{"id":11185,"date":"2025-09-09T08:05:12","date_gmt":"2025-09-09T06:05:12","guid":{"rendered":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185"},"modified":"2025-09-09T08:05:12","modified_gmt":"2025-09-09T06:05:12","slug":"rruga-e-paqarte-e-shkollave-dhe-spitaleve-serbe-drejt-sistemit-kosovar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185","title":{"rendered":"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 09 shtator 2025<\/p>\n<p>Integrimi i institucioneve serbe t\u00eb arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, por gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet gjat\u00eb k\u00ebtij viti, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Nenad Rashiq, deputet nga radh\u00ebt e komunitetit serb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe minist\u00ebr n\u00eb Qeverin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebto institucione, aktualisht, funksionojn\u00eb n\u00ebn sistemin e Serbis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e ministrive p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE di q\u00eb ka pasur disa plane dhe diskutime se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kur t\u00eb vij\u00eb ajo koh\u00eb, por ende nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asgj\u00eb. Kam k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe q\u00eb ne [komuniteti serb] duhet t\u00eb p\u00ebrfshihemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, sepse ne e dim\u00eb m\u00eb s\u00eb miri se me \u00e7far\u00eb sfidash p\u00ebrballemi dhe cilat jan\u00eb zgjidhjet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb mund t\u2019i propozojm\u00eb\u201d, thot\u00eb Rashiq.<\/p>\n<p>Ai shton se nj\u00eb lloj nisme p\u00ebr integrimin e institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore mund t\u00eb nd\u00ebrmerret gjat\u00eb vitit 2026, por nuk jep detaje, pasi, si\u00e7 thot\u00eb, nuk ka ende informacione konkrete.<\/p>\n<p>E ngarkuara me pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, i tha nj\u00eb grupi mediash n\u00eb gjuh\u00ebn serbe m\u00eb 4 shtator se t\u00eb gjitha institucionet paralele serbe, p\u00ebrfshir\u00eb arsimin dhe kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, duhet t\u00eb integrohen n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, theksoi se m\u00ebnyra se si do t\u00eb b\u00ebhet ky integrim \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore dhe, sipas saj, duhet t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm p\u00ebrmes konsultimeve me komunitetin serb.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk mund t\u00eb jet\u00eb proces i nj\u00ebansh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e komunitetit serb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku, p\u00ebr t\u00eb siguruar, sidomos, q\u00eb institucionet e ruajn\u00eb ose e p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e sh\u00ebrbimeve\u201d, tha Prattipati p\u00ebr KoSSev, Radio Kontakt Plus, Radio Mitrovica e Veriut, Radio Kim dhe Radio Gorazhdevac.<\/p>\n<p>Lista Serbe dhe Beogradi pa komente<\/p>\n<p>Lista Serbe &#8211; partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e Beogradit zyrtar &#8211; nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr planet p\u00ebr integrimin e institucioneve arsimore dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/spitali-ne-gracanice-nje-dekade-ne-ndertim-\/31231961.html\">sh\u00ebndet\u00ebsore serbe<\/a>\u00a0n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, si dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb zhvilluar ndonj\u00eb diskutim mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre pyetjeve nuk iu p\u00ebrgjigj as Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti edhe Qeverin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me planet p\u00ebr integrimin e institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore serbe, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/svecla-aktakuza-per-banjsken-anashkalon-pergjegjesine-einstitucioneve-te-serbise-\/33132209.html\">Xhelal Sve\u00e7la<\/a>, ka th\u00ebn\u00eb se funksionimi i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit n\u00eb mjediset me shumic\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb specifik dhe se k\u00ebto institucione do t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike &#8211; ndaras nga mbyllja e institucioneve t\u00eb tjera serbe.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se, sipas Planit t\u00eb Ahtisaarit &#8211; dokumentit mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit Kosova ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2008 &#8211; komuniteti serb ka autonomi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy sfera.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thot\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi kan\u00eb disa t\u00eb drejta shtes\u00eb, disa privilegje, t\u00eb cilat ne nuk jemi t\u00eb interesuar q\u00eb t\u2019i prekim, sepse jan\u00eb edhe n\u00eb ligj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sve\u00e7la.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb nisur mbylljen e disa institucioneve serbe n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb: Post\u00ebn e Serbis\u00eb, Bank\u00ebn e Kursimeve Postare, organet e p\u00ebrkohshme komunale, qendrat p\u00ebr pun\u00eb sociale e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj integrimit t\u00eb institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb, me t\u00eb cil\u00ebt ekipi i Radios Evropa e Lir\u00eb ka biseduar m\u00eb her\u00ebt, kan\u00eb kund\u00ebrshtuar fuqimisht \u00e7do ide t\u00eb integrimit t\u00eb institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sllagjana nga Leposaviqi ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme p\u00ebr t\u00eb q\u00eb f\u00ebmija i saj t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb funksionon jasht\u00eb sistemit serb.<\/p>\n<p>Rafaillo dhe Sllagjani, gjithashtu nga Leposaviqi, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se vet\u00ebm ideja se autoritetet e Kosov\u00ebs mund t\u00eb fillojn\u00eb me mbylljen e institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore ose arsimore n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme, \u00ebsht\u00eb \u201ctmerruese\u201d p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Rashiq: Njer\u00ebzit duhet t\u00eb informohen me koh\u00eb<\/p>\n<p>Kur t\u00eb ngrihet tema e integrimit t\u00eb institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, Rashiq thot\u00eb se ai, personalisht, do t\u00eb p\u00ebrfshihet dhe do ta informoj\u00eb komunitetin e tij p\u00ebr t\u00eb gjitha planet.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, personalisht, do t\u00eb shkoj te shumica e njer\u00ebzve q\u00eb drejtojn\u00eb institucionet e arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i informuar dhe p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar t\u00eb m\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces&#8230; ose &#8211; m\u00eb sakt\u00eb &#8211; ta ndihmojn\u00eb veten p\u00ebr t\u2019i mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre. Sa m\u00eb p\u00ebrket mua, do t\u00eb b\u00ebj gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb time q\u00eb kjo periudh\u00eb tranzicioni t\u00eb kaloj\u00eb sa m\u00eb leht\u00eb. Dua t\u00eb theksoj se, aktualisht, askush nuk po merret me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por, kur t\u00eb vij\u00eb momenti, do t\u00eb mundohem q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkoj\u00eb sa m\u00eb qet\u00eb\u201d, thot\u00eb Rashiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrs\u00ebrit se komuniteti serb duhet t\u00eb informohet p\u00ebr gjith\u00e7ka me koh\u00eb dhe se duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin e integrimit.<\/p>\n<p>Sipas tij, roli i Beogradit zyrtar do t\u00eb jet\u00eb vendimtar.<\/p>\n<p>Ai shpreson q\u00eb autoritetet serbe nuk do t\u00eb veprojn\u00eb m\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cdestruktive\u201d, sikurse m\u00eb par\u00eb, dhe se serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb nuk do t\u00eb vendosen \u201cpara ndonj\u00eb akti t\u00eb kryer\u201d ose n\u00eb situat\u00ebn \u201cmerre ose l\u00ebre\u201d.<\/p>\n<p>A do ta pranoj\u00eb Beogradi integrimin?<\/p>\n<p>Rada Trajkoviq, politikane serbe nga Kosova q\u00eb jeton n\u00eb Beograd, beson se Serbia tashm\u00eb e ka pranuar integrimin e institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore serbe n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, dhe se tani po \u201ce hedh barr\u00ebn\u201d mbi bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje publike.<\/p>\n<p>\u201c&#8230; q\u00eb ajo ta mbaj\u00eb barr\u00ebn e fajit n\u00eb mesin e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb politika e prishur ballkanase: nuk ia shpjegon popullit dhe nuk gjen modalitete n\u00eb negociata p\u00ebr t\u00eb mos nxitur reagimin e njer\u00ebzve. Sh\u00ebndet\u00ebsia dhe arsimi jan\u00eb gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe duhet t\u2019i ken\u00eb ve\u00e7orit\u00eb e tyre specifike\u201d, vler\u00ebson Trajkoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Trajkoviq, e cila n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs ishte drejtoresh\u00eb e Qendr\u00ebs Sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, q\u00eb funksionon brenda sistemit serb, dhe deputete e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, thekson se financimi i k\u00ebtyre institucioneve nga Serbia nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ndalet, sepse \u201caskush nuk mund t\u2019i ndal\u00eb donacionet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruhet stafi dhe, sa i p\u00ebrket arsimit, f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjtin sistem arsimor si n\u00eb Beograd. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e thjesht\u00eb e serb\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shkojn\u00eb nga Kosova n\u00eb Serbi me ato diploma. T\u00eb b\u00ebhet gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Trajkoviq.<\/p>\n<p>Ajo shton se deklarata e p\u00ebrfaq\u00ebsueses amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb integrimi i arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb konsultim me komunitetin serb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Trajkoviq thekson se duhet kuptuar roli dhe q\u00ebllimi i sistemit serb, sepse \u201cnj\u00eb person i s\u00ebmur\u00eb nuk mund t\u00eb d\u00ebrgohet te dikush q\u00eb nuk i beson\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb b\u00ebhen bisedime serioze dhe k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb priten si mund\u00ebsi dhe realitet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb personi i s\u00ebmur\u00eb t\u00eb mos ndjej\u00eb asnj\u00eb ndryshim, p\u00ebrve\u00e7 administrat\u00ebs\u201d, thot\u00eb Trajkoviq.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr arsimin, ajo thot\u00eb se kurrikula duhet t\u00eb jet\u00eb e lidhur me at\u00eb n\u00eb Serbi \u201cp\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb punojm\u00eb me shum\u00eb kujdes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Problem nuk \u00ebsht\u00eb matematika dhe fizika, por historia. Do t\u2019ju them di\u00e7ka shum\u00eb sinqerisht &#8211; as serb\u00ebt dhe as shqiptar\u00ebt nuk e kan\u00eb m\u00ebsuar ndonj\u00ebher\u00eb historin\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, e kan\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb sht\u00ebpi, prandaj kemi pasur luft\u00ebra. Problemi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb historia, madje edhe gjeografia\u201d, thot\u00eb Trajkoviq.<\/p>\n<p>Integrimi i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit pa Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe?<\/p>\n<p>Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare Qendra p\u00ebr Veprim Afirmativ Social n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se deklarata e Prattipatit se t\u00eb gjitha institucionet serbe duhet t\u00eb integrohen n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin &#8211; \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb dhe se ngre m\u00eb shum\u00eb pyetje sesa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cPara s\u00eb gjithash, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse kjo deklarat\u00eb i referohet planit t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, i cili deri m\u00eb tani ka qen\u00eb baza e vetme p\u00ebr bisedimet mbi integrimin e arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ai plan parashikon privatizimin e k\u00ebtij sistemi, jo integrimin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ky mesazh \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb. Mendoj se, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb angazhimit diplomatik t\u00eb SHBA-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb ajo q\u00eb ishte m\u00eb e sigurt t\u00eb thuhej\u201d, thot\u00eb Marinkoviq, i cili v\u00ebren edhe nj\u00eb \u201cndryshim\u201d tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cDeri m\u00eb tani, mesazhet diplomatike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje i jan\u00eb drejtuar ekskluzivisht\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/be-kosova-veri-pershkallezim-tensione\/33416284.html\">Qeveris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb<\/a>&#8230; Tani, imperativi i kompromisit vendoset p\u00ebrpara serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebse integrimi i arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundur pa formimin e Asociacionit dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb u arrit n\u00eb vitin 2013, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe supozohej t\u00eb rregullonte, mes tjerash, funksionimin e institucioneve serbe, t\u00eb ardhurat dhe financimin nga buxheti i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova, megjithat\u00eb, refuzon ta formoj\u00eb at\u00eb, duke argumentuar se i minon ligjet dhe Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Pas vitesh p\u00ebrpjekjesh t\u00eb pasuksesshme nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb bindur Prishtin\u00ebn dhe Beogradin q\u00eb t\u00eb bien dakord p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, BE-ja njoftoi n\u00eb fund t\u00eb tetorit t\u00eb vitit 2023 se u ka dor\u00ebzuar pal\u00ebve nj\u00eb \u201cdraft-statut modern\u201d p\u00ebr formimin e Asociacionit, i cili \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe nga vendet e tjera per\u00ebndimore: SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij draft-statuti, i cili nuk \u00ebsht\u00eb publikuar, por q\u00eb REL-i ka pasur mund\u00ebsi ta shoh\u00eb, institucionet arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebn sistemin e Serbis\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebhen private dhe t\u00eb futen n\u00ebn ombrell\u00ebn e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, nd\u00ebrsa Serbia duhet ta siguroj\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 09 shtator 2025 Integrimi i institucioneve serbe t\u00eb arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, por gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11186,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[58],"tags":[],"class_list":["post-11185","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike-sq"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.3.1 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar -<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar -\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 09 shtator 2025 Integrimi i institucioneve serbe t\u00eb arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, por gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-09-09T06:05:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1016\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"556\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185\",\"name\":\"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar -\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg\",\"datePublished\":\"2025-09-09T06:05:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg\",\"width\":1016,\"height\":556},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#website\",\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/\",\"name\":\"\",\"description\":\"\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/veritasinfo.org\"],\"url\":\"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar -","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar -","og_description":"Prishtin\u00eb, 09 shtator 2025 Integrimi i institucioneve serbe t\u00eb arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, por gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos","og_url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185","article_published_time":"2025-09-09T06:05:12+00:00","og_image":[{"width":1016,"height":556,"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185","name":"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar -","isPartOf":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg","datePublished":"2025-09-09T06:05:12+00:00","author":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#primaryimage","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg","contentUrl":"https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg","width":1016,"height":556},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/?p=11185#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/veritasinfo.org\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rruga e paqart\u00eb e shkollave dhe spitaleve serbe drejt sistemit kosovar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#website","url":"https:\/\/veritasinfo.org\/","name":"","description":"","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/veritasinfo.org\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/7701f8c088bece422266b100a712374f","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/veritasinfo.org\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/ea53aa3bf6c9a12d5fde8ce4deff43fef3885ae33cf60184161a50d6987cfd2f?s=96&d=mm&r=g","caption":"admin"},"sameAs":["https:\/\/veritasinfo.org"],"url":"https:\/\/veritasinfo.org\/?author=1"}]}},"featured_image_urls":{"full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",1016,556,false],"thumbnail":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut-150x150.jpg",150,150,true],"medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut-300x164.jpg",300,164,true],"medium_large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut-768x420.jpg",640,350,true],"large":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",640,350,false],"1536x1536":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",1016,556,false],"2048x2048":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",1016,556,false],"kreeti-slider-full":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",1016,556,false],"kreeti-featured":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",1016,556,false],"kreeti-medium":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",720,394,false],"kreeti-medium-square":["https:\/\/veritasinfo.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/veriut.jpg",350,192,false]},"author_info":{"info":["admin"]},"category_info":"<a href=\"https:\/\/veritasinfo.org\/?cat=58\" rel=\"category\">Politik\u00eb<\/a>","tag_info":"Politik\u00eb","comment_count":"0","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11185","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11185"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11185\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11187,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11185\/revisions\/11187"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11185"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11185"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/veritasinfo.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11185"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}