Prishtinë 09 Nëntor 2025
(E plotësuar, ora 07:05) Janë hapur vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë në 18 komuna. Gazetarët e RTK-së nga komunat ku po votohet raportojnë se procesi po ecën mirë dhe nuk është shënuar ndonjë problem.
Radoniqi me apel që të respektohen rregullat dhe ligji
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë dhe pas votimit ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Ai po ashtu bëri thirrje që të respektohen rregullat dhe ligjet në mënyrë që procesi i votimit të shkojë mirë dhe i qetë.
Kryetari i KQZ-së ka thënë se çdo gjë është gati për të votuar sot. Ai ka ftuar qytetarët e 18 komunave të cilat janë në balotazh që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
“Bëjë apel që të respektohen rregullat dhe ligji i KQZ-së dhe rendi. Dua të ftojë edhe anëtarët e vendvotimeve që të respektojnë rregullat dhe gjithë procesi të shkojë pa asnjë problem. Uroj që të kemi një ditë të mirë dhe të qetë”, tha Radoniqi.
Ai ka folur edhe për çështjen e votimit me asistencë. “Sa i përket votimit me asistencë KQZ ka ndërmarr të gjitha hapat dhe procedurat, dhe manualin për trajnime dhe të gjitha kanë qenë të theksuar në atë manual se çka ndodhë në realitet në ditën e zgjedhjeve nëpër vendvotime atëherë mbetet nën administrimin e KKZ-së. Ne e kemi bërë të qartë se në disa vendvotime në asistencë ka qenë shumë i theksuar dhe në disa raste arsyetimi nuk ka qenë i duhur në librat e votimit për këtë arsye kemi ngrit shqetësimin dhe shpresoj që sot do këshillat e vendvotimit do të kenë kujdes. natyrisht jo çdo kush ka të drejtë të votojë me asistencë”, theksoi Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Sot raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna
Sot, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të votojnë sërish për të zgjedhur kryetarët e rinj në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Ndërkohë, dje Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor për këtë proces.
Komunat ku do të mbahet raundi i dytë janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në këto 18 komuna asnjë kandidatë nuk arriti shumicën e nevojshme në raundin e parë, prandaj procesi po vazhdon në balotazh.
KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe ka bërë edhe planin Operacional për ditën e zgjedhjeve të sotme.
KQZ po ashtu bëri të ditur se ka vënë në dispozicion disa linja telefonike për qytetarët e vëzhguesit, për raportim të parregullsive dhe për të kërkuar informacione apo udhëzime për procesin e votimit.

Otac i sin ubijeni u Dukađinu, policija iznela detalje o slučaju
Bezbednosni stručnjaci: Srpsko-ruski narativi imaju za cilj zastrašivanje kosovskih Srba
Svečlja povodom smrti policajca Aljtina Krjezijua: Izgubili smo uzornog pripadnika Kosovske policije
Hrvatski novinar objavljuje tajni dosije bivšeg šefa bosanske tajne službe o Vučićevoj ulozi u „Sarajevskom safariju“