"2025-09-20T13:42:25+00:00","dateModified":"2025-09-20T13:42:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg","width":997,"height":533},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=12866#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A do ta shpall\u00eb Kongresi amerikan Rusin\u00eb shtet q\u00eb sponsorizon terrorizmin?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/fe199eede04c3937362892b7444747cc","name":"US6","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/cb16c3c31c9d23b9b8c705964598220b3014e42ff51eb540ff23cefa3ae8c15f?s=96&d=mm&r=g","caption":"US6"},"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=7"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",997,533,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143-300x160.jpg",300,160,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143-768x411.jpg",640,343,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",640,342,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",997,533,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",997,533,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",997,533,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",997,533,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",720,385,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Screenshot-2025-09-20-154143.jpg",350,187,false]},"author_info":{"info":["US6"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=72\" rel=\"category\">Bota<\/a>","tag_info":"Bota","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12866"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12866\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12869,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12866\/revisions\/12869"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12867"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}