Beograd, 25. jul 2025
Protesta dhe tubime në mbarë Serbinë edhe sonte
Në Nish sonte ka nisur protesta me emrin “Llotoja e Nishit”, një lloj shorti për “fituesit me fat” të aferave korruptive.
Në të njëjtën kohë, në Beograd, në komunën e Stari Grad, po mbahet një marsh protestues gjatë të cilit qytetarët janë ndalur përpara ndërtesës së kryetarit të Kuvendit komunal.
Në Novi Sad ka filluar manifestimi “Kampusi – zona e lirisë”, i organizuar nga studentët dhe qytetarë të mbledhur në kampusin e Universitetit të Novi Sadit. Programi është planifikuar të zgjasë gjatë gjithë verës.
Mediat raportojnë edhe për ngjarjet në Knjazhevac, ku sot është mbajtur një ceremoni me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë së Serbisë. Kryeministri dhe ministrat janë përcjellë me fishkëllima nga qytetarët.
Qytetarët e Knjazhevcit protestuan pranë Shtëpisë së Kulturës, ku u mbajt ceremonia për 100-ditëshin e Qeverisë, dhe e përcollën kryeministrin Đura Macuta dhe autokolonën e tij me fishkëllima, raportojnë mediat.

Rusija se pridružuje narativu Srbije, vojnu saradnju Kosova, Albanije i Hrvatske ocenjuje kao pretnju
SAD i Iran se dogovorili o produženju 60-dnevnog primirja
Sirijski sud osudio bivšeg predsednika Bašara el Asada na smrt u odsustvu
Više od 100 mrtvih u Kolumbiji nakon zemljotresa jačine 7,4 stepena Rihterove skale
Zelenski otpustio ambasadore u Albaniji, Hrvatskoj i Crnoj Gori
SAD i Iran ka dogovoru? Katar i Oman posreduju u smanjenju tenzija
Uspeh u UKCK-u, lekari uklonili tumor od 3,5 kilograma
Abdidžiku: Dogovorili smo se da na sledećem sastanku smislimo konkretna imena
Kurti: Video sam volju DSK da zemlji donese novog predsednika
Jednomesečni pritvor osumnjičenom za napad na KFOR i Kosovsku policiju